I nxehti afrikan, java e parë e gushtit me temperatura deri në 40 gradë

July 27, 2018 14:42

I nxehti afrikan, java e parë e gushtit me temperatura deri në 40 gradë

Sinoptikantët parashikojnë se java e para e gushtit do të jetë me temperatura të larta. Ky është një lajmë i mirë për të gjithë ata që planifikojnë të shkojnë me pushime.

Sipas Meteoalb, periudha 29 korrik-5 gusht do të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018, ndërsa 20 ditëshi tjetër i muajit do jetë pranë vlerave tipike të gushtit.

Sipas Meteoalb, fusha termike nga e diela dhe në vijim duke përfshirë edhe javën e parë të muajit gusht, do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit Afrikan të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri ku pritet që periudha 29 korrik – 5 gusht të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018 deri në 40 gradë në hije, çka do të thotë që realisht ne e ndjejmë 4 deri në 5 gradë më shumë.

l.h/ dita

July 27, 2018 14:42
Komento

1 Koment

Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*