I njeh Policia Rrugore dokumentat e lëshuar nga Kontrolli Teknik? Lexoni çfarë i ka ndodhur këtij të riu në Tiranë

May 5, 2015 14:38

I njeh Policia Rrugore dokumentat e lëshuar nga Kontrolli Teknik? Lexoni çfarë i ka ndodhur këtij të riu në Tiranë

Bashkë me patentën dhe lejen e qarkullimit, certifikata e kontrollit teknik të mjeteve motorrike është një nga dokumentat bazë që një polic rrugor i kërkon një qytetari në rast ndalimi për kontroll.

Certifikata e kontrollit teknik ka disa opsione në rast se diçka nuk shkon me mjetin, opsione të cilat emërtohen nga Ngel 1 në Ngel 4.

Nga këto opsione, opsioni Ngel 2 parashikon që mjeti të riparojë dëmtimin e konstatuar dhe të rikthehet për kontroll brenda një afati që vetë zyra e Kontrollit Teknik përcakton.

Me këtë opsion, gjatë kësaj kohe mjeti mund të qarkullojë lirshëm deri në rikontroll.

Qytetari madje paguan për këtë.

A i njohin të gjithë policët rrugorë, veçanërisht të rinjtë që sapo kanë dalë në rrugë, këto opsione? Rrjedhimisht a i njohin të drejtat dhe detyrimet e vetes dhe të qytetarëve taksapagues?

Rasti që është denoncuar në redaksinë tonë dëshmon për Jo.

Ky qytetar i Tiranës është ndaluar sot paradite pranë Muzeut në Tiranë dhe polici i ka marrë lejen e qarkullimit me motivimin që ka tejkaluar afatet e kontrollit teknik.

Në rastin konret ai është paraqitur rregullisht te Kontrolli Teknik dhe ka marrë prej tyre opsionin Ngel 2 për një problem me lulet e gomave.

I është përcaktuar afat rikontrolli brenda datës 17 maj, por ndërkohë sipas opsionit Ngel 2 mund të qarkullojë lirshëm dhe të riparaqitet për kontroll me goma me lule të rregullta.

Dokumentat e paraqitur nga qytetari nuk kanë pirë ujë tek policët rrugorë.

Megjithëse në to thuhet qartë që mjeti mund të qarkullojë deri në 17 maj, 34 vjeçarit Klodian Shatraj i është marrë leja e drejtimit të mjetit.

Raste si ky jo vetëm duhen korrigjuar por duhen bërë shembull që policët e rinj të thellohen në njohuritë mbi dokumentacionin e institucioneve partnerë të tyre.

Nëse Policia Rrugore nuk njeh zyrën e Kontrollit Teknik, çfarë sigurie mund të kenë qytetarët tek vërtetësia e dokumentave zyrtarë? / DITA

qytetari 4qytetari 3

May 5, 2015 14:38
Komento

12 Komente

  1. Zogu May 5, 20:45

    Keta policat 6 mujorsh jane si gjykatesit e plepave qe nxorri Saliu per me shkatarru Shqiperine. Thirrini menjes o Shtet se keni fillu me rreshkit

    Reply to this comment
  2. ushtaraku May 5, 21:38

    o DITA edhe ju nuk e njihket mire ligjin, qe qendra e kontrollit te len nje afat prej nje muajsh, nuk do te thote qe ti mund te punojsh me automjetin, por te shkojsh ne servis te eleminojsh, defektin, pra ti mund te levizesh vetem me ate automjet jo me njerze, pra automjeti eshte i rregullt kur kalon koalidimin, jo kur te ka kthyer per riparim, POR nuk mund te gjobitesh nga policia kur ti je vetem ne qarkullim dhe po shkon ne nje servis. PO TE LEXOJSH MIRE LIGJIN, POLICIA KA TE DREJTE DHE TE KTHEJ NE PIKEN E KOALIDIMIT KUR VERIFIKON SE AUTOMJETI NUK ESHTE NE GJENDJE TE MIRE TEKNIKE, asnje ketu tek ne nuk e ben DHE SE SHIKOJNE MJETE ME SHUME DEFEKTE QE QARKULLOJNE

    Reply to this comment
    • bashkim May 5, 23:32

      lexoje fleten e Kontrollit Teknik or taj.
      Shifi aty se nuk ka nevoj me njof sh ligje.
      E ke te shkruar kur ndalohet te qarkullosh e kur jo.
      Tjetri paguan gjobe per ate muaj qe shtyhet kontrolli.
      Shteti perfiton pra, nuk ka se si ta ndeshkoj ate qe e ka “blere” kohen e vet te kontrollit tjeter

      Reply to this comment
  3. ushtaraku May 5, 21:47

    E KEQJA ME E MADHE DHE ME INJORANTE E POLICISE TONE RRUGORE ESHTE SE NUK MJAFTOHET DHE POTHUAJ SE NUK DIN TE QORTOJ, POR VETEM TE DENOJ SE KESHTU I EDUKOJNE EPRORET turp turp turp, se ne ligj quhen sherbim i policise rrugore jo kontroll rrugor sic veprojne ato

    Reply to this comment
    • aty May 5, 21:59

      Te gjithe gaboni shume rende, nuk eshte faji i policit, ai ka te drejte, por faji eshte i kontrrllorit teknik, ai nuk duhet ta pranoje makinen fare per kolaudim, i thuhet shko nderro gomat dhe hajde.Ne itali keshtu eshte revizioni i makines behet kur ajo eshte ne rregull, kur i mu gon dicka ai te thote sho beje ose ta ben ai dhe ta vendos ne cmim punen e bere.Tekniku nuk duhet te pranoj makina me difeke, vetem ato qe jane ne rregull me ligjin ne fuqi.Pyesni dhe pastaj gjykoni te shkretet polic.

      Reply to this comment
  4. diana May 5, 22:21

    Polic Idiot i nje sistemi te shkaterruar
    Bravo Klod per guximin qytetar

    Reply to this comment
  5. eduard May 5, 23:35

    a e dini qe aktualisht shteti mbahet me gjoba?
    ka deshtu Dogana
    Kan deshtu Tatimet
    Ka deshtu FMN me borxhin e ri qe ju shpernda bizneseve.
    Qeveria po kerkon te miratoje nje ligj qe te marri borxhe pa lejen e Parlamentit.
    Rama thjesht esht cmend.
    Keta policat kan marr urdher vec ti kepusin fukarenjt ku ti gjejn.
    Edhe bizneset e medha jane nen presionin e gjobave.
    Gjoba pa fund sepse taksat e mbledhura nuk dalin as per kestet e borxhit publik
    do tia shihni tymin sh shpejt

    Reply to this comment
  6. albi May 6, 05:17

    O ushtaraku qeke kokrra e fikut si ato qe shet erion veliaj.njihet cdo dokument zyrtar paralel qe ka te bej me rregullat e qarkullimit.Por policia ka marre urdhera vetem te ver gjoba se po mbush arken e shtetit sipas urdherave qe u jane dhene nuk njihet keshillimi si detyre e policise ndaj qytetarit qe paguan taksa.Ne tirane dhe te gjith shqiperine shikon vetem postoblloqe policie te jeo imazhin e nje shteti ne situate jo normale.

    Reply to this comment
  7. pro.... May 6, 06:56

    ..lexova nje opsion “,te drejtat e shkelesit”,…ti jepet shkelesit ta plotesoje ,qe te konsiderohet njeri me te drejta,pavaresisht mases qe e trajton ,apo keqtrajton ate.

    Reply to this comment
  8. Zogu May 6, 07:40

    Polic me mbiemrin Baxella,kjo i thote te gjitha se ku a mberrit Policia. Mos i bini ne qafe miletit mor derdimena se po i sos durimi njerezve dhe nuk eshte cudi qe tju hane te gjalle ndonje dite.

    Reply to this comment
  9. leonel May 6, 12:13

    Letra qe paraqet qytetari nuk e eshte certifikatë e kontrollit teknik. Eshte raporti I kontrollit teknik.
    Ne ketë raport qytetari nuk ka kaluar dhe duhet te pajisej me kontroll teknik afat 30 ditor (SGS).
    roporti qe ai paraqet nuk eshte per ta paraqitur te polici por tek sporteli dhe sporteli duhet ta pajisI me certifikatë SGS 30 ditore. Besoj se nga ana e redaksia kjo eshte nje disiformim qe I behet qytetarit Ne rast se do te ishte gabim punonjësi I policisë do ishte I pezulluar. I sugjeroj redaksis te lexoj nenin 79 te kodit rrugor dhe me pas te bej artikullin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*