I pamëshirshëm!

Nga Mero Baze September 8, 2013 11:39

I pamëshirshëm!

Ka disa gjeste instiktive në jetën e një njeriu që e tradhtojnë atë sa herë i shfaqet para dikush që e ka urryer. Ilustrimi tipik i këtyre instiktive është mënyra se si Sali Berisha rikujtohet të poshtërojë Azem Hajdarin sa herë i jepet rasti në jetë.

E poshtëroi fillimisht kur e shkarkoi nga detyra e kryetarit të Partisë Demokratike, në vitin  1991, dhe kur më pas e ka zëvendësuar dhe në biografinë e kësaj partie, ku thuhet se kryetar i parë i saj ka qenë Sali Berisha. E poshtëroi në vitin 1992 kur i hoqi imunitetin dhe e çoi para gjyqit me shpresë se do ta fuste në burg, pas një incidenti të sajuar në selinë e PD-së. E poshtëroi në vitin 1993, kur e shpalli bashkëpunëtor Sigurimi në gazetën RD. E poshtëroi në vitin 1994, kur e shpalli agjent të fqinjëve veriorë po në gazetën RD. E poshtëroi në vitin 1995, kur injoroi përpjekjet e tij për të ndaluar përjashtimin e Eduard Selamit. E poshtëroi në vitin 1996, duke e ripërjashtuar fare nga Partia Demokratike dhe Këshilli i saj Kombëtar, parti të cilën e kishte themeluar vetë.

E poshtëroi në vitin 1997, ku më shumë policë dhe SHIK-sa ndiqnin Azemin, se sa protestat antiqeveritare që e rrëzuan nga pushteti. E poshtëroi në vitin 1998, ku nga gjithë vdekja e tij ai përdori vetëm arkivolin për të sulmuar kryeministrinë dhe për të prodhuar trazira, duke harruar dhe ta varrosë.

Jeta politike e Azem Hajdarit është një histori lufte me Sali Berishën, e cila në shumicën e rasteve ishte një përpjekje për të vetëmbrojtur dinjitetin e tij të nëpërkëmbur. Azem Hajdari e mundi për katër ditë kundërshtarin e parë politik, regjimin komunist, dhe për tetë vite nuk ia doli dot të mundte kundërshtarin e tij real politik, Sali Berishën, një komunist të mbijetuar nga lidhjet me regjimin.

Por përtej kësaj historie tragjike, Azem Hajdari nuk ishte një shenjt dhe as një figurë që kishte mbështetje mbarëpopullore. Ai ishte një populist i shkathët, një njeri me instinkte të forta politike, por dhe një njeri problematik në lidhjet e tij të sforcuara me botën ordinere dhe nëntokën e politikës shqiptare. Kishte plot njerëz që e urrenin, sidomos nostalgjikë të diktaturës për atë që bëri kundër saj, por dhe plot të tjerë që e shikonin si një përfaqësues banal të asaj historie.

Ishte pikërisht populizmi i tij ai që trembte Sali Berishën dhe ishin pikërisht këto ishuj urrejtje ndaj tij që lehtësuan poshtërimin konstant të Sali Berishës ndaj tij. Sali Berisha nuk reshti së përdoruri ato jo vetëm sa Azemi ishte gjallë, por edhe pasi vdiq.

Për të fundit herë po i përdor më 12 shtator të këtij viti. Njeriu që nuk ka pranuar të dëshmojë për vrasjen e Azem Hajdarit dhe që ende nuk shpjegon momentin kyç të vrasjes së tij, atë të nxjerrjes në rrugë nga njeriu i afërt i gruas së tij, nuk bëri asgjë për t’u rihapur çështja gjatë tetë viteve në pushtet, dhe asgjë për rehabilitimin e tij moral. Ai e përdorte Azemin gjithmonë për të provokuar kundërshtarët e vet, mes të cilëve natyrisht ka mijëra që nuk duan t’ia dëgjojnë emrin Azemit. Kështu veproi më 2006 kur donte t’i ngrinte një përmendore në parkun Rinia, pa asnjë lidhje, vetëm të provokonte Bashkinë e Tiranës. Kështu po bën dhe tani kur ka ikur nga pushteti. Të gjitha dekoratat që ka marrë Azemi janë përpjekje të familjes së tij, që vrapon pas çdo presidenti të marrë nga një dekoratë, dhe jo ndonjë iniciativë e Sali Berishës. Berisha kishte gjithë kohën e duhur ta çonte Azemin në kë varrezë të donte këto vite, por urrejtja për të nuk i është shuar dhe nuk do që ai njeri të prehet një herë me dinjitet diku.  E do vetëm për luftë dhe konflikte. E do vetëm ta përdorë si mish për top edhe të vdekur, siç ka tentuar ta përdorë të gjallë. E do që njerëzit ta fyejnë Azemin, ta shajnë, të nxjerrin dufin e Berishës ndaj tij. E do si një kosh plehrash ku të zbrazet zemërimi i kundërshtarëve politikë dhe ai të bëjë sehir dhe të duket si njeriu që po rehabiliton Azemin.

Pa Sali Berishën kundërshtar, biografia e Azemit do të ishte shumë e pastër. Kundërshtarët e tij politikë, socialistët, nuk i kanë bërë asnjë akuzë Azemit nga ato që i ka bërë Berisha. Ata nuk i kanë thënë spiun, agjent i UDB, trafikant, vrasës dhe i papërgjegjshëm siç i ka thënë Sali Berisha. Gjithë çfarë është thënë kundër Azemit dhe gjithë balta që është hedhur mbi të, ka të bëjë vetëm me Sali Berishën. E ka thënë me zë, me figurë në publik, dhe me shkrim në gazetën zyrtare të PD-së.

Tani kur iku për herë të dytë dhe të fundit nga pushteti, dhe kur nuk duron dot ditën që do të mblidhet qeveria e re, do të ringrejë nga varri Azemin jo për ta nderuar, por për ta poshtëruar, për ta ripërdorur, për ta ripërdhosur, për ta rifyer. Siç ka bërë sa ishte gjallë. Dhe është e ndyrë pasi e bën këtë riposhtërim në sytë e të gjallëve që Azemi ka lënë pas. Në dorë të tij! / gazetatema.net

Nga Mero Baze September 8, 2013 11:39
Komento

8 Komente

  1. Pëllumb zaimi September 8, 13:37

    Vleresim dhe analize e sakte e mero bazes. Mbetet njohesi me i mire politik e psikologjik i sali berishes. Ky eshte nje shkrim “autopsi” i meros. Faktet qe prezanton jane teresisht te besueshem. Nderime autor!

    Reply to this comment
  2. vali September 8, 13:42

    nuk ikuptoj gruan e Azem Hajdarit .Te gjitha ngjarjet qe nga 91 deri diten e vrasjestregojne ,se bashkeshortja e tij ka qene kunder te shoqit sepse nuk kuptohet ndryshepranimi i posteve te ofruara nga krimineli per te mbuluarkrimin qe beri

    Reply to this comment
  3. populli September 8, 14:15

    E para,Azemi ishte nje horr,qe sa ishte gjalle ,i tmerroi studentet
    E dyta ,ishte trafikant armesh
    Dhe e treta ky njeri vetem me pislliqe eshte marre
    Po kjo Fatmira mos na hiqet si engjell,se ajo ka heq piken e zeze prej tij,
    ose ben si idiote ,ose eshte e tille
    Po ta kish vrare Saliun ,atehere e kish hallall te varrosej ne krah te deshmoreve,ndersa sot ,eshtrat e tij ,do ta ndyjne ate vend

    Reply to this comment
  4. Luli September 8, 14:44

    I lumte “b.tha” perderisa askush nuk do ti denoje …. ligji eshte i frikesuar ne Shqiperi.

    Reply to this comment
  5. Konsensus lo September 8, 16:26

    Saliu perdor edhe te vdekur Azemin, si perdoret shkrepsja per benzinën.Realisht Baze tregon te vertetat qe dihen,por nuk jane thelluar! Azemi e ka quajtur Saliun”Kallam i gjatë i Ramizit qe duhet thyer!” Azemi ishte me pardesy te bardhe dhe kjo nuk mohohet se jane fotot,pra i derguar i Alisë per levizjen…Por Azemi ka merite se u distancua nga Berisha,pra nga “projekti” Alia. Duket,duhet hetuar,Azemi u nda nga Berisha per falsitetet ndaj Sovranit,sepse sfungjeri u mbush me ujë mashtrimi dhe nuk mbante me.Interesant te zbulohet,ishte Saliu apo Azemi qe coi Saliun me 19 shkurt tek Alia,ku vendosen te tre te heqin”rrezojnë” me protestues shtatoren e Hoxhes! Dicka ka treguar Gjinushi,por perciptaz…Kuptohet se nga zbulimi i se vertetes se 19 shkurtit ku naten u hoqen nga sigurimi i shtetit,krahu projugosllav,bulonat dhe dadot e shtatores,dhe te nesermen kamaramanet si kane deklaruar vet u urdheruan te shkojne ne sheshin Skenderbej qe ne oren 08 te mengjesit,(R.Bulku u instruktua tu bente thirrje studenteve) rrenohet gjithshka nga partia blu e Ramizit,PD; por perpara te vertetave historike nuk duhet toleruar!…Azemi hyri ne konflikt te thellë me eminencen gri te Saliut,tropojanin M.Elezi, pas te cilit ka ndejtur dhe rri ende Koco Kokedhima i Edi Rames dhe PS. Heqjen e bustit të Enverit ne Fier,Kokedhima e ka bërë me telefonate të M.Elezit!(duhet rikujtuar ai moment se edhe eshte i shkruar) Azemi u nda nga Berisha sepse kuptoi katastrofen ku po e conin ate dhe PD formuar me “projekt” prej tij,ramizizmi! Nderkohe ishte ende koshjent se duhej luftuar Saliu,Elezi,Kokedhima,me taktike nga brenda,ndaj u afrua,disi,pas largimit me sindikaten!…Urdheri per tu kthyer urgjentisht nga Fieri,ishte vrasja pasi ata qe donin koken e Berishes,e vrisnin rruges,po te donin,ose kur hyri Azemi ne Seli te PD! Ketu duhet hetuar,cndodhi brenda PD dhe pse Saiu nuk deponon? Perse doli Azemi dhe jo Saliu? 12 pyetjet e Albanies nga A.Patozi,sipas nje thenie te Azemit nga nje takim; prove poshtersie e PD pa permendur te tjera…Saliu e turperon serish Azemin,pavarsisht se të majtet nuk e shajne Azemin si e shante ndyrësisht Saliu,si “Rita Marko”…spiun,etj…
    Nuk ka shenja te thellohen hetimet rreth Saliut ne kete vrasje makabre politikani! Familja turpesisht gezohet nga ky manipulacion skandaloz sepse Saliu i fitoreve “hostorike” nuk e ka marr nje vendim te tillë kur erdhi kryeminister…Perse tani? Te ndez sherrin me të majtet qe mendoj se kane te drejte ta ndalojne kete varrim ne varrezat e deshmoreve per shume arsye! Rama si gjithmone do tregojë debulesen e tij mitike,gafomanine,duke lejuar bashkine te shkeli mundet dhe ligjin dhe dinjitetin sepse me Azemin manipulohet! Forca e demokracise reale ne Shqieri eshtë teper e dobet dhe demtohen gjithe principet!Azemi meriton te nderohet nga te djathte reale,shoke e miq te tij edhe te majte,por kaq! Spekullimit te tij per kredo politike e karshilek Sovranit fitues,i bejne atij vet dem te madh!…

    Reply to this comment
  6. pelivan September 8, 16:37

    Shihni vetm foton e tije dhe perpiquni per te gjetur dicituren… Po provoj une i pari ok?

    …. Po,tetem more,edhe me tutje po deshe….

    Reply to this comment
  7. tradita September 8, 19:18

    po pse o Mero Baze, poshtrohet njeriu po te vorroset tek varret e deshmoreve. Kaq vend i keq qenka vendi tek Nene Shqiperia, sa po ta varrosesh njeriun atje e ke fyer, e ke dhunuar, e ke poshtuar.Une nuk e kuptoje kete logjike. ata qe e kuptojne ju lumte.

    Reply to this comment
  8. Alban Dega September 10, 02:41

    Sent: 9/8/2013 1:59:32 A.M. Eastern Daylight Time
    Subj: NJE KUJTESE MAKABER E SALI BERISHES PER SHTETIN LIGJOR

    NJE KUJTESE MAKABER E SALI BERISHES PER SHTETIN LIGJOR

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Pa perseritur faktet e deshmite e gjalla te Mero Bazes per shperdorimin dhe poshterimin per se gjalli te Azem Hajdarit nga Sali Berisha, te cilin e perdori dhe shperdori si nje topuz per te hapur dyert e majave te pushtetit ne Shqiperi, do te permendja vetem nje fakt.
    Si asnje politikan tjeter shqiptar krye- mashtruesi Sali Berisha ka perdorur disa here e vend e pa vend demagogjine e tij per gjoja respektin dhe zbatimin e Kodit te Vdekjes.
    Si asnje politikan jo vetem shqiptar Sali Berisha ka shkelur e dhunuar me barbarisht se kushdo tjeter kodin e jetes dhe kodin e vdekjes!
    Nuk ka shembull me te paster e deshmi me te fuqishme se shperdorimi e poshterimi qe ai dhe falangat e tij te murrme i bene kufomes se Azem Hajdarit…
    As hordhite bizantine, as jeniceret turq, as barbaret serbo- greke, as nazifashistet, as komunistet nuk vepruan sic veproi Sali Berisha me arkivolin e Azem Hajdarit per te shkallmuar me te dyert e Keshillit te Ministrave, te qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Fatos Nanos me 14 shtator 1998!
    Te njejten gje po ben edhe tani… Ai po perdor arkivolin dhe kufomen e tij per ti shpallur lufte qeverise se re demokratike vetem dy- tri dite pas betimit te saj dhe fillimit nga detyra!
    Perndryshe Sali Berisha ti pergjigjet pyetjes se Mero Bazes pse u kujtua pikerisht tani mbas tete vjetesh, pse e la pikerisht per tani kete veprim te mbrapsht te tij!?
    Nje kujtese makaber e nje kryeministri makaber qe e shperdoroi per se gjalli e po e stershperdoron per te dyten here kodin e vdekjes se Azem Hjadarit, qe e nxorri ne prite qellimisht per ti lare duart me te si Pilati!
    Nje kujtese makaber e nje kryeministri makaber si Sali Berisha qe me kete akt i kujton shtetit ligjor se ai kurre nuk dha llogari as ndeshkua per grushtin e mirefillte, klasik dhe tipik per Kaudiljot e Amerikes Latine te 14 shtatorit 1998 kur me urdherin e tij dhe me porosi, kerkese te UDB-es serbe dhe Milloshevicit u zaptuan selite e qeverise dhe Kuvendit, Radiotelevizioni, u shkermoq shteti!
    Permbysja me dhune e nje qeverie te zgjedhur ne rruge demokratike eshte veprimtari tipike subversive dhe terroriste qe nuk ka afat kohor per gjykimin dhe ndeshkimin e autoreve dhe regjizoreve te saj si Sali Berisha.
    Krimineli gjithnje kthehet ne vendin e krimit, eshte nje shprehje filozofike universale. Ashtu po vepron edhe Sali Berisha per te dyten here me kufomen dhe arkivolin e Azem Hajdarit!
    E shperdoroi per se gjalli po e rishperdoron edhe per se vdekuri!
    Nje kujtese e mirefillte per shtetin ligjor! Drejtesia vonon por nuk harron! Pa shkuar ne vend ajo as eshtrat e Arben Brocit dhe viktimave te 2 prillit, as eshtrat e Azemit e kater heronjve te 21 janarit 2011 dhe as Shqiperia nuk do te gjejne qetesi nga prishesi dhe dhunuesi me eger ne historine e saj !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim