Ryshfet tregtarit, shkarkohen 2 inspektorët e AKU-së

September 30, 2016 20:58

Ryshfet tregtarit, shkarkohen 2 inspektorët e AKU-së

Pas denoncimi që është bërë ditë më parë në emisionin investigativ “Fiks Fare”, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka shkarkuar nga detyra dy inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU Tiranë, Etrit Berisha dhe Indrit Korbi. Pas ngritjes së Komisionit të Disiplinës, fillimisht është marrë masa pezullim nga detyra dhe më pas ky Komision, ka vendosur lirimin nga Shërbimi Civil, për rrjedhojë pushimin nga puna.

Dy inspektorët janë filmuar teksa bisedonin me një tregtar peshku, të cilit i kanë marrë 20 mijë lek, për të mos e gjobitur, duke shpërdoruar detyrën në mënyrë flagrante.

Të dy ketë inspektorë akuzohen për shkelje të rënda si:

  1. Shkelje shumë të rënda ligjore që konsistojnë në, moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore, për përmbushjen e detyrave funksionale.
  2. Përfitimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës, shkelje të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda në uljen e imazhit të institucionit.
  3. Shkelja e rregullave të Kodit të Etikës së inspektorit.
September 30, 2016 20:58
Komento

1 Koment

  1. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... October 1, 05:02

    Po per keta hajdute dhe matrapaze, nuk ka ndjekje penale?
    Apo ne burg plaset ndonje hallexhi qe nuk ka kokerr leku per te paguar energjine elektrike.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*