I nënshtrohet ndërhyrjes për të humbur peshë, humb jetën 29-vjeçari

April 15, 2019 20:46

I nënshtrohet ndërhyrjes për të humbur peshë, humb jetën 29-vjeçari

Përvoja e Raffaele Arcellës fillon në mars, kur ai i nënshtrohet një operacioni të zvogëlimit të stomakut, me qëllim të humbjes së peshës në një klinikë në Ottaviano, në provincën e Napolit.

Kushtet e tij shëndetësore, megjithatë, përkeqësohen papritmas: ai vuan nga ethet e larta dhe problemet e frymëmarrjes dhe mjekët e strukturës vendosin ta fusin atë në një operacioni të dytë.

Por çdo gjë merr për keq. Ai transferohet urgjentisht në Spitalin Policlinico të Napolit,  nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Për të shpëtuar jetën e tij, ndërhyet sërish dhe ky ishte operacioni i tretë, por nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë.

Të shtunën pasdite Raffaele, 29 vjeç, nga Caivano, vdiq.

Raportimi i ngjarjes është bërë nga  “Il Mattino”. Rafaele la pas gruan dhe një djalë gjashtëvjeçar.

Në këtë çështje, prokurori i Nolës ka vendosur të hapë një hetim që mund të hedhë dritë mbi shkaqet e sakta të vdekjes: të përcaktojë nëse ajo ishte si pasojë e gabimeve njerëzore, apo nëse Rafaeli vdiq për shkak të një fati tragjik.

Një autopsi pritet të kryhet në orët e ardhshme.

 

b.b/dita

April 15, 2019 20:46
Komento

1 Koment

  1. anticensurë25642654 April 16, 07:46

    në indi vdiq një grua se e shtypi makin,në kili një fëmijë ra nga shkallët,në alaskë një rrëshkiti në akull,përse nuk i nxirrni këto mijra e mijra të vdekur në botë??
    ku qëndron lajmi në këtë shkrim të hollësishëm??
    janë ngjarje që ndodhin çdo ditë në botë!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin