I mbuluar nga djersët, Basha flet për kushtin amerikan të 18 majit

April 29, 2018 12:45

I mbuluar nga djersët, Basha flet për kushtin amerikan të 18 majit

 

Humbjen e zgjedhjeve të qershorit, kryetari i PD-së Lulzim Basha e justifikoi me marrëveshjen e 18 majit, duke mohuar në mënyrë indirekte gabimet e tij.

Sipas Bashës, Edi Rama e përdori marrëveshjen e 18 majit si fasadë për të mbuluar bashkëpunimin e tij me krimin për blerjen e votave dhe manipulimin e zgjedhjeve.

Ndërsa dukej në siklet dhe djersët e mbuluan, Basha tha se ishte i detyruar ta bënte atë zgjedhje pasi ishte nën presion.

“Partia Demokratike u gjend para sulmeve dhe trysnisë së jashtëzakonshme për të ndërprerë bojkotin dhe hyrë në zgjedhje.

Nën këtë trysni të jashtëzakonshme politike dhe kërcënimeve për asgjësimin politik të Partisë Demokratike, nën kërcënimin e njohjes së zgjedhjeve nga faktori ndërkombëtar, çfarë do të çonte në përjashtimin e PD-së nga çdo proces i ardhshëm institucional politik ne u detyruam të pranonim një marrëveshje me Edi Ramën e cila a u ofrua nga faktori ndërkombëtar.

Marrëveshja e 18 majit ishte shansi i fundit për një zgjidhje paqësore të krizës politike në Shqipëri sepse vendi po shkonte drejt konfrontimit civil.

Marrëveshja e 18 majit nuk ishte zgjidhja optimale, por në fakt ishte e keqja më e vogël. Nën trysninë e madhe ndërkombëtare, ndërkohë që narko-shteti e kishte bërë punën e tij, ndërkohë që fushata elektorale kishte nisur dhe vendin tonë në parlament do ta zinin parti pseudo-opozitare, bashkë me aleatët ne u detyruam të pranojmë propozimin e fundit të aleatit tonë strategjik SHBA.

Dhe kjo ishte sakrifica jonë për vendin, për stabilitetin, për sigurinë kombëtare”, tha Basha.

Kreu i PD-së edhe pse u ofroi bashkëpunim kritikëve, për disa, edhe pse nuk përmendi emra, kishte disa thumba.

“Edi Rama është sot në pushtet për shkak të gjithë atyre që u shitën tek ai për para dhe interesa private duke tradhtuar interesin publik

Është në pushtet nga ata që punojnë për të, nën maskën e opozitarit duke luftuar Partinë Demokratike”, tha Basha.

a.s/dita

April 29, 2018 12:45
Komento

14 Komente

  1. Lili April 29, 13:01

    Jo ,kur je burr shteti tryesnise i thuash jo. Kur je nje politikane kurve si ti,bythen ia jep kush te kalloje,edhe ti basha shume va ke dhane si ne kosove si ne shqiperi.edhe neser nen tryesni ti je ai tip qe shet Shqiperine .
    Vdeksh bashke me Dne,se vetem kjo te shpeton nga marrezite qe ke ba e qe do i paguajsh nje dite.
    Sa per fitore me ty,harroje se ka budall qe te voton …

    Reply to this comment
  2. Mbi Monumentet April 29, 13:07

    Zoteri,
    nuk eshte e nevojshme te besohesh
    qe po rrefehesh, me kaq vonese, perderisa detyra jote ishte te vendosje ne kohe.
    Nese je i vertete sot,
    duhet te kerkoje Doreheqjen Dje.
    Nuk besohet te kete qene realisht Aleati yne strategjik qe te ka imponuar, por paqartesia juaj per tu bere Lider i PD Te Shqiperise reale.
    Edi Rama te perdori, ngaqe ti ende nuk ke marre vesh kurthin e tij.
    S’mund te nderohesh kur luan tinezisht me nje tinzar. Aq me pak te kerkosh besim pa ditur dhimbjen e te zhgenjyerve reale.
    Nese te dhimbset PD dhe Shqiperia, mund ta japesh pervojen edhe pa qene Njesh.

    Reply to this comment
  3. Bureto April 29, 13:15

    Çdo justifikim fallco nxjerr në pah edhe sot se sa njeri fallco dhe sa i varfër je në i ide dhe me minimumin e instiktit politik. Plaku kumbar i yti që nuk dua t’ia përmend emrin me ligësinë që e karakterizon të futi në një rrugë pa krye, nga e cila mund të dilje vetëm ashtu siç dole, me bisht në shalë, siç bëre gjithashtu bashkë me regjizorin tënd kur po me bisht në shalë votuat vettingun. Kuptohet që në panik çdo veprim i yti dhe enturazhit tënd është një stërmundim i jashtëzakonshëm për të dalë nga bilanci yt tejet për të qarë hallin sot në ditët e tua më të këqia. Sado cinik të shihet krahasimi i Ramës me ty, si Reali me Vaqarin, këtë ia ke bërë vetes më parë. Je bërë për të qarë hallin. PD le tëbëjë ç’të dojë me ty, por shumica e shqiptarëve tashmë të njohin pa maskë. Koha e ballafaqimit me të është afër.

    Reply to this comment
  4. perkthyesi April 29, 13:31

    Kur nuk ben dhe as nuk deshiron te besh nje analize te thelle dhe parimore te humbjeve, humbja e radhes eshte e sigurte. Kete, natyrisht nuk u a nxe goja askujt ta pranoje, por kjo do te ngjjase. PD, te pergatitet serish per kete gjeme qe do i ndodhe. Nje parti qe lind nga rruga, ne rruge do te mbese. Kjo eshte e sigurte!

    Reply to this comment
    • Mashtrimi Vazhdon... April 29, 15:04

      Perkthyes,
      je kuqo i lige, i mbetur pas kohes,
      perderisa e quan Partine demokratike “krijese te rruges”.
      Nje lloj PD-je e priste koha, njerezit e vuajtur, qe donin liri fjale dhe prone dhe dinjiteti individual.
      Ju, komunistet, PP-ja, nxori ne krye te PD-se qe ne prisnim, njerin nga ju, kuqot, disa nga ju kuqot,
      dhe ju mbetet qe te ekrkoni serish ndjese, edhe per cfare u be PD-ja, si forme juaja e peshtire, me shenja krimi si krimin Tuaj te Madh, edne te paanlizuar, aspak te gjykuar nga dhimbja e varferia e ketij populli, qe nuk ua kishte borxh…

      Reply to this comment
      • perkthyesi April 29, 17:44

        Mashtrimi vazhdon! Une i respektoj komentuesit per mendimet e veta, pavaresisht se nuk mund te mos me pelqejne! Juve, me komentin tuaj, me quani kuqo, pa me njohur e pa me pare me sy! Puna juaj, por une nuk jam as i kuq as i zi, por jam shqiptar i ketij vendi, qe kam integritetin tim personal dhe formimin tim profesional. Nuk e kam per detyre te ju sqaroj, por me kete rast po ju bej me dije se nuk kam qene asnjehere “Kuqo”, ashtu sic ju pelqen juve te me quani. Pa qene nevoja t’ju njoh, kam sigurine e plote, se qendroj qindra kate me lart se ju ne intelekt dhe kapacitete te tjera. E kam thene ne komentin tim se PD u krijua nga rruga, dhe nuk i heq asgje kesaj shprehje! Pse, ku u krijua, a mund te ma thoni zotrote? Pasojat e atij vendi qe ajo u krijua po i vuajme te gjithe dhe sot, pa perjashtuar gabimet e shumta qe po manifeston dhe PS ne pushtet! A me gjeni dot nje politikan vizionar dhe te besueshem ne PD? Per mua, ajo ka mbaruar, dhe kjo eshte fatkeqesi per spektrin politik, por bashke me te po fosilizohen dhe ata qe u shkojne pas, duke mos ju perjashtuar as ju! Nuk ju falenderoj, dhe sikur te me keni lexuar!

        Reply to this comment
        • Mashtrimi Vazhdon... April 30, 02:29

          Ne rregull, kerkoj ndjese nese je ndjere ngushte per “kuqo”, dhe etiketimi im shkon tek ndokush qe eshte i tille dhe ben diversion.
          Te qartesohemi: nuk mbrojta PD-ne, perkundrazi, nga qe do duhej te ishte (krijuar) dhe te ishte realisht nje PD tjeter, bej me faj jo vetem ata qe figurojne ne te si te Djathte, por edhe krijuesit, dekretuesit e saj, qe ne ate kohe ishin ne PPSh/PS.
          Kohet e fundit, disa mes te cileve edhe Berisha, pranuan se ne krye te Levizjes se Dhjetorit dolen individe te privilegjuar te kohes (!).
          Pse na e thone tani, behet e qarte, kur shikojme kete Shqiperi qe trishton tere shqiptaret, majtas e djathtas, kudo, perderisa artikulohen si shqiptare…

          Reply to this comment
          • perkthyesi April 30, 12:46

            Mashtrimi Vazhdon! Reagimi juaj eshte teper i sakte, dhe nuk kam c’ti shtoj dhe as c’ti heq! Jemi i te njejtit mendim! Une mendoj se politika jone kerkon ende maturim, pasi jeton foshnjerine e saj rebele! Ju pershendes!

  5. Socialisti i Ndershem April 29, 13:32

    Me mire i mbuluar nga djersa sesa nga kokaina. Apo jo?

    Reply to this comment
  6. ju keni deshtuar me kohe qysh ne 1997 dhe populli ju vuri shqelmin ne 2013 ! April 29, 15:32

    ju keni deshtuar ju jeni kthyer ne nje grup njerzish te deshperuar per pushtet ju nuk keni asnji vizion, asnji gje tjeter te re ,jeni relike e kohes se vjeter ju doni vetem pushtet dhe para-asgje tjeter populli ju ka kuptuar

    Reply to this comment
  7. I tille je , sa here hap gojen April 29, 17:41

    Kur sheh e degjon kete idjot, te vijne zorret ne gryke ! Me te tille njerez , PD-ja eshte thjesht nje kufome politike qe nuk ka per ta pare kurre pushtetin !

    Reply to this comment
  8. betixhobb April 29, 18:45

    Basha po të mos kishe aktivizuar çadrën rezultatet e PD-së do të kishin qënë më të larta,por ti je një mashtrues dhe i pa aftë njëkohësisht,që ndjek një axhendë personale.

    Reply to this comment
  9. ETHEM April 30, 11:46

    PD ME STATUTIN E RI U KTHYE NE P.KOMUNISTE OSE ME MIRE FASHISTE.LULI TASHME DO QUHET MBRET…DHE BERI ATE QE KERKOI TE BENTE SALIU ME KUSHTETUTEN E 1994.
    KIVENDI DJESHEM ISHTE NJE FARSE E ORGANIZUAR NGA SALIU,NDONSE FOLI LULI DUKE TRASHUR ZERIN ME KERCENIM SIKUR TE ISHTE NE METINGUN E ÇADRES NE PRANI TE MILITANTEVE TE ÇARTUR QE TROKISNIN SI NE KOHEN E XHAXHIT E PK KINEZE.
    NE PD NUK MUNGONTE STATUTI,AI TASHME U BE ME KEQ.POR ATY MUNGON DEMOKRACIA E BRENDESHME SE KOMANDON NJESHI-SALIMORTJA.NE 28 VITE VETEM MEKSI KA QEN K/MINISTER DHE KOHEN TJETER E KA DOMINUAR SALIU,FSHATARI NGA VICIDOLI.DHE NGA NJE FSHATAR QE AKOMA SUNDON ME KANUNIN E L.DUKAGJINIT NUK MUNDET TE BEHET SHTET.
    ATOKRITIKA FALLCO E LULIT PER MARRVESHJEN E 18 MAIT NUK QENDRON.SE NSES NUK FIRMOSEJ AJO MARRVESHJE PD NUK DO LEJOHEJ TE FUTEJ NE ZGHEDHJE PA VOTUAR VETINGUN.PARAPRAKISHT LULI KERCENOJ ME DESTABILIZIM PER ZGJEDHJET NE KAVAJE.DHE RAMA BERI TERHEQJEN TAKTIKE SI BURRE-SHTETI.DHE NDRYSHOI KANDIDATIN FITUES.MANDEJ I DHUROI 7 MINISTRA KRYESOR E 7 DREJTORE,PLUS AVOKATEN E POPULLIT FAMKEQE E SALIUT,PLUS KRYETARIN E KQZ QE KETA TE FUNDIT I KA AKOMA PER FAIN E RAMES.
    NE PD UNE NJOH VEREM DU DEMOKRAT TE VERTET:BAMIR TOPIN E MAJLINDA BREGUN.TE PARIN E ELEMINOJ SALIU E TE DYTEN-LULI.GJITHE TE TJERET I KA NXJERR SALIU NGA HUNDA.TE GJITHE SHPIFIN E MALLKOJNE KUNDERSHTARIN POLITIK SIKUR TA KISHIN ARMIK TE BETUAR.
    PD ESHTE KTHYAR NE NJE BANDE HAJDUTE E VRASTARE QE NUK DI TE BEJ SHTET.MBI SB E LB QENDROJNE MBI 165 KRIME QE NGA 2 PRILLI 1991 SHKODER E DERI TE S.OLLDASHI.
    NE KETE PARTI SUNDON UDHEHEQJA E UDB ME MOTON” VRIT NJE NGA TE TUT E HIDHJA FAIN KUNDERSHTARIT PER TE MARR PUSHTETIN”.KESHTU U VEPRUA NE SHKODER ME 4 TE VRARET DHE ME AZEM HAHDARIN.
    ME MBAJTJEN E SALIUT NE PUSHTET KA FAJ DHE SHBA,PASI JAERSONI E BIBERAJ E PRUNE NE PUSHTET.DHE E MBAJNE AKOMA NGA FRIKA SE MOS KTHEHET KOMUNIZMI TASHME I VDEKUR QEKUR VDIQ E.HOXHA.
    SE ENVERI U BE TMERRI EMISIONEVE ANGLO-AMERIKANE PER RREZIMIN E TIJ ME NE KRYE HAMIT MATJANIN QE KAPTER NISHANI E DEKOROI ATE DHE SHUME TE TJERE.DHE POPULLI I DI TE GJTHA KETO.NDAJ PD NUK VOTOHET ME E NUK VJEN ME NE PUSHTET NESE NUK FIRMOS SHBA ME NDONJE AMBASADOR SI ARVIZU…QE EDHE KUR SB E LB VRAN NE BULEVARD..I CILESOI ATA SI “BURRE SHTETI E “YLL NE NGJUTJE”.
    GAZETA D I T A ESHTE KTHYER NE SHPRESE PER NJERZIT E NDERSHEM NE KETE VEND DHE I BENE MIRE “ANATOMIN” BERISHIZMIT 28 VJEÇAR NE SHQIPERI.JU LUMT.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*