I jep gjithçka të shoqit, prifti 79-vjeçar mbetet mes katër rrugëve

December 31, 2017 15:22

I jep gjithçka të shoqit, prifti 79-vjeçar mbetet mes katër rrugëve

Një prift i cili u martua me një model rumun shumë vite më të ri, është lënë i pastrehë pas divorcit të tyre. Famullitari në pension Philip Clements, 79 vjeç, u martua me Florin Marin, 24 vjeç pasi u njohën në një rrjet social dhe ai shiti shtëpinë e tij në Kent, për të blerë një banesë prej 100,000 eurosh në Rumani.

Vetëm pak ditë pasi Clements i dorëzoi çelësat e banesës së re në Bukuresht, të riut, çifti nisi të kishte zënka dhe u nda.

Clements u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pa asnjë kacidhe në xhep dhe tani kërkon ndihmën e miqve të tij për të pasur një çati mbi kokë.

Çifti theu një nga rregullat e Kishës së Anglisë, sipas së cilës martesat e të njëjtin seks për klerikët është e ndaluar dhe ata u martuan në një ceremoni modeste në prill të këtij viti.

Ndërsa martesa filloi mirë, gjërat shumë shpejt filluan të krisen, teksa pensionisti tha se u izolua në një vend ku kishte pak miq dhe nuk fliste gjuhën.

Clements fillimisht bleu banesën në Bukuresht në emër të tij, por më vonë e kishte vënë atë në emër të Marin, vetëm para pak ditë se ata të ndaheshin.

Ish prifti famullitar tha se e kishte mbajtur të fshehur seksualitetin e tij gjatë gjithë karrierës së tij për shkak të qëndrimit të kishës në lidhje me homoseksualitetin, dhe se nuk mendonte kurrë se do të zhgenjehej në këtë mënyrë.

December 31, 2017 15:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*