“I lutem Zotit që Luli të na falë”

March 26, 2018 16:49

“I lutem Zotit që Luli të na falë”

Ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar në Facebook me anë të një statusi ironik, ndaj reflektimit të kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha, lidhur me mospërmbylljen me sukses  të procesit, për gjetjen e eshtrave të të ekzekutuarve në komunizëm.

Patozi e ka cilësuar në mënyrë të nënkuptuar këtë reflektim të Bashës si të shtirur, pasi i vetmi person që duhet akuzuar për mos gjetjen e eshtrave të të ekzekutuarve në komunizëm, nuk është Partia Demokratike, por vet Lulzim Basha.

Statusi i Plotë

I LUTEMI ZOTIT QË LULI TË NA FALË

E falenderojmë nga zemra Lulzim Bashën se qenka treguar shpirtdhembshur dhe na paska dhënë mundësi të reflektojmë dhe kërkojmë falje publikisht që nuk kemi bërë të njëjtën gjë me të, kur na ka ardhur rasti. Gabimet tona të mëdha kanë sjellë pasoja të rënda për Partinë Demokratike, që nga zgjedhjet lokale të vitit 2015 e deri tek marrëveshja e famshme e 18 majit, e cila u pasua me humbjen katastrofike të 25 qershorit. Për gjithë sa ka ndodhur dhe për suksese të ngjashme në të ardhmen ne sigurisht që duhet të mbajmë përgjegjësi të plotë.

Por nganjëherë ndodhka që disfatat zgjedhore nuk qenkan e keqja më e madhe për një forcë politike.
Sot arritëm, më në fund, të kuptojmë se të mos i japësh tjetrit mundësinë për të reflektuar, dhemb shumë më tepër se çdo humbje elektorale. Ndaj të prekur në thellësi të ndërgjegjes sonë, pasi dëgjuam fjalën e kryetarit të Partisë Demokratike para të përndjekurve politikë, i japim atij fjalën e nderit se nuk do ta përsërisim më kurrë fajin tonë, që i ka shkaktuar atij aq shumë vuajtje shpirtërore.

Për të mos thënë pastaj, që shumë prej nesh janë që tani të gatshëm të japin edhe jetën vetëm që Lulzim Basha të reflektojë i qetë dhe i pashqetësuar për mëkatet tona të vazhdueshme. Duke falenderuar edhe një herë Zotin që na e mundësoi ta kishim në krye, mbetemi me shpresë se ndjesa dhe lutjet tona një ditë do të pranohen.

s.a/dita

March 26, 2018 16:49
Komento

1 Koment

  1. Tartufi March 26, 17:26

    Ju kujtoj o fate bardhe
    te pa ndruar,por te lare

    te pa ngrene,por te ngosur
    ne mes llumit,pa lerosur

    Ju kujtoj o te bekuar
    si te lire ,por te rethuar
    brenda telit te liruar
    nga i shtipuri i poshtruar.

    Ju kujtoj o te shperblyer
    o te ndershmit e pa thyer
    ju kujtoj te mos haroni
    burgu si sherben kurre fronit.

    Ju kujtoj te mos degjoni.
    kur mashtrusi e ngrit tonin
    s eshte e thene te jeni turrme
    e mashtruar e poshte nen kembe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*