I ngacmon gruan në rrugë, burri i këput veshin 32-vjeçarit

March 17, 2014 09:15

I ngacmon gruan në rrugë, burri i këput veshin 32-vjeçarit

Një grindje për shkaqe xhelozie për pak i ka kushtuar veshin një të riu në qytezën e Bilishtit.

41-vjeçari Ferdinand Mulla i ka këputur veshin me dhëmbë 32-vjeçarit me iniciale F.LL, i cili i ka ngacmuar gruan. GSH shkruan sot se sipas dëshmive të dhëna nga të dy personat e konfliktuar, bashkëshortja e 41-vjeçarit ka qenë duke kaluar në rrugë, por është ngacmuar me fjalë nga 32-vjeçari F.LL., teksa e gjithë skena është parë nga bashkëshorti i saj, Ferdinand Mulla, i cili ka qenë i ulur në një lokal aty pranë. Sapo ka parë 32-vjeçarin që ka ngacmuar bashkëshorten e tij, babai i dy fëmijëve është ngritur i revoltuar nga lokali dhe pas një debati me fjalë, ka nisur ta qëllojë me grushte të riun në rrugë. Ai nuk është ndalur më tej, por e ka kafshuar në vesh, duke i këputur një pjesë të tij.

Banorë të zonës kanë ndërhyrë për të qetësuar gjakrat, ndërsa më pas 32-vjeçari është dërguar në spitalin e Korçës. Policia ka arrestuar në flagrancë 41-vjeçarin Ferdinand Mulla, nën akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”.

March 17, 2014 09:15
Komento

9 Komente

  1. Mark.uk March 17, 09:40

    Mire qe nuk I ka keput gja tjeter.

    Reply to this comment
  2. seriozisht March 17, 09:44

    ka qene shfaqja veshngrenesi me …ngresin.

    Reply to this comment
  3. Eli March 17, 09:46

    Policia te arrestoj ate maskarain qe i ka ngacmuar gruan dhe jo kete qe donte te mbronte nderin e tij….po sikur Saimirit ti ngacmonte dikush gruan si di vepronte…akoma ne shqiperi njerzit vriten per nje cop p…… turp pis milet.

    Reply to this comment
  4. Lejleku March 17, 12:41

    Jo…jo…o!
    Nje i njohur i shkruan Donald( Trump) :
    –Shpesh, per t’u siguruar, i shoh njerezit si nje pistolete qe ka mundesi te me dretjtohet mua . Ato jane pistoeta te verteta dhe une jam kembeza e shkrepjes .Kjo me ben qe te flas e ta ve kemben me kujdes…..Kurre nuk e dime se kur mund te shkrepe instikti vrases i nje njeriu…..

    Reply to this comment
  5. Arben March 17, 12:50

    shume mire ja ka be…….i lumte.Kshtu e duan kafshet qe mos te ngacmojn grate e martuara.

    Reply to this comment
  6. Pëllumb zaimi March 17, 14:49

    Ti kishte keputur dhe veshin tjetër të paktën?

    Reply to this comment
  7. Ilir March 17, 14:53

    PO KY QENKA KOKLOQE FARE.

    PSE ORE EDHE SOT QE KA FACEBOOK, E NJEMIJE MENYRA PER TE GJETUR FEMRAT QE JA KA QEJFI, VAZHDOJNE PRAPE NGACMIMET NE RRUGE.

    AQ ME TEPER NE NJE QYTEZE TE VOGEL SI BILISHTI, QE MERRET VESH EDHE KUR PJERDH NJE MIZE??!!!!!

    KY MIKU E PASKA KERKUAR VETE..

    Reply to this comment
  8. Alba March 17, 16:07

    Sa njerez te ulet me veprime injorantesh po degjojme nga krahinat e Korces. Jo vetem ky rast, por jo me larg se 3 muaj per arsye xhelozi dashnoresh u vrane 4 persona, dhe para nje viti dashnori vrau dashnoren, burrin e dashnores, dhe dashnorin e dashnores. Paskan qene kurvare te dengjeneruar ne ato ane.

    Reply to this comment
  9. MARKO March 17, 22:06

    Po djalit te Neritan Cekes a ju sherua veshi?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*