I nxehti tropikal në Japoni. 11 viktima, 5500 të shtruar në spital

July 31, 2019 09:17

I nxehti tropikal në Japoni. 11 viktima, 5500 të shtruar në spital

 

Më shumë se 11 persona kanë vdekur në Japoni për shkak të temperaturave të larta.

Pas sezonit të stërzgjatur me rreshje, Japonia, ashtu si dhe pjesa tjetër e botës, është përfshirë nga i nxehti tropikal, si pasojë e të cilit është trefishuar numri i shtrimeve në spital në javën e fundit.

Më të prekurit, bazuar në të dhënat e Agjencisë për Parandalimin e Fatkeqësive, kanë qenë të moshuarit, rreth 53% e numrit të përgjithshëm.

11 viktimat janë nga 11 prefektura të ndryshme të arkipelagut, ndërsa numri  i personave të shtruar në spital me simptoma që lidhen me nxehtësinë është 5.665.

Sipas Agjencisë Meteorologjike, sezoni i reshjeve zyrtarisht përfundoi në fillim të javës dhe zgjati 8 ditë më shumë se mesatarja e vendit.

Qyteti i Tokios nga 27 qershori deri në 16 korrik pa më pak se 3 orë diell në ditë.

Në të njëjtën periudhë kryeqyteti regjistroi rekordin e ditëve të njëpasnjëshme me reshje, që u shoqëruan me rritjen e papritur të çmimeve.

l.h/ dita

July 31, 2019 09:17
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim