I moshuari ngacmon fëmijën, babai: Në burg, ose vetëgjyqësi

August 16, 2015 07:05

I moshuari ngacmon fëmijën, babai: Në burg, ose vetëgjyqësi

Një i moshuar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht duke kryer veprime të turpshme me një fëmijë të mitur, kurse policia e ka proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Por babai i vogëlushit ka reaguar ashpër në media duke deklaruar se ai kërkon drejtësi dhe nëse 76-vjeçari nuk burgoset, atëherë do hakmerret me duart e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Pogradecit dy ditë më parë, kur familja e 6-vjeçarit me inicialet L.Gj., ka depozituar kallëzim në komisariat.

Policia bëri me dije se shoqëroi dhe pas marrjes në pyetje la për hetim në gjendje të lirë të moshuarin Muhamer Baci, nga fshati Memëlisht, ndaj të cilit u ngrit akuza “veprime të turpshme me të mitur”.

babai i femijesI moshuari nën procedim ka mohuar akuzën, duke thënë se është sajesë nga ana e familjes së tij.

Sipas denoncimit dhe rrëfimit të vogëlushit, i moshuari e ka ndaluar atë në rrugë dhe ka përfituar duke e prekur në vende intime të trupit.

Fëmija me inicialet L.Gj., është larguar me vrap dhe i ka treguar familjarëve që të alarmuar shkuan në komisariat. Prindërit deklaruan gjithashtu se i moshuari i kishte ofruar para 6-vjeçarit për ta mashtruar dhe më pas abuzuar me të seksualisht.

I moshuari e ka mohuar akuzën duke thënë se as nuk e njeh djalin dhe familjen e tij dhe nuk është i përfshirë në këtë abuzim.

Por familjarët thonë se ai vinte shpesh vërdallë zonës ku ata jetojnë dhe madje kur djali dilte nga kopshti e ndiqte nga pas dhe e prekte në pjesë intime kur kalonin në rrugica me pak lëvizje.

Madje në një rast vogëlushi ka thënë se 76-vjeçari e ka futur në një ambient privat të braktisur.
Ilir Gjoni, babai i të miturit, shprehet se djali është i pafajshëm dhe veprimet janë shumë të rënda.

Sipas tij, 76-vjeçari ka ngacmuar vazhdimisht fëmijët dhe është njeri problematik. “Abuzimi me djalin e pafalshëm është shumë i rëndë.

Ai i ofronte lekë, duke i kërkuar të kryente vepra të turpshme. Djali është i frikësuar dhe i trembur. Policia të mos e lërë të lirë, në të kundërt do bëj vetëgjyqësi”, deklaroi i ati i fëmijës së mitur.

Ai i trembet faktit se po të jetë i lirë, në rrezik nuk do të jetë vetëm djali i tij, por edhe fëmijë të tjerë. Kurse policia tha se të moshuarin kanë proceduar penalisht për akuzën e ngritur, por nuk ka pasur prova të tjera bindëse për ta mbajtur në paraburgim, sepse nuk ka as dëshmitarë.

Gjithsesi i dyshuari do hetohet dhe do mbahet nën vëzhgim. Kurse dosja penale i kaloi dje Prokurorisë së Rrethit për veprime të mëtejshme proceduriale, me akuzën “vepra të turpshme”./DITA

August 16, 2015 07:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*