I kujt shteti është Kontrolli i Lartë i Shtetit?!

Arben Duka July 24, 2015 17:01

I kujt shteti është Kontrolli i Lartë i Shtetit?!

(Kambanat më kot gjëmojnë, kur nuk i dëgjon njeri!)

 

Kontrolli i Lartë i Shtetit,
me shifra sërish na flet,
sa janë vjedhur për një vit,
s’janë vjedhur për katër vjet!

Po t’i shohim këto vite,
që kuptim t’i japim fjalës,
një ka qenë viti i Ramës,
dhe tri të tjerët të Salës!

Këto shifra po më thonë,
se është ecur me yrish,
dhe “Rilindja” e ka rritur,
korrupsionin katër fish!

KLSH-ja denoncon,
gjith’ vjedhjet në vendin tim,
gjer më sot për asnjë vjedhje,
nuk kemi përgënjeshtrim!

Me qepë e me presh në dorë,
me dhjetëra zyrtarë janë kapur,
po Prokuroria ende,
asnjë dosje nuk ka hapur!

Deklaratë e KLSH-së,
ku tregohen kusaritë,
duhet të qe kryelajmi,
të paktën për dhjetë ditë!

Se korrupsioni që flasim,
ka qenë fare i pandalshëm,
dhe sot është katër herë më shumë,
se në vitet e mëparshëm!

Deklarata që u tha,
në Kuvend të Shqipërisë,
duhet të qe një tërmet,
për kreun e qeverisë!

Por ata as që u mblodhën,
për këtë skandal-or mik,
se Kontroll i Lartë i Shtetit,
këtu shihet si armik!

Këtu shihet si armik,
ndaj nuk ja lexojnë fjalët,
dhe pse ai ka zbuluar,
korrupsion tek të dy palët!

Qeveria për miletin,
ka lënë enkas telefonin,
me një thirrje drithëruese:
“Denonconi Korrupsionin!”

Qeveria për t’u tallur,
kërkon fakte prej miletit,
dhe s’sheh gjëmat që zbulon,
Kontrolli i Lartë i Shtetit?!

KLSH-ja ka zbuluar,
dëm të madh ekonomik,
ne e dimë se ku kanë shkuar,
këto pare-more mik!

Miliarda janë tretur,
në thesin e korrupsionit,
po Rama e ka aktiv,
numrin e telefonit!

Me: “Denonco korrupsionin!”,
duket bolet me ne tallin,
se KLSH-ja tregon,
edhe ujkun dhe çakallin!

Aty ka fakte kokëforta,
dhe jo fjalë përmbi fjalë,
po as ujku-as çakalli,
në ndonjë gjyq nuk kanë dalë!

Pyes – “A është KLSH-ja,
një pjesë e shtetit tim?!”,
kemi qindra të paditur,
s’kemi asnjë pezullim!

Duhet me kohë qeveria,
t’i kishte bërë pezullimet,
të inkurajonte Llallën,
që të soste shpejt hetimet!

As e para-as e dyta,
në Atdheun tonë s’kanë ndodhur,
ose qeveria s’do,
ose është vërtetë e lodhur!

Të gjithë me sy e shikojmë,
si po shkon kjo qeveri,
kambanat më kot gjëmojnë,
kur nuk i dëgjon njeri!

Arben Duka July 24, 2015 17:01
Komento

6 Komente

  1. aqifi July 24, 17:23

    Te …Ben Bibilushin dhe Lulke pederastin! Dita dhe Ben Duka do te behen opozita e vertete (po te vazhdohet me shkrime si i djeshmi apo i sotmi)!

    Reply to this comment
  2. petrqi i milos July 24, 22:03

    o beno nuk keqene vetem ti ushtarak.
    Nga artilier, ne prof.dr. ne ekonomi,per keshillime te ish kryeministrit berisha, mbroijti graden profesor Per “STUDIMIN KLSH,Po te Cdemtohn Shifrat e Vjedhura e te Evinentuar Ne Buletinet e KLSH-se qe nga 1991-2015″dhe konstatuar
    Nga kryetaret…………………………. Robert Ceku,Bujar Leskaj, studjuesi relatoji ne keshillin mbykqyres te B.SH ku u vodhen 713 miljon leke, se nga llogaria e thjeshte del qe
    shqiperia ne vend te pare me zero borxh publik te brendshem dhe te jashtem.

    Reply to this comment
  3. lato July 25, 08:52

    Vidhna ne,moj vidhna ne
    Vidhna,moj qeveri e re
    E vjetra qe,ashtu sic qe
    Nderrohen hajdutet -e

    Reply to this comment
  4. emigranti July 25, 12:40

    Aty ku shkruan – -Republika e Shqiperise, futi nje Popullore, dhe te tjerat jane vazhdim i asaj qe kishim.

    Reply to this comment
  5. Kris 1 July 26, 00:14

    Per cilen qeveri e ke fjalen,per ate qe kemi ne ekzil ,fMN apo per grupin na bashkoi hajdutlleku te horrit me te sukseshem ne planet?

    Reply to this comment
  6. Dita July 26, 10:47

    Populli i drejtohet kontrollit të lart të shtetit kur shkeljet s’ndalohen.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*