I hapet rruga për t’u shpallur Monument Kulture/ Kumbaro vë në mbrojtje shtëpinë e Abat Doçit!

December 8, 2017 17:32

I hapet rruga për t’u shpallur Monument Kulture/ Kumbaro vë në mbrojtje shtëpinë e Abat Doçit!

Shtëpia e Abat Doçit në Shkodër, është vënë në mbrojtje nga Ministria e Kulturës, e cila i hap rrugë me këtë vendim shpalljes monument kulture të kësaj ndërtese me vlera historike.

Lajmin e pohon ministrja Kumbaro me një status në Facebook, ku shkruan se institucioni qe ajo drejton ka vene ne mbrojtje shtepine e Abat Doçit, jo vetëm si një vend i rëndësishëm historik por edhe si një objekt arktiektonik interesant.

“Në Shkodër i thonë ‘Shtëpia e Abatit’ ose selia e shoqërisë ‘Bashkimi’, falë së cilës kemi alfabetin e shqipes. Fjalori i ‘Bashkimit’, sikundër u quajt në motet më pas, sipas alfabetit latin, u miratua në Kongresin e Manastirit (1908)

Ministria e Kulturës vë në mbrojtje shtëpinë e Abat Doçit, jo vetëm si një vend i rëndësishëm historik por edhe si një objekt arktiektonik interesant. Më tej çdo bashkëpunim është i rëndësishëm për ta restauruar atë”, shkruan Ministrja e Kulturës, e cila ka publikuar edhe këto foto.

December 8, 2017 17:32
Komento

1 Koment

  1. Guri Naimit D December 8, 17:39

    Nje vendim ne kohen e duhur ,Pershendetie zonja Ministre.
    Guri Naimit D.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*