I ngatërroi emrin te “faktet tronditëse”, Kastriot Skënderi kërkon korrigjimin nga Arben Ristani

May 13, 2016 02:25

I ngatërroi emrin te “faktet tronditëse”, Kastriot Skënderi kërkon korrigjimin nga Arben Ristani

Të martën PD paralajmëroi “fakte tronditëse” për lidhjet e drejtuesve të policisë me drogën.

Një ditë më pas, të mërkurën në mesditë Arben Ristani i PD-së, duke lexuar disa emra drejtuesish policie që sipas tij janë të lidhur me trafikun e drogës, përmendi edhe emrin Kastriot Skënderi.

“Ish-drejtori i kufirit në Vlorë, Kastriot Skënderi, i cili u kap në 2015-n në zonën e Kakomesë me një kamion me 1 ton kanabis sativa” – janë fjalët e Ristanit të transmetuara me zë dhe figurë në ekran.

Por Kastriot Skënderi nuk ka qenë asnjëherë “drejtor i kufirit në Vlorë”.

Rasti për të cilin flet Ristani ka të bëjë me një ndalim të 11 nëntorit 2015 kur u arrestua shtetasi Robert Myrdar Muftari, pasi në datën 10 nëntor në fshatin Radhimë te zona e njohur si Viroi u gjet i braktisur dhe u sekuestrua një furgon tip Benz me targë AA 619 AJ dhe një mjet lundrues gomone ku ishin 6 çanta me 808 kg Canabis.

Shef kufiri në policinë e Vlorës kur ka ndodhur ky episod ka qenë Agron Baliaj nga Tropoja, jo Kastriot Skënderi.

I njoftuar për ngatërresën nga gazetarë të kronikës, Ristani ka pranuar në disa shkëmbime mesazhesh që informacioni që ka dhënë në TV nuk është i saktë.

DITA i posedon mesazhet e tij.

Pas kësaj në sajtin zyrtar të PD-së, deklarata e lexuar nga Ristani ka ndryshuar: E ka bërë Kastriot Skënderin nga “drejtor kufiri në Vlorë”, në “drejtor qarku në Gjirokastër”.

Kastriot Skënderi

Kastriot Skënderi

Pra sipas leximit të ri të deklaratës së Ristanit “drejtori i Qarkut Gjirokastër u kap në 2015-n në zonën e Kakomesë me një kamion me 1 ton kanabis sativa”.

Duke bërë edhe gabimet e radhës: Kakomenë nuk e ka Gjirokastra por Vlora, por edhe sikur ta kishte, Skënderi nuk ka qenë as drejtor i qarkut Gjirokastër në nëntor 2015 kur ka ndodhur episodi i cituar nga Ristani.

Sikur të mos mjaftojë, ironike është që ndërkohë që PD nëpërmjet Ristanit e ka futur tek “bashkëpunëtorët e Tahirit në lidhjet me trafikantët”, në polici e dinë të gjithë që Skënderi – i cili ka gradën drejtues – dhe Ministri Tahiri nuk kanë patur marrëdhënie të mira.

Fërkimet mes tyre kanë qenë edhe shkaku i largimit të Skënderit nga posti i drejtorit të Qarkut të Vlorës që në korrikun e vitit 2014.

I kontaktuar nga DITA, vetë Skënderi thotë se ka kërkuar në rrugë jozyrtare nga PD që të korrigjojë ngatërresën e emrit, funksioneve dhe të tërheqi deklaratën që e ngarkon pa asnjë arsye me një episod të rëndë.

Por deri tani, nuk ka reagime, veç ndryshimit të tekstit të lexuar nga Ristani nga versioni TV në versionin online.

“Funksionet që kam patur në polici gjatë këtyre viteve dhe periudhat mund të verifikohen shumë lehtë. Edhe z.Ristani e di që ka bërë një ngatërresë. Pres korrigjimin e deklaratës, sic më është premtuar nga kontaktet që pata pas transmetimit në TV. Nëse jo, do më duhet ti drejtohem gjykatës për pastrimin e emrit tim nga diçka me të cilën nuk kam asnjë lidhje” – thotë Skënderi.

Dita

May 13, 2016 02:25
Komento

3 Komente

  1. ALBO May 13, 08:58

    O Ristan, te paskan genjyer e ste kane dhene Raki ball kazani :p
    E bere nje gabim me Kacin ne 2013 kur e fute te lista e te shumteve dhe e bere Tepelens. Mos e bej prap kete gabim o Ristani ball kazani. Te ishte Kaci nga ata qe ju del emri per keto gjera qe thua ti, do ishte bere Drejtor i Pergjithshem, e jo te coej ne nje detyre ne prapavije (megjithse eshte mesuar ai qe ne kohen e Sali evendiut). Jo per gje po, ishte mos i vetmi, nder 2-3 ata qe kishin mbajtur grada Kryekomisar qe ne kohen e Sali Efendiut. Por siduket kriter ishte te qenit Tepelens, te kishe vite i shkeputur nga policia dhe te qenit roje i Karburanteve Alpet. Nejse, shendet e te mira e ashtu si thote i madhi e i gjati “Qent le te lehin karvani te shkoj perpara”.

    Reply to this comment
  2. spata May 13, 09:00

    Mos u cudisni .Sot nje fjale meser dy te tjera me vone konkluzjoni .Policia e shtetit qe drejtohet nga z.Tahiri eshte e implikuar me trafiqe droge .Vetem keshtu Mazhoranca nuk fle e qete .Leviz politika ,Parlamenti ,Presidenti ,Prokuroria , Drejtesia dhe Medjat mbushin faqet e gazetave .Shqiperia ecen perpara.

    Reply to this comment
  3. miri suedi May 13, 13:21

    prandaj duhet nje ligj per shpifje…….se keshtu i bie ke te besosh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*