I ligjshëm apo i paligjshëm

August 20, 2017 10:26

I ligjshëm apo i paligjshëm

Nga Guri Shyti

Kohët e fundit po flitet për ligjshmërinë dhe paligjshmërinë e rendit “socialist” që u vendos në Shqipëri, por jo vetëm. Nisur nga përcaktimi shkencor i vetë termit ligjshmwri, rendi “socialist” në Shqipëri ishte i ligjshëm pasi, formalisht, u vendos në bazë të votimit të ligjshëm. Problemi është se kush i bëri ligjet, dhe kjo ishte edhe ”thembra e Akilit” e “socializmit”. Vetëm ai që nuk do ta dijë nuk e di se ligjet në rendin socialist i bënte partia e vetme që drejtonte vendin. Kush e vuri në Kushtetutat e asaj kohe nenin që ligjësonte Partinë e Punës si forcën e vetme udhëheqësja të vendit dhe që nuk lejonte opozitë? Vetë Komiteti Qendror i po asaj partie. Kush i bënte ligjet, në bazë të të cilave zhvilloheshin votimet (jo zgjedhjet) në kohën e rendit “socialist”, po i njëjti forum. Kuvendi Popullor i kohës ishte vetëm një kukull në dorë të KQ të partisë dhe bënte atë që e urdhëronte partia. Në kushte të tilla, kur popullit nuk i jepej alternativë tjetër për zgjedhje, por çohej të votonte si të ishte kope delesh në “shtrungën” e qendrës së votimit, dihej që do të votohej për ata njerëz që donte partia dhe partia donte pikërisht ata që do t’i jepnin pastaj “ligjshmërinë” të qeveriste “në emër të popullit”.

Ligjshmërinë e vërtetë një rend shoqëror e ka kur zgjedhësve u jepen shumë alternativa programore për të votuar dhe ai program që fiton shumicën, ai edhe drejton vendin. Për mendimin tim, rendi socialist që u vendos tek ne, ishte i ligjshëm vetëm në zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945, e para, sepse rendi që po vendosej doli nga një luftë heroike e popullit shqiptar për çlirimin e vendit nga pushtuesit e huaj dhe, e dyta, sepse nga zgjedhjet dolën edhe deputetë të pavarur që deshën të bënin opozitën e regjimit. Por kur ata deputetë që u zgjodhën lirisht nga populli u konsideruan armiq dhe u pushkatuan, ligjshmëria e rendit që u vendos mori fund. Gjithë periudha tjetër, derisa u shemb, “socializmi” ynë pllaquritej në pellgun e paligjshmërisë.

Siç shihet termin socializëm e kam vënë në thonjza. E kam bërë këtë sepse kam bindjen se ai rend nuk u ndërtua kurrë as tek ne dhe as në vendet lindore, por sidomos në ish-Bashkimin Sovjetik.

Prandaj ata që kundërshtojnë paligjshmërinë e rendit socailist tek ne dhe e quajnë atë të ligjshëm duhet më parë t’i përgjigjen pyetjes: a u ndërtua socializmi në Shqipëri?

Karl Marksi, ideologu i madh i socializmit shkencor, ka thënë se socializmi është në radhë të parë bollëk. Por, a e krijuam ne në Shqipëri bollëkun? Për ne shqiptarët kjo është një pyetje retorike, pasi të gjithë e provuam në kurrizin tonë dhe të fëmijëve tanë se, asaj që u bë gjatë dyzet e pesë vjetëve tek ne, gjithçka mund t’i thuash, por socializëm jo. Në radhë të parë sepse “revolucionin socialist” nuk e bëri proletariati, ashtu siç e përcakton Marksi, por fshatarësia, pasi nuk kishte industri të zhvilluar, pra as proletariat. Nuk besoj se ka ende ndonjë naiv që, ata disa zanatçinj që morën pjesë në luftë mund të përfaqësonin “proletariatin” shqiptar. Por, më kryesorja është se socializmi, që në ngjizjen e tij, në ish-Bashkimin sovjetik, u shtrembërua në mënyrën më mizore të mundshme. Dhe ja sepse:

Një nga tezat më të rëndësishme të Marksit për këtë problem është se socializmi do të fitojë në disa vende bashkë dhe në ato më të përparuarat. Mirëpo pikërisht këtë tezë gjeniale të Marksit, Lenini e revizionoi (paçka se ne e kemi pas quajtur zhvillim të mëtejshëm të marksizmit) duke thënë se socializmi mund të fitojë edhe në një vend të vetëm, madje edhe në një vend të varfër siç ishte Rusia e fillimit të shekullit XX. Pikërisht në këtë tezë qëndron edhe ajo që shpreha më lart, domethënë ngjizja e shtrembër e “socializmit”.

Në radhë të parë duhet thënë se, meqë “revolucioni socialist” është, sipas Marksit, atribut i proletariatit, në Rusinë e asaj kohe proletariati ishte shumë i pakët, krahasuar me përmasat gjigante të vendit, kështu që, bolshevikët hodhën fshatarësinë ruse në revolucion, e cila duke qenë e varfër sa nuk kishte ku të shkonte më, e joshur nga parulla “toka i takon atij që e punon”, që hodhi Lenini, i ndoqën pas bolshevikët, mbushën radhët e tyre dhe, për pasojë, diktuan edhe mentalitetin e vet prej fshatari në të gjithë jetën e mëpastajme ruse.

Menjëherë pas revolucionit, Lenini, duke parë gjendjen katastrofike ekonomike dhe vdekjet milionëshe të popullit nga uria, aplikoi të ashtuquajturin “komunizëm të luftës”, sipas të cilit, sekuestroi gjithçka që prodhohej dhe ua shpërndau atyre që nuk prodhonin, me shkëmbim në natyrë. Mirëpo një politikë e tillë ekonomike, ndonëse dha një farë rezultati të përkohshëm, bëri që ekonomia të rrënohej edhe më tej, pasi prodhuesit nuk dëshironin më të prodhonin që t’ua merrte shteti. Në këto kushte Lenini aplikoi të ashtuquajturën “Politikë të re ekonomike”, e cila ka hyrë në histori si NEP, që janë shkronjat e para të togfjalëshit rus me po këtë kuptim. Parulla kryesore e NEP-it ishte forcimi i aleancës së klasës punëtore me fshatarësinë, duke bërë që prodhimet e fshatit t’i jepeshin shtetit, tashmë jo nëpërmjet sekuestrimit, por shitjes në treg me para` në dorë, e jo në natyrë. Kjo çoi në zhvillime kapitaliste, aq sa u hodh parulla “Kush do ta mundë shokun”, kapitalizmi apo socializmi. Lenini e hodhi këtë hap sepse e pa që socializmi i tij dështoi, në radhë të parë, në rritjen e prodhimit bujqësor e blegtoral. Madje Lenini shkroi atëherë se “Nga Rusia e NEP-it do të dalë Rusia Socialiste” (. V. 33 f. 405 bot. rus). Sikur të ishte vazhduar kjo politikë, kishte gjasa që në ish-Bashkimin Sovjetik gjendja do të kishte ecur në një kah shumë më pozitiv (siç po ecën sot në Kinë), nga sa eci dhe që çoi më në fund në shkatërrimin e tij pa u ndërtuar ende. Fakti se kush do të fitonte, kapitalizmi apo socializmi, e trembi shumë Stalinin, prandaj e ndryshoi atë duke e shtyrë të fillonte kolektivizimin në masë dhe pa asnjë kriter të ekonomive fshatare, duke i kthyer edhe fshatarët në punëtorë me mëditje. Në vitin 1925 një grup ekonomistësh realistë, me në krye Zinovievin, Kamenievin etj. deklaroi se socializmi nuk mund të ndërtohej në Bashkimin Sovjetik, prandaj edhe duhej ndryshuar politika ekonomike. Por ata që historiografia sovjetike i ka quajtur “Opozita e Re”, jo vetëm nuk u dëgjuan, por edhe u dënuan me vdekje nga regjimi stalinist, gjë që solli si pasojë faktin që socializmi në Bashkimin sovjetik nuk u ndërtua kurrë dhe regjimi që e quante veten socialist pësoi atë fat që tashmë dihet nga të gjithë. Me fjalë të tjera, ishte Stalini ai që hodhi dorën e fundit të dheut mbi varrin e socializmit

Po tek ne si rrodhën ngjarjet? Në qoftë se kësaj pyetje do t’i përgjigjeshim fare shkurt mund të themi pa droje: edhe më keq se në Bashkimin sovjetik. Por le të thellohemi pak më shumë.

Fshatarësia shqiptare, ajo që kishte shumicën dërrmuese në forcat partizane nacional çlirimtare, por edhe që i mbajti gjallë ato forca me ushqime e me veshmbathje, shkoi pas komunistëve sepse ata u premtuan tokën, barazinë dhe bollëkun, për të mos thënë se arriti deri në absurd, të premtohej edhe “luga e florinjtë”. Njihet historikisht, por ne të moshuarit e kujtojmë edhe në mënyrë të drejtpërdrejtë se si u krye reforma agrare dhe “reformat” e tjera ekonomike pas çlirimit. Toka dhe tufat e mëdha të bagëtive, ua morën atyre që i kishin pronë dhe ua shpërndanë atyre që nuk i kishin. U sekuestruan ato pak punishte artizanale që ishin pronë e disa pasanikëve, të cilët, ne, për ta ndier veten “brenda caqeve të teorisë marksiste” i quajtëm kapitalistë. Deri këtu mund të themi se për sa i përket tokës nuk kishte asgjë të keqe. Tek e fundit, premtimi, që iu dha fshatarësisë prodhuese, u mbajt. Por, nuk kaluan veçse disa muaj dhe partia hodhi parullën e shoqërizimit të pasurive vetjake. Që në vitin 1946, pa u tharë mirë boja e “tapive” që sanksiononin pronësinë e tokës për fshatarin, filloi kolektivizimi i bujqësisë, domethënë vetëm pak muaj pasi përfundoi reforma agrare. Ky hap qe tejet fatal. Fshatari, nga bujk i beut, apo i agait të tokave, u shndërrua në punëtor me mëditje i shtetit. Pra, fshatari u zhvesh pothuajse krejt nga pasuria prodhuese dhe filloi të priste fundin e muajit të merrte rrogën e të plotësonte nevojat e familjes. Ky qe zhgënjimi i parë i madh i fshatarëve që bënë dhe furnizuan luftën, prandaj tek shumë prej tyre u vunë re shenja pendese për gjithë ato sakrifica që bënë gjatë luftës. Kjo solli që, në radhët e fshatarëve, të shtohej sasia e njerëzve të pa kënaqur dhe, për rrjedhojë, filluan vjedhjet në masë të asaj pasurie, e cila ishte “e të gjithëve”, por që populli i bëri prapashtesën “pasuri e askujt”. Jo vetëm kaq, por, në bazë të ligjeve të diktaturës, shumë prej tyre, madje edhe ndër ata që kishin qenë baza të rëndësishme të luftës, për shkak të shprehjes hapur të pakënaqësive, u shpallën “kulakë”, ose përfunduan nëpër qelitë e burgjeve.

Por më e keqja qe se, ndonëse gjendja ekonomike e popullit sa vinte e përkeqësohej, nuk doli dikush të shpallte atë që bëri Lenini në vitin 1921, domethënë “politikën e re ekonomike”, por përkundrazi, me kalimin e viteve “rripat” sa vinin e shtrëngoheshin. Ushqimet filluan të mungonin, dyqanet të ndodheshin çdo vit e më shumë të zbrazët, për pasojë, radhët e gjata, pambarim, përpara dyqaneve ushqimore vazhdonin të rriteshin çdo vit e më shumë.

Thuhet se në vizitën e tij të parë të pasluftës në Moskë, Stalini i paska thënë Enverit se nuk duhej të ngutej me kolektivizimin e ekonomive fshatare. Me sa duket diktatori i Kremlinit “i kishte thirrur mendjes” sepse kishte parë gjendjen e mjeruar të fshatarëve rusë pas kolektivizimit, prandaj edhe nuk donte ta përsëritnin atë gabim edhe satelitët e tij. Por në Tiranë nuk deshi të dinte njeri. Këtu filloi kolektivizimi me forcë, deri edhe në përdorim dhune fizike e psikologjike, e madje edhe burgosje e vrasje të atyre që nuk dëshironin të bëheshin bujkrobër të shtetit.

Por telashet nuk kishin të mbaruar. Gjatë kohës që kishim marrëdhënie të mira me Jugosllavinë e Titos, jugosllavët, të cilët ishin lejuar të bënin ligjin e tyre gjatë luftës, e vazhduan veprimtarinë e tyre të kobshme edhe pas saj. Ata, duke na sjellë disa krunde nga ato që pastronin hambarët e tyre, na morën pasuri kombëtare të paçmueshme, siç ishin ari ynë, objektet artizanale të trashëguara etj. duke e varfëruar edhe më tej vendin.

Pas prishjes me jugosllavët, sovjetikët, ndonëse të mbytur për vete në halle e në krizë të rëndë ekonomike (e kam jetuar vetë, pasi kam qenë me studime atje, në v 1949-1952), filluan të na ndihmonin për të penguar rrënimin e rëndë të ekonomisë. Megjithatë, ajo ndihmë ishte e pamjaftueshme për të rritur mirëqenien, jo më atë të premtuar gjatë luftës, por as për të plotësuar nevojat më minimale të popullit shqiptar.

Por edhe kësaj ndihme i erdhi fundi, pasi diktatori E. Hoxha, i trembur se filloi t’i lëkundej kolltuku i tij nga reformat liberalizuese të Hrushovit në BS, i prishi marrëdhëniet me të, duke i bërë thirrje popullit të “hante bar”(!) por të mos braktiste vijën “e drejtë marksiste-leniniste të partisë” (!). Askush nga ne që e kemi jetuar atë kohë, edhe sot e kësaj dite nuk e kemi marrë vesh ku qëndronte drejtësia e asaj vije që vinte duke varfëruar popullin dhe e ftonte të hante bar në vend të bukës. Askujt nga ne nuk i shkoi ndër mend, ose edhe po i ka shkuar ndonjërit, nuk pati guximin të dilte hapur, me armë në dorë, e të kërkonte se ku po shkonte ekonomia shqiptare.

Megjithatë, ndihma e Kinës, tek e cila u mbështetëm pas prishjes me Rusinë, filloi të na mbante frymën gjallë. Por u desh që edhe disa veprime të kinezëve në fushën ndërkombëtare, siç qe ajo e afrimit me SHBA, ta bënin të dridhej kolltuku i diktatorit tonë, gjë që solli si pasojë prishjen e marrëdhënieve edhe me ta.

Kjo qe goditja përfundimtare që iu dha nivelit, edhe ashtu mjeran, të jetesës së popullit shqiptar. Megjithatë, si për ta bërë gjendjen edhe më tragjikomike, në vitin 1976 u miratua Kushtetuta e re e Shqipërisë, e cila e shpallte vendin “Republikë Socialiste”. Pra na qenkësh ndërtuar socializmi(!?) në Shqipëri, por popullit i duhej të mbante radhë që në mesnatë për të marrë një shishe qumësht në mëngjes. Jo vetëm kaq por, në fillim të viteve tetëdhjetë, me një vendim epror, fshatarit iu hoqën edhe pulat e oborrit, pa folur për të tjerat. Pra, me fjalë të tjera, fshatari do të vinte të furnizohej me gjizë, me dhallë dhe me vezë në qytet, në atë qytet ku nuk arrinin të njomnin buzën as qytetarët.

E megjithatë tabloja që përshkrova më sipër do të ishte gjysma e së keqes. Regjimi diktatorial, me qëllim që ta mbante popullin në tension të vazhdueshëm nervor, që ai të mos mendonte se si do të kalonte muajin me bukë, u sajuan armiqtë e jashtëm, të cilët na qenkëshin të gjithë bota “imperialiste dhe social-imperialiste”. Pra, në qoftë se më parë kishim vetëm “armik” kapitalizmin botëror, tani kishim edhe ish-miqtë tanë komunistë. Kjo solli që pjesa dërrmuese e buxhetit dhe e të ardhurave kombëtare të shfrytëzoheshin për mbrojtjen e vendit nga këta armiq.

Megjithatë, dua të theksoj se nuk jam fare i një mendje me nihilistët që nuk janë të pakët sot tek ne.

Gjatë kohës së regjimit diktatorial, populli shqiptar derdhi djersën lumë. Janë rezultat i asaj djerse ato përparime që u vunë re në shumë drejtime. Unë kam bindjen që, nëse gjatë periudhës së paraluftës, nën udhëheqjen e diktatorit A. Zogu, në atë “dhomën e errët” që quhej Shqipëri, “u ndez” një qiri, u formua një farë shteti dhe u vunë disa rregulla në administratë, në periudhën e pas luftës, të dominuar nga diktatori E. Hoxha, “u ndez” një llambë elektrike. Nuk duhet mohuar elektrifikimi i gjithë vendit, zhdukja e plotë e analfabetizmit, zhdukja e malaries vdekjeprurëse, hapja e shkollave të mesme deri në fshatrat më të largëta, çuarja e shërbimit parësor shëndetësor deri në skajet më të largët të vendit etj. Por unë nuk mund të lë pa shprehur edhe një bindje tjetër timen se, sikur Shqipëria e pas luftës të kishte hyrë në rrugën e zhvillimit kapitalist si e gjithë Evropa Perëndimore, me siguri që sipërmarrja e lirë dhe konçesionet e huaja do të kishin bërë shumë më tepër nga sa bëri regjimi “socialist” paranoiak i E. Hoxhës, niveli i jetesës i popullit do të ishte ku e ku më i lartë dhe, me shumë gjasa, nuk do të kishte ndodhur gjithë ajo dyndje biblike që ndodhi në fillim të viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar e shqiptarëve për t’u larguar nga vendi i tyre dhe për të shkuar argatë nëpër tokat e kapitalistëve të botës.

Si përfundim socializmi në Shqipëri nuk u ndërtua, sepse e kishte themelin në revizionimin e teorisë së Marksit, për të cilën folëm pak më sipër. Regjimi shoqëror dhe politik në Shqipëri ishte një surrogat i socializmit, që nuk kishte asgjë të përbashkët me rritjen e asaj mirëqenie ku duhet të synojë ajo shoqëri. Këtej del një përfundim tjetër, që socilaizmin në Shqipëri e sabotoi vetë Partia e Punës e Shqipërisë me rrugën e saj thellësisht të gabuar, në kundërshtim të hapur me mësimet e Karl Marksit.

Kushdo që mund t’i lexojë radhët e mësipërme, nga ata që më njohin, mund të mendojë se autori i tyre, qenka kthyer nga e djathta. Dua t’ju siguroj se nuk është e vërtetë. Unë jam i majtë, por i majtë evropian e jo aziatik. Jam i majtë sepse programi i të majtës është për ngushtimin e hapësirës që i ndan të varfrit nga të pasurit, por me mjete paqësore, evolutive; e majta është për lehtësimin e barrës së njerëzve të varfër në botë, është për t’i ndihmuar ata në shumë aspekte të jetës, ndryshe nga e djathta që ka në bazën e vet polarizimin sa më të madh të shoqërisë.

Sa për Shqipërinë e ditëve tona, në të cilën thuhet se po ndërtohet kapitalizmi, më duhet të pranoj se jam gjithashtu i zhgënjyer. Baza e kapitalizmit është prona private. Por, a ka shkuar prona tek i zoti? Kjo nuk ka ndodhur. Prandaj populli shqiptar po përjeton një lloj hibridi “socialisto-kapitalist”, që shprehet jo vetëm tek prona, por edhe tek mendësitë “socialiste” të qeverisjes dhe të ndërtimit të shoqërisë kapitaliste. Po u bie vlera njerëzve të mësuar e të ditur dhe po ngrihen në majat e pasurive përrallore njerëz që dinë të zhvatin me të dy duart sa majtas-djathtas, duke ia nënshtruar shtetin dhe pushtetin parasë së pistë, që vjen nga burime të ndyra.

 

 

August 20, 2017 10:26
Komento

27 Komente

  1. intelektuali August 20, 12:13

    SHKRIM I BUKUR POR ME INDOKTRINIM MARKSIST

    Marksi kur shkroi KAPITALIN dhe u be i njohur ne Bote me fillozofine e tij pro-proletare dhe anti-kapitaliste, motra e tij i dergoi nje leter qe ka mbetur deri ne ditet tona:

    PO BEJ PAK KAPITAL PER VETE O VELLAI IM SE JE MBYTUR NE MJERIM

    Dihet qe te te gjitha veprat e tij fillozofi cifut Karl Marks ka sulmuar Kapitalistet dhe Industrialistet e sferes te prodhimit dhe nuk ka thene asnje fjale per Vampiret e sektorit financiar si Bankat, Kompanite Huadhenese ku bente edhe firma ROTHSCHILD me bankat dhe fajdet e saj, nje familje qe kishte zanafillen tek revolucioni francez dhe qe vazhdon deri ne ditet tona. Dihet qe pikerisht kjo kompani kulceder me ide tejet te majta ka qene edhe financuesja bujare e Karl Marksit ne 1843 ne Paris dhe me pas edhe duke financuar Vladimir Lenini ne Clerkenwel ne Londer dhe perrallat me pasanikun Frderik Engels qe shpenzoi pasurite e te atit te tij per librat e mikut te tij jane vetem sajime te Kremlinit per qellime propagandistike.

    Perpara cifutit te paguar nga ROTHSCHILD ka qene nje ekonomist tjeter me pragmatist dhe qe quhet Adam Smith qe shkroi vepren e tij madhore me titull:

    “NGA VJEN PASURIA E POPUJVE”

    Veper qe hodhi bazat e Kapitalizmit Modern Investues dhe Prodhues duke kritikuar rende Bankat dhe Fajdexhinjte qe kishin hedhur bazat ne shtetet qe nga Koha e Mesjetes dhe qe jetonin si shushunja ne kurriz te popujve. Ne kete veper madhore Adam Smithi tregoi:

    POPUJT DO TE UDHEHIQEN NGA NJEREZ QE DINE TE KRIJOJNE KAPITAL

    Ne dallim nga Volteri qe kishte treguar se Bota mund te drejtohet vetem nga Aristokracia i pasuar nga Hegel dhe Ruso nga nje plejade fillozofesh pas tij qe shkruanin papushim se do te jene Intelektualet ata qe do te drejtojne Boten ne te ardhmen por edhe ne dallim nga cifuti Marks qe doli me teorine kontraverse se Proletariati do te jete e ardhmja e Botes pasi do te kepuse zinxhirat qe i ka vene Kapitali Industrial.

    prandaj:

    O Guri Shyti bukur e ke shkruar kete leter ne gazeten DITA per nje teme qe askush nga pushtetaret tane enveriste dhe lakmitare deri tani dhe 27 vjet pas renies se Murit te Berlinit, nuk kane marre mundimin me te vogel qe t’i spjegojne miletit te trallisur nga demagogjia e hajdutit dhe kusarit enveristo-komunist me moton:

    “VIDH E VIDH SE PRAPE DICKA MBETET PER TE VJEDHUR NGA PRONA E PERBASHKET SOCIALISTE”

    por:

    Ashtu si edhe prof. Fatos Tarifa qe me ne fund e ka kuptuar te VERTETEN per socializmin e Enverit, ne intelektualet properendimore qe kishin ngitur biznese private ne Shqypni mjaft te sukseseshme me njohje nderkombetare, por u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Partise se Punes vetem sepse nuk deshen qe Prona Private te kalonte ne doren e Familjes Hoxha dhe te xhelateve te tyre ne vitin 1946, te themi o Guri Shyti:

    SHKRIM I BUKUR POR ME INDOKTRINIM MARKSIST

    Reply to this comment
    • Crusader August 20, 18:46

      Marksi nuk mund te sulmonte Bankieret, sepse ai ishte vegel e tyre. Botimi i Das Kapital u be i mundur nga financimi prej 5000 paund i lord Rothschild i cili kishte ne pronesi Banken e Anglise ne ate kohe.

      Reply to this comment
    • Peza August 22, 02:20

      Gabimi me i madh i Enver Hoxhes ishte se nuk i mori leje ketij dordolecit Guri,qe te legjitimonte socializmin ne Shqiperi!
      Bo bo more Enver cfare na paske bere!
      Si more, nuk e dije ti se pa firmen e prof.dok Guri Shurres nuk do njihej socializmi pas 70 vjetesh?

      Reply to this comment
  2. L.H August 20, 14:22

    SHYTI,TE BEHESH CJAP DUHEN BRIRE…
    Je nen nivelin mesatar te nje nxenesi te shkolleds shtatevjeçare te para ’90.
    Ben njer miosh mash aèo òorbe midis fjaleve socialist komuniost sistem socialist socializem shkencor Marks Lenin Sali dhe Edvin…..
    PSE!?
    Marksi ,autor i vepres KAPITALI vqe tek ne nuk e ka lexuar pa le ta èperktheje e zbertheje njeri nuk ka folur kurre per ‘socializem shkencor’ ti ndoshta nuk njeh vepren e te vetemit shqipetar ne Bote qe ka folur per te qe q2uhet Antonio Gramshi qe eshte sot nga me te lexuarit ne Bote.
    Marksi njeh te ashtuquajturin ‘socializem’ si faze tranzitore per te shkuar ne ‘Sistemin komunist’ qe ngelej thjesht nje U8TOPIO kur mund te arrihej pas qindra vitesh atehere kur:
    -Te krijoheshin kushte ne me shume se gjysma e vendeve me ter industrializuara ne ABote
    -Kur ndergjegja e ‘xenave’ e ‘andi Bushatave’ ‘fevzinjve’ dhe ‘salisjaneve’ te kish arritur ne ate shkalle (si ne komunitetin primitiv!?) qe te zbatohej ‘parimi’:’YTe punosh sipas mundesive dhe maresh sipas nevojes’ ose ne shqip nje ‘salisjan’ te punoje edhe 16 ore ne dite po qe se ka mundesi e te marre 1000 lek sa ka nevoje nderdsa nje shqipetar qe nuk ka mundesi te punoje as 4 ore te marre 5 here me shume ose 500 lek se ka nevoje e nje tufe femijesh!!
    Ne sistemin komunist qe ti e ngaterron me ate ‘socialist’ qe me shume te drejte thiua qe ‘NUK U REALIZUA’ dhe kete e pranon çdo njeri me tru perfshi edhe ‘zonjea’ e mençur Nexhmije Xhuglini,pra ne sistemin komuniost qe tek ne nuk dine nga pjerdh gomari,shteti e humb funksionin-Niuk egziston shteti sepse sejcili punon sipas mundesise e sejcili mer sipas nevojes se ndergjegja eshte e tille qe askush nuk thote kjo eshte e IMJA!UTOPI
    Kaqe per ‘sistemin komunist’ sipas filozofise klasike.
    Ka edhe nje tjeter sistem qe quhet kAmunist sipas salise fevxzise mul nokave e alabakerise qe KAPITALI i Merksit u duket i shkruar arabisht si kurani..
    Fjala komunist tek ne ne 70 vjet u ben nder shume pak personave perjashtu erdhe vete AEnver Hoxhen qe nuk e njihte ose e njihte shume pak pa le ta zbatonte

    Reply to this comment
  3. Idjoti Bathores August 20, 14:27

    O MILET,SISTEMI EKONOMIKO-SHOQEROR NUK VENDOSET ME LIGJ POR VJEN SI PASOJE HISTORIKE ER ZHJVILLIMEVE EKONOMIKE E SHOQERORE TE NJE SHOQERIJE….
    Alabaket e ish bllokut te udheheqjes apo çobenjte minoritare Nano,Blushi,LAubonja,Paollo.Tarifa,Fiuga e kompani pse nuk na thone :KIUSH ESHTE SISTEMI EKONOMIKO SHOQEROR QE PERJETON POPULLI SHQIPETAR 27 VJET ME PARE DERI TANI??????

    Reply to this comment
  4. fshatari pafshat August 20, 14:27

    Nje kazan me llafe, pula vezen apo veza pulen.Nderkohe qe: Republika e Shqiperise ishte nje realitet objektiv ne grupin e shtetevete Lindjes qe kryesohej nga Bashkimi Republikave Socialiste Sovjetike, ndersa grupi i shteteve te Perendimit kryesohej nga SHtetet e Bashkuara te Amerikes.
    Sot, Shqiperia eshte perseri nje realitet objektiv, porse i rreshtuar ne grupin e shteteve te Perendimit qe kryesohet nga Amerika.
    Si perfundim: asgje nuk eshte e ligjshme apo e paligjshme ne kete bote, sepse gjerat lindin, zhvillohen dhe ekzistojne objektivisht, pavaresisht deshires tone.Kur deshira-interesi e oligarkeve e do qe Shqiperia te denigrohet, hop na del komunizmi, diktatura, Kastriot Dervish me shoke. Kuroligarkia financiare kapitaliste e do Shqiperine te forte per interesat e saj gjeostrategjike, hop na del se Enveri ka pas qene edhe burre i mire, dhe ia lene Tarifes ta vendose ose percaktoje raportin e te mires me te keqen te figura dhe vepra e Enverit ! Pse? Sepse populli ka vdekur,ose, eshte legjitimisht i ilegjitimuar, packa se jetojme, sic thuhet, ne Demokraci.

    Reply to this comment
  5. Akademiku Mul Noka allias 'intelektuali' August 20, 14:33

    Intelektual’ i leshit qe vete flet e vete degjon e nuk thua asgje por vetem kritikon as na thua:Kush e mbronte me shume kapitalin sipermaresit e ‘biznesmOnet’ Marks apo Adam Sali Smith qe te mos falimentonin!?

    Reply to this comment
    • intelektuali August 20, 21:27

      Mos e ngaterro Sali VARKARIN e Enverit me mos e bej pis emerin e gjeniut te Kpitalizmit Adam Smith me spiunet e Sigurimit, sepse te vret Zoti dhe tregon kulturen e ulet ne kete forum te nderuar.

      Adam Smithi ne vepren e tij madhore:

      NGA VJEN PASURIA E POPUJVE?

      Pra Adam Smithi qe tallesh ti pa piken e turpit dhe te njohjes, ky KOLOS i ekonomise moderne parashikoi shekuj me pare, kur ne Bote po fillonte Revolucioni Industrial dhe disa vende e shtete po pasuroheshin me shpejt se te tjeret, pra ky ekonomist qe u be BABAI i Kapitalizmit Industrial parashikoi se forca levizese e shoqerive progresive te Botes eshte:

      DESHIRA E NJERIUT PER T’U PASURUAR

      Ne dallim nga Marksi qe trumbetoi se Proletariati do te jete forca levizese e shoqerive komuniste, qe do te kollofiste me dhune Mjetet e Prodhimit per te drejtuar me pas shoqerine komuniste dhe Marksi e argumentoi kete teze te tij, sepse:

      PROLETARIATI NUK KISHTE ASGJE PER TE HUMBUR

      Koha tregoi se Marksi i kishte bere hesapet pa hanxhine dhe se eksperimenti i Leninit dhe i Stalinit qe solli ne pushtet MONSTRA sadiste dhe gjakatare si Enver Hoxha perfundoi shume me shpejt sesa e parashikoi cifuti gjerman Karl Marks, nderkohe qe skocezi Adam Smith ka mbetur deri ne ditet tona si nje ekonomist dhe njeri i respektuar dhe shume kompani ne Boten Demoktatike te Tregut te Lire dhe Privat aplikojne deri ne ditet tona mesimet e tij.

      KJO ESHTE EDHE E VERTETA QE E PERJETUAN SHQYPTARET KUR SOCIALIZMI KULCEDER I ENVERIT RA KOKEPOSHTE

      Pse atehere Intelektuali i LESHIT qe vetem kritikon?

      Reply to this comment
  6. ,Monika Kryezeza ish prostitute tani shtetare e gazetare August 20, 14:54

    Le tja leme vepren e MARKSIT ta sistermojner perkthejne e studjojne 3 istitutet Berlin -San Pjetrburg-Amsterdam e studentet ‘kristal’ e shkolla politike me perixoma e Jales le te studjojne me pare veprat e Armines ‘guiden e leterDhise’ te supermbeses e veprat e salise e mones apo like florise qe te mesojne se si :
    ‘Fluturo me presh ne bythe HIU HA HA HA…!

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit August 20, 16:21

    Sesi vjen ne pushtet nje parti komuniste e ka shkruar dhe analizuar Marksi ketu e 150 vjet me pare, vjen pashmangmerisht me revolucion dhe termi revolucion nenkupton permbysje te rendit te meparshem. Nqs revolucioni do vinte me bakllava dhe dasmore, natyrisht qe Kapitali do e “legjitimonte” dhe do e pranonte vakt per vakt revolucionin, se do nxirrte fitime te majme…Meqe “legjitmimitet” do te thote te veprosh brenda kuadrit te ligjshmerise, atehere revolucioni eshte ilegjitim, dmth i paligjshem, dhe eshte njesoj sikur pasi e kemi pranuar te tere qe Toka eshte rrumbullake dhe rrotullohet nje here ne 24 ore, te hapesh debat se perse Ai lart ka vendosur keshtu dhe jo ta rrotulloje tre here ne 24 ore eshte mundim Sizifi. Kapja e temes se “legjitimitetit” per te analizuar deshtimin e sistemit lindor mund te jete e bukur per te mbrojtur ndonje doktorature shkencore, por asgje te re nuk me duket se sjell ne pasurimin e fakteve mbi shkaqet kryesore qe influencuan ne deshtimin e sistemit. Marksi lindi ne epoken feudale dhe u rrit pikerisht ne proçesin e Restaurimit te monarkive evropiane pas tronditjes se madhe nga Komuna e Parisit. Te drejtat e saj borgjezia i fitoi ne lufte dhemb per dhemb me rendin absolutist. Edhe borgjezia i premtoi masave te drejta te barabarta e bollek per te gjithe, dhe natyrisht qe pasi i siguroi per vete u bashkua me klasen e sapopermbysur dhe shtypen levizjet fshatare ne Gjermani, Rusi e gjetke dhe po flasim per Evropen e shekullit te XIX. Kur lexon sesi historikisht rrethanat kushtezojne levizjet progresiste, atehere mund te thuhet se edhe levizjet komuniste te fillimshekullit te XX-te ishin “legjitime” me proçesin historik. Ne Rusi levizja komuniste gjeti fermentin e duhur dhe ia doli, ne Gjermani keto levizje u shtypen, u masakruan Roza Luksemburg dhe Karl Libkneht, drejtuesit e partise komuniste gjermane, e cila kishte fituar edhe 15% ne zgjedhjet elektorale. Me ardhjen ne fuqi te Hitlerit kjo parti u nxorr jashte Ligjit, dmth, per te permbushur termin “ilegjitim”. Kjo ishte korniza e kohes dhe rrethanat historike kur Kapitalizmi perjetonte Depresionin e Madh, e me pas, me shperthimin e Luftes se II boterore doli imperative gjetja e nje rrugezgjidhjeje te re. Nuk dua ta shtyj me, rezultatin e dime. Socializmi lindor “ra” per nje sere faktoresh objektive dhe subjektive. Tanime po perjetojme periudhen e “Restaurimit” kapitalist. Ne emer te Globalizimit po instalohet nje Kolonializem i ri qe nje dreq e di ku do e nxjerre koken. Pa luftera te reja imperializmi shkon ne krize permanente, edhe kete e ka cituar Marksi. Nqs Tramp kalon nje legjistlature èa hapur nje lufte te re do jete bast i madh.

    Reply to this comment
  8. sabo August 20, 18:19

    Autori i ketij shkrimi Z,Guri Shyti jep nji pasqyrim real te ligjeshmeris apo te paligjeshmeris te vendosjes dhe vazhdimesis te pushtetit ne Shqiperi prej 1944 deri ne1 990 perudhe qe ai dhe une e shume te tjere e patem per hise ta provonim ne kurrizn ton ligjeshmerin e diktatures me te eger qe provoj Shqiperija .Argumentat e autorit dhe pervoja e tije per kete prblem meritojne resekt dhe nje merite per kete i takon dhe gazetes Dita qe pa kure fare hezitimi i boton te tille shkrime te vlefshme sidomos per brezat qe vijn

    Reply to this comment
  9. sabo kurti August 20, 18:20

    Autori i ketij shkrimi Z,Guri Shyti jep nji pasqyrim real te ligjeshmeris apo te paligjeshmeris te vendosjes dhe vazhdimesis te pushtetit ne Shqiperi prej 1944 deri ne1 990 perudhe qe ai dhe une e shume te tjere e patem per hise ta provonim ne kurrizn ton ligjeshmerin e diktatures me te eger qe provoj Shqiperija .Argumentat e autorit dhe pervoja e tije per kete prblem meritojne resekt dhe nje merite per kete i takon dhe gazetes Dita qe pa kure fare hezitimi i boton te tille shkrime te vlefshme sidomos per brezat qe vijn

    Reply to this comment
    • basoni August 22, 02:17

      Edhe ti o sabo karti jep mendime gjeniale sa edhe vete Marksi do ngelte pa goje!
      Po ku i mesuat gjithe keto gjera ju idiotet e bathores qe as qeveritaret e ketyre 27 vjeteve nuk i kane ditur?
      Ty dhe ketij Gurit u takon te jeni njeri prasident dhe tjetri kryeminister!
      Paskeni humbur kot,more vule humbur!
      Sikur ta dinte Enveri qe kishte koka te medha si ju nuk do caktonte Mehmetin kryeminister para Guri xixes!
      Se fundi,per gjithcka te na rruani sumen,se kaq mjafton per ju te dy zagaret e kapitalit!
      Koke te madhe ka edhe gomari,por ama gomar mbetet!
      Te fala Gurit pa xixa,ish student i dhjetorit rus!

      Reply to this comment
  10. Novruuz Taip Vishanji August 20, 19:05

    JE VETEM NJE SHARLATAN O GURE I THEPISUR !

    Qe paske qene ne Moske per studime, harram te qofte paraja e djerses se shqiptareve qe ta ka mundesuar nje gje te tille.
    Je thjesht nje lyes muresh me mut te njomur me jargwet qe te vershojne edhe nga veshet e tuaj te dyllosur nga kermaja.

    Me qe veprat e lLeninit i lexorkerke ne gjuhen e tij, pa na trego qofte edhe ne nje cep te ndryshkur te tyre, ku ke lexuar qe “socializmi eshte shoqeria e bollekut”?

    Nuk di se per çfare kemi hedhur ne kosh te plehrave parate tona, kur te dhame te drejtwen te studiosh ne Moske apo ne Siberi mbase, me siguri per daktilografist apo shkundes pluhurash me pese menyra, me duar, me kembe, e bejne kater dhe me koken boshe, me gjuhen llapaqene, e pesta.

    I qenke futur leximit te veprave te Leninit ne pleqeri, andaj edhe nuk mund te te dambllos me vulen e qenefexhiut, sepse aq ta pret rradakja prej “GURI” qe mban mbi supet e mbushura me lipoma qelbesirelleku.

    Paskan qene vetem “shendetesia, llampa e arsimi” zhvillimet ne enveroxhizem ?! Ah mor qelbesire e ndyre, ti , besoj je ne gjendje te mohosh edhe tet’eme, vetem per tu bere i bukur tani ne prag te udhetimit te fundit, drejt lumturise varrezore.

    Nuk na the, beri reforme agrare edhe Sali mutqenefi, menjehere pas “largimeve biblike” te nentedhjetes, por sot toka eshte teresisht e lene djerre, importojme krunde nga serbet e ruset, ne rast lufte apo shtrengimi nga ndonje krize boterore, nuk do mundemi te ushqehemi as edhe me “BARIN”, e rrugeve qe na e solli me “bollek” sali Mutqenefi yt dhe i teorise tende te barazpeshuar me ate te çunit hajdut te Sevo Tarifes.

    Ke pyetur si funksionojne fermat e medha amerikane, kane punete me kontrate e me sigurime shoqerore te njejta me çdo punetor te çdo lloj industrie sado te zhvilluar.
    Kete kerkoi te bente realitet edhe enveroxhizmi, qe u bllokua nga surrogate serbo-malazeze-boshnjake e maqedonas si ti e Ramiz Alia me Xhuglinen e te tjere.

    Ishte ajo faza e pare plotesisht e ndertuar e socializmit real, qe te dha mundesine te jetosh edhe pas te tetedhjetave,mor i menxyruar nga te mirat e atij sistemi, sepse duhej te ishte Zogu qe te te çonte ne varr qe nga mes vitet e dyzet’ta te jetes tende prej “GURI” te thyer per kalldrem, qenefe alla turka e pjata prej guri.

    ehesh qesharak kur flet qe “edhe pulat ju hoqen fshatareve”, kur e di fare mire qe atyre , per vetem nje periudhe, me vendim te antishqiptarit Ramiz Serbo-malazez Alia, ju ndalua mbajtja vetem e lopeve, qe i ushqenin me dritherat e vjedhura ne kooperative.

    Nuk ishin bunkeret apo shpenzimet per ushtrine, qe rrenuan ekonomine shqiptare pas vdekjes se Enverit, ishte rendja pas grabitjes se gjithe thesarit te vendit, te grupit antishqiptar te Ramiz e Xhuglines, duke krijuar depozita perrallore ne bankat zvicerane. Jo me kot, i biri me mbiemer te ndryshuar “BORA” eshte pronar i nje banke ne Paris. Apo nuk e di ?

    Llogjet e Kavajes qe ke rrjeshtuar, ne kete germelidhje eremutshurrore, ki miresine ti analizosh edhe nje here me vemendje, duke i trajtuar çeshtjet me realizmin e tyre, or trushkulur qe edhe toka nuk ka per te pranuar ne thellesine e saj. Pty!

    Reply to this comment
    • Flutra August 21, 03:44

      Novruuz Taip Vishanji Gjuha e jote qe perdor verteton se je i smure psihik ,kjo mjafotn si pergjigje

      Reply to this comment
      • Novruz Taip Vishanji August 21, 13:09

        HE MOJ BRUMBULLESHKE

        me qafe te gerricur nga ferrat kur vete te dhjesesh, aty ne rreze te mullareve te Babruse, dole nga gusha edhe ti.

        Mirre si rekomandim nga une, sapo te kesh dhjere e te kesh fshire prapanicen me gjethe fiku, qe i gjen me shumice atu ku dhitesh me perkushtim, ngjit rrepiren per tek rruga e Dibres, e spitalin pese e ke mu aty, para surratit tend te nxire nga levozhgat e arrave, ne punesimin me te fundit, qe yt’ate arriti te te gjeje.

        Tregohu e embel me doktoret dhe infermieret, se te ndodh edhe ty siç i ka ndodhur Gurit tend, po bere shume zhurme, te mbeshtjellin me kemishe force, e pastaj nuk ke as si te shkruash gojemutngrenje te kesaj natyre.

        Dil me pas, pasi te kesh gelltitur tere ilaçet e skizofrenise, e bej nje xhiro tek Bryli, se mund te gjesh edhe Gurin, e beni nje cicimici ne ndonje qoshke ku askush nuk ju shikon.

        E kuptove oj bushter llapaqene se nuk ngurroj te te mbuloj me ate qe ben dhe e kollofit aty tek mullaret e Babruse….

        Reply to this comment
        • Maliq August 21, 17:00

          Ti Novruz je njeqindperqind konfuz.Ti perdor nje fjalor te menderosur!

          Reply to this comment
        • Flutra August 21, 17:14

          Novruz Taip Vishanji dhe nje here me mesazhin qe me degove vertetove se diognoza qe je i semure psihik eshte e sakt,por me vjen shume keqe qe gazeta Dita boton te tilla mesazhe qe asnje gazete ne bote nuk i boton

          Reply to this comment
      • Na mbyten mickonjat fluturake... August 21, 14:21

        Dy here shkrojte moj mickonje fluturake dhe te dyja heret vetem bloze te nxorri haléja. Para se t’i kontrollosh tjetrit bagazhin do beje mire t’i vije nje shuk lecke skapamentos se duket ashi qari qe te eshte plasaritur.

        Se si dhe se cfare shkruan tjetri, kjo eshte e drejta e tij. Ajo qe kerkon t’ja cenoje apo dhunoje kete te drejte eshte ose e rrjedhur, ose e cakerdisur komplet nga fiqiri, ose ne te kundert ajo kerkon te beje rolin e adjutantit mbrojtes te dikujt tjeter.

        Reply to this comment
  11. Niko Shpiragu August 20, 19:30

    Z. Guri,
    Qe ne fillim une mendoj se kemi te bejme me nje njeri te ndershem si ju. Ne pergjithesi une mendoj se ju argumrntoni drejt sidomos politiken me fshatin te sistemit qe ishte shume e nxituar. Ishte kjo “thembera e Akilit” qe e shkaterroi enderren per mireqenie te fshatarit shqiptar dhe si rrjedhoj edhe te te gjithe qytetareve te tjere. Ishte kjo qe lindi mosbesimin ne sistemin e ri dhe e detyroi njeriun e thjeshte dhe punetor te kerkoje te kthehet tek padroni i dikurshem. Por sic e thoni ju ne qofte se do te ishte studiuar me mire dhe vepruar me sensin e perforcimit te ekonomise dhe rritjes se mireqenies, do te ishte me ndryshe. Por thelbi i diskutimit nuk eshte ky por a eshte socializmi nje sistem me i mire dhe legjitim po te realizohet me metoda me te drejta dhe jo bajate sic u be? Une mendoj se po mbasi njeriu do te ishte i lire nga shtypja dhe me mireqenie relativisht me te mire se fshatari bujkerob osi punetori me meditje ne kapitalizem. Une nuk mendoj kurre se socializmi shqiptar do tu jepte lugen e florinjte njerezve, por pozicioni i njeriut do te ishte me i mire se ne shoqerine pararendese. Ai sigurisht erdhi ne menyre legjitime por do te vazhdonte te ishte legjitim ne se masat do te ishin relativisht te kenaqura. Pse u bene gabime fatale me eksperimentet e ndryshme kjo nuk do te thote se ky sistem duhet te mohohet si jolegjitim. Ketu eshte edhe thelbi i debatit te sotem me kete sistem.

    Reply to this comment
  12. Niku August 20, 20:53

    Shkrim i nivelit te ulet. Na qenkerke edhe i majte!!! Pra na del edhe “Intelektuali” qe po te levderon I majte! Brockullat nuk kane te sosur ne Shqiperi. Duket sikur shqiptaret qendrojne te dehur prej 27 vjetesh.

    Reply to this comment
  13. Flutura August 20, 21:35

    Ata qe shkruajne shume gjate jane te paafte te argumentojne mendimet e tyre te paqarte dhe perpiqen t’i sterhollojne ata duke besuar se argumentet e tyre jane te verteta. Gjynah per kete kategori pa intelekt e pa bagazh.

    Reply to this comment
  14. shushica August 21, 23:14

    Z.Guri ..thua disa gjera drejt ,por te gjithe i dine…Megjithate tema nuk eshte e pershtateshme per nivelin tend….Nuk e kuptoj Diten me botimin e nje artikulli medioker….Nuk mund te kete nje debat sepse niveli i artikullit eshte thjesht fillorist …Thjesht nuk ja vlen…

    Reply to this comment
  15. Golik Kokojka D. August 22, 00:23

    Llogjikoni o njerez (ne jeni te tille),kur shkruani..
    (pa Nikon dhe NIKUN..qe ke c’tu lexosh ne komente fjale pake e kuptim shume.)..
    M’u turbullua mendia, sa lexovane komente marrezira, per kete artikull (do te vere vetulla po nxier syte) te me fali z.Shyti,me komente qe jane llahtari.
    Faleminderi komentuesit te nderuar NIko Shpiragu qe me solli ne vete,
    Te tillet duam te na sjell gazeta jone”DITA”.Le te funksionoje eleksionimi komenteve te tilla.Naturisht jo per permbajtie po kulturen e shprehieve.Mjaft me te tille..si me ate “zonjen” nga Babroi e tj..
    Novrus Taip Vishanin do ta pranoje po ti referohet Niko Shpiragut.
    Autori ka mendimin e tij ta paraqesi ate.
    Golik Kokojka D.

    Reply to this comment
  16. Vladimir August 22, 21:40

    Per Intelektualin
    Une nuk e kam lexuar Adam Smith ne origjinal, veç atyre çka kemi studjuar ne shkollat tona, por njoh thelbin e teorise se Marksit (pertej asaj qe bene lideret e socializmit real) dhe mbetem i bindur se evoluimi i ekonomise boterore ka ecur pikerisht ne gjurmet e teorise se tij. Konkretisht
    Marksi studio gjendjen e puntorise se kohes se vet, gjysem skllever-proletar, studioi kapitalin qe gllaberonte krejtesisht mbivleren e prodhimit te vet dhe arriti ne konkluzionet e tij qe koha i ka vertetuar.
    Ndryshe nga voluntarizmi i vendeve “socialiste”, Kapitalizmi per te shmangur permbysjet e dhuneshme e studjoi Marksin me kujdes.
    Sot ekonomia kapitaliste bashkekohore eshte shnderruar ne nje ekonomi te planifikuar ne strategjine e saj.
    Proletariati gati nuk ekziston me, punetoret jane te mbrojtur me ligje, ata posedojnë pasuri te palujtshme e te lujtshme dhe diferencat sociale jane zbutur.
    Sot ndermarrjet kapitaliste formalisht jane prone private, ne fakt, nisur nga vjelesi i mbivleres, ato jane shtetrore.
    Ne çdo produkt te shitur shteti merr 20% tatim mbi vleren e shtuar, mbi fitimin e realizur merr 15% tatim fitim, ne se “pronari” do te marri fitim nga kompania (divident), shteti kerkon 15% te tjera. Veç kesaj kerkohen pagesa kontributesh per çdo te punesuar, taksa vendore, taksa mjedisore e tj. Keto i mesuan nga Marksi kapitalistet dhe i zbatuan me kujdes, ashtu si po ben Kina tani.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*