‘I hequr në fytyrë, me një bluzë Polo dhe…” detaje nga seanca për Habilajn

May 31, 2018 21:52

‘I hequr në fytyrë, me një bluzë Polo dhe…” detaje nga seanca për Habilajn

Është zhvilluar sot seanca e parë gjyqësore ndaj bandës së Habilajve.

14 të arrestuarit kanë dalë përpara drejtësisë italiane dhe kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, me përjashtim të italianit Vincenzo Spampinato.

Gazeta italiane “MeridioNews” zbulon disa detaje nga seanca e sotme.

“Në sallën e gjyqit hyrën të gjithë të arrestuarit. I hequr në fytyrë, me një bluzë Polo të modës, u ul edhe ai, Moisi Habilaj. Salla ishte e mbushur plot, kryesisht të afërm të të arrestuarve. Shumë prej tyre kishin mbërritur posaçërisht nga Shqipëria.

Moisi Habilaj, i konsideruar si koka e rrjetit të trafikut të drogës në Itali, nisi të puthte me dorë të afërmit që ndodheshin në sallë. Ai u shfaq i qetë dhe herë-herë i qeshur”, shkruan media italiane.

E ndërsa Florian Habilaj është ende në arrati, Nazer Seiti nuk do të jetë pjesë e këtij procesi.

Seiti konsiderohet si financieri i grupit. Ai u arrestua në Shqipëri dhe u ekstradua më pas mes polemikash në Itali.

o.j/dita

May 31, 2018 21:52
Komento

2 Komente

  1. As June 1, 08:27

    O gazetar idjot, me c,te drejte shkruan “doli ne gjyq banda e Habilajve” A e di se ne grup ka 12 italjane dhe vetem tre jane shqipetare.
    O gazetar leshko po jo ne c’do gje te denushme duhet domosdo te etikoni shqiptaret si maja e te keqes.
    O gazetar nuk e kupton se ofendon veten, se na ofendon dhe ne te tjereve, me specifikime te tilla
    Po si ka mundesi njerezore, monetare, numrash, force qe ne nje vend te huaj te jesh kapo grupi. Mblidhni ore mendjen . Per c’do pordhe me ere qe bejne shqiptaret jashte ju duhet te gjelbni gjithe Shqipetaret. Nuk ju vjen turp
    Po ik o gazetar ne emigracion per nje vit e te shikosh ne se mund te afrohesh tek vija e pare ,pa le te dalesh ne krye

    Reply to this comment
  2. Arben June 1, 13:04

    GJYNAH

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*