I kujt është ky sarkofag?

July 8, 2018 18:34

I kujt është ky sarkofag?

Gërmimet që kryhen vazhdimisht në Egjipt vazhdojnë të sjellin zbulime të mrekullueshme.

Më i fundit ndër to është një sarkofag i madh i prodhuar me granit që është gjetur rreth Aleksandrisë. Ishte i groposur në thellësi prej 5 metrash dhe ekzaminimet e para tregojnë se i përket periudhës ptolemake që shkon nga 323 deri në 30 para krishtit.

Ajo që tërheq vëmendje është përmasa e tij, gati 3 metra. Arkeologët shpjegojnë se gjendja e llaçit tregon se sarkogafu nuk ka qenë hapur asnjëherë, çka do të thotë se trupi i ruajtur brenda është ruajtur nga plaçkitësit.

Të kujt janë mbetjet e këtij sarkofagu? Gjithçka tregon se i përkasin ndonjë personi të rëndësishëm.

Një bust prej mermeri gjendet brenda në varr, ndoshta pronë e zotit të varrit. Për fat të keq fytyra e statujës është prishur dhe e pamunur për t’u njohur. Arkeologët beojnë se është bërë qëllimisht, po përse?

Për momentin është një mister pa përgjigje.

n.s. / dita

July 8, 2018 18:34
Komento

1 Koment

  1. leka i madh July 9, 12:11

    eshte gjetur leka i madh per inat te grekve e maqedonasve sllave 😀

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*