I hodhën koleksionin pornografik, 40-vjeçari padit prindërit

April 15, 2019 10:12

I hodhën koleksionin pornografik, 40-vjeçari padit prindërit

Një 40-vjeçar nga Indiana në Shtetet e Bashkuara ka paditur prindërit e tij për diçka krejt të pazakontë. Pas divorcit me bashkëshorten, ai u zhvendos në vitin 2016 në Michigan te prindërit e tij, por duket se edhe me këta të fundit e ka gjetur belaja.

Burri në moshë ishte larguar 10 muaj më vonë nga prindërit për në shtëpinë e tij të re në Muncie të Indianës, aty ku prindërit i kishin transferuar thuajse gjithçka të tijën, por me një mungesë të rëndësishme: një koleksion pornografik, të cilën ai e vlerësonte rreth 29 mijë dollarë, i përbërë nga 12 kuti me filma dhe revista me “pullë të kuqe”.

Pikërisht për këtë, ai ka paditur javën e kaluar prindërit në Gjykatën federale të Michiganit, pasi këta të fundit e kanë pranuar se i kishin hedhur qëllimisht kutitë. Madje, në padi përfshihet edhe një bisedë “e-mail”-i nga babai për të birin, ku thuhej: Të bëra një nder të madh, duke të shkëputur nga gjithë ai material.

Fatkeqësisht për të, prokurori i kantonit Ottawa refuzoi të ngrinte akuza për prindërit, edhe pse 40-vjeçari kërkon prej tyre një dëmshpërblim financiar sa trefishi i vlerës së koleksionit, gati 87 mijë dollarë.

l.h/ dita

April 15, 2019 10:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*