I kërkuar edhe nga Interpoli, kush është Roland Domi, 44-vjeçari nga Tirana që u arrestua sot

August 25, 2017 11:00

I kërkuar edhe nga Interpoli, kush është Roland Domi, 44-vjeçari nga Tirana që u arrestua sot

 

Roland Domi, 44-vjeçari i arrestuar sot nga Policia e Tiranës, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.

Ai rezulton i dënuar më parë për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Vrasje në bashkëpunim e mbetur në tentativë”.

Në 2012, u arrestua në autostradën Tiranë-Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Tuareg” me targë AA 172 AT, iu gjet një pistoletë tip “HF” e kalibrit 9 milimetra, me një krehër të mbushur me fishekë, që e mbante pa leje.

Gjatë marrjes në pyetje në Komisariatin Nr.6, Domi e kishte justifikuar mbajtjen e armës për vetëmbrojtje, duke i rikujtuar policisë atentatin në parkingun e një lokali të njohur në zonën e “Ali Demit”, ku mbeti i plagosur rëndë në 2008.

Më 17 maj 2008, në rrugën “Ali Demi”, në parkingun e një lokali, Roland Domi dhe miku i tij Çlirim Goroshjani janë qëlluar me armë zjarri kur po hipnin në makinën “Mercedez Benz”, me targa TR 1380 L, në pronësi të Domit.

Të dy arritët t’i mbijetonin këtij atentati, ndërsa disa muaj pas ngjarjes, Policia e Tiranës arrestoi si të dyshuar Elvis Gurrën, i cili tashmë është dënuar me 20 vjet burg për këtë ngjarje. Por, edhe vetë Domi u bë pjesë e një procesi gjyqësor, ku akuzohej për “heqje të paligjshme lirie” ndaj personit që tentoi ta vriste.

Ky proces u mbyll vetëm dhe Domi u shpall i pafajshëm, pasi nuk u gjetën prova të mjaftueshme kundër tij.

Domi rezulton edhe në listën e më të kërkuarve nga Interpoli.

August 25, 2017 11:00
Komento

2 Komente

  1. perkthyesi August 25, 12:55

    Eshte ne listen e me te kerkuarve nga Interpoli, por nuk jane gjetur prova kompromentuese!! “Shume te zgjuar:” jeni, lum ne qe u kemi!

    Reply to this comment
  2. ts August 25, 17:02

    le te e sqaroj ndonje mendje me e squt cfar shkruhet ktu ! Dhe i falur me proces te mbyllur per munges provash dhe me i kerkuari nga interpoli! Shpetoi nga vrases te denuar me 20 vjet burg por edhe ky i gjykuar per heqje te paligjeshme lirie te vrasesit !Nuk jemi jurist or gazetar e thui pak ma paster cka don te thush se spo mar vash gjo

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*