I nxehti vdekjeprurës në Kanada, numri i viktimave shkon në 33

July 5, 2018 21:54

I nxehti vdekjeprurës në Kanada, numri i viktimave shkon në 33

Vala e nxehtë që ka mbërthyer pjesën jugore të provincës kanadeze Quebec, raportohet se ka shkaktuar vdekjen e 33 personave.

Moti i nxehtë ka nisur që të premten e kaluar, me temperatura që kanë shkuar deri në 35 gradë celsius.

Numri i viktimave është rritur çdo ditë; 17 vdekje janë raportuar deri të mërkurën, ndërsa 33 këtë të enjte, nga ku 12 të vdekur janë regjistruar në Montreal.

Sipas hetimeve paraprake, viktimat e regjistruara nuk kanë pasur ajër të kondicionuar.

Zyrtarët i kërkojnë njerëzve të pinë ujë me shumicë dhe të qëndrojnë në hije.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi”, tha kryebashkiakja e Montrealit, Valerie Plante.

Qyteti ka ndërmarrë si masa paraprake për njerëzit hapjen e pishinave dhe të hapësirave me ajër të kondicionuar.

Zyrtarët e shëndetit publik kanë deklaruar se kjo valë e nxehtë mund të jetë veçanërisht vdekjeprurëse për të miturit dhe të moshuarit.

Vala në fjalë është më e rënda që provinca ka përjetuar në dekada, por meteorologët thonë se temperaturat do të bien të premten, në rreth 24 gradë celsius.

s.a/dita

July 5, 2018 21:54
Komento

3 Komente

  1. demo July 6, 07:16

    Amanet Dhimitrin me portretin e enver hoxhes,.RUANI DHIMITRIN se po i ra pordha ne zemer Dhimitrit,do ngeli celula partise pa MISIONAR..

    Reply to this comment
  2. Frroku July 6, 07:27

    C’eshte ky lajm idiot?Kush eshte ai idiotic qe e ka shkruar kete lajm?
    Une jetoj ne Kanada dhe nga mediet e ketushme nuk eshte dhene asnje lajm vdekjeje nga te nxehtit.
    Ketu nuk ekziston asnje hale [banjo publike ose WC ] pa kondicioner e jo me ndertesa .

    Reply to this comment
  3. Jimi July 6, 12:31

    Zavalli Demo, i mjeri demo
    Demua kishte nje gomar te cale
    pa kapister pa samar.
    Zavalli demo, i mjeri Demo.
    Demua rrinte kapardisur!……
    ………….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*