I nisur për të drekuar, grabitet me armë eksperti i futbollit Manuel Pellegrini

June 4, 2018 22:58

I nisur për të drekuar, grabitet me armë eksperti i futbollit Manuel Pellegrini

Ish-futbollisti dhe eksperti i futbollit kilian, Manuel Pellegrini është plaçkitur nga sulmues të armatosur në vendlindjen e tij Kili.

Sipas mediave angleze, trajneri i sapo emëruar i klubit londinez West Ham është sulmuar dhe plaçkitur teksa po shkonte një restorant në Santiago me gruan dhe miqtë e tij.

Sulmuesit e armatosur kanë marrë çantën e gruas së Pellegrinit dhe me automjetin e vjedhur janë larguar nga vendngjarja. Në ikje sulmuesit kanë hapur zjarr ndaj policisë, e cila u përpoq t’i ndalonte. Megjithatë, disa orë më vonë policia ka arritur t’ua gjej automjetin.

“Falënderoj policinë për reagimin e guximshëm dhe të shpejtë. Falënderoj edhe qytetarët që na dolën në ndihmë. Shpresoj që policia të marrë më shumë autorizim në luftën kundër krimit në Kili”, ka thënë Pellegrini.

I konsideruar si njohës i mirë i futbollit, Manuel Pellegrini ka qenë trajner në klube si Universidad de Chile, Palestino, O’Higgins, Universidad Católica, LDU Quito, San Lorenzo, River Plate, Villarreal, Real Madrid, Málaga, Manchester City dhe Hebei China Fortune.

s.a/dita

June 4, 2018 22:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*