“I njëjti bark pjell të dyja palët. Mjaft më me fjalime groteske dhe pa pikë efekti!”

June 4, 2016 13:33

“I njëjti bark pjell të dyja palët. Mjaft më me fjalime groteske dhe pa pikë efekti!”

Gjergj Meta, është një prift aktiv në rrjetet sociale.

Ai reagon shpesh mbi aktualitetin në vend. Ditën e djeshme Dom Gjergj Meta në Facebook-un e tij shkruan: “Këto fjalimet populiste, me të mirët nga njëra anë dhe të këqijtë nga ana tjetër, po më krijojnë probleme gastrike këto kohët e fundit.

Ndërkohë që i njëjti bark pjell të dyja palët. Dhe ky është barku që mbarset tash sa vite nga i njëjti përbindësh antinjeri, një lloj leviatani politiko-shoqëror të cilit nuk po i gjejmë dot rrënjën. Është një leviatan që mbyt çdo anije shprese, gëlltit çdo entuziazëm përtëritës. Është një leviatan kameleon që ndryshon ngjyrë çdo ditë e kurrë nuk e kupton se nga vjen.

Prandaj mjaft më se u gërtitëm me fjalime groteske dhe pa pikë efekti. Tashmë kemi krijuar imunitet. Më vjen keq të përsëris me Koheletin: asgjë e re nën këtë diell! Blegërimë të këndshme!”. Komentuesit i thonë se, fatkeqësisht ka shumë të drejtë…

June 4, 2016 13:33
Komento

1 Koment

  1. Euro Maloku June 4, 20:18

    -Ja sa te mbarojme se ndari edhe ca copa te fundit qe kane mbetur..
    Ju te perendise duhet te jeni edhe me te duruar!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*