I moshuari vret bashkëfshatarin për motive pronësie

Redaksia Online June 16, 2013 11:37

I moshuari vret bashkëfshatarin për motive pronësie

Një 55-vjeçar është vrarë me armë zjarri paraditen e sotme në rrethin e Mirditës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Prosek, në Mirditë, pak minuta pas mesditës. Një 55-vjeçar është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa policia ka identifikuar edhe autorin e vrasjes.

Sipas policisë, viktima është Pjetër Lleshi, ndërsa është shpallur në kërkim 75-vjeçari Llesh Lleshi, i cili dyshohet si autori i krimit.

Dyshohet se konflikti mes dy bashkëfshatarëve ka nisur për motive pronësie. Policia po punon për zbardhjen e plotë të krimit dhe arrestimin e autorit.

 

Redaksia Online June 16, 2013 11:37
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*