I gjejnë armë e detonator në banesë, tenton t’i ikë policisë duke u hedhur nga muri

May 4, 2016 20:58

I gjejnë armë e detonator në banesë, tenton t’i ikë policisë duke u hedhur nga muri

Policia e Bulqizës ka arrestuar një 50-vjeçar, i cili gjatë kontrollit në banesë i janë sekuestruar armë zjarri, municione luftarake dhe fitil detonator.

Në kuadër të operacionit “Prnavera 2016” u arrestua Martin Biba, 50  vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar disa herë më parë për “Plagosje”, “Vetëgjyqësi” e “Kanosje”.

“Shtetasi i lartpërmendur  ka tentuar të largohet në momentin e arrestimit  duke u hedhur nga një mur i lartë ku për pasojë ka dëmtuar këmbën.Gjatë kontrollit të banesës së ketij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan Armë zjarri Kallashnikov me dy krehëra të lidhur me natriban me njëri -tjetrin, 5 arka me fishekë model 56,  një krëhër pistolete model 54 me shtatë fishekë brenda tij, një bobinë me 500 m fitil detonator”, sqaron policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprat penale  “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe  “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”, parashikuar nga nenet 278/2 dhe 242 të Kodit Penal.

May 4, 2016 20:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*