I hodhën eksploziv në oborr komshiut, policia arreston dy të rinjtë në Shkodër

January 2, 2018 19:00

I hodhën eksploziv në oborr komshiut, policia arreston dy të rinjtë në Shkodër

Dy vëllezër janë arrestuar sot nga policia, pasi gjatë natës së ndërrimit të viteve kanë hedhur lëndë plasëse artizanale në oborrin e komshiut.

Pas hetimeve intensive të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër është dokumentuar me prova ligjore, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

K.P, 22 vjeç, dhe P. P, 24 vjeç, banues në fshatin Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vua Dejës, (vëllezër).

Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës, rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P 58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit është dëmtuar automjeti tip Benz të shtetasit P. P.

Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal.

January 2, 2018 19:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*