I pamposhturi Sevo Tarifa

August 18, 2018 10:39

I pamposhturi Sevo Tarifa

Zabit Ahmetaj

(Një portret për veteranin që punon me pasionin e një të riu e që s’thotë kurrë “U lodha!”)

Një shkrim i shkurtër biografik për bashkëfshatarin tim mashkullorit, për partizanin e LANÇ-it, për shkrimtarin, për profesorin, për historianin, për qëndistarin e portreteve, Sevo Tarifën me rastin e datëlindjes së tij.

Fëmijëria

Sevua lindi në Mashkullorë në një fshat me një histori të lashtë, por edhe të re, në 14 gusht 1927. Babai i tij, Janua, për arsye ekonomike emigroi në Argjentinë duke e lënë 6-muajsh në bark të nënës. Barra i mbeti nënë Savos. Ajo do të përgjigjej e kujdesej  për të ushqyer dhe katër pjesëtarë  të tjerë të familjes që ishin: Poli (mëma e Savos), Sotira  (mëma e Janos), Melpua e Sevua motër e vëlla dhe Ferrua (mbesa e Sotirës). Ajo diti të drejtonte timonin e jetës. Në këtë periudhë bëhen përpjekje për t’u lidhur me letra me babanë, mundësi për të dërguar ndonjë lekë, takimi i Sevos së vogël me të kthyerit nga Amerika me Çavo Pucin, kushëriri i tyre, ku ai e pyeste kur do të kthehej babai. Çavua i zënë ngushtë duke e mbajtur në prehër i përgjigjej se edhe ai do të kthehej.

Shkollën fillore Sevua e kreu në Mashkullorë me mësuesit e tij, që i donte aq shumë: Ahmet Idrizi, Sedat Asllani, Reshat Shahu. Në moshën 12-vjeçare, Sevua fillon punë krahu në rrugë në shoqërinë italiane “Puriceli” punëtor, por edhe shërbëtor tek asistenti italian  i rrugës. Punët e rënda që kryente e detyrojnë të largohet se duart e tij të njoma s’i përballojnë dot. Asistenti jep urdhër të mos pranohet në punë. Por në këtë kohë spikat zemërgjerësia e burrit të Humelicës, Tilo Guga, që e merr në punë dhe në bordero shënon një emër tjetër. Më pas kalon në Vlorë pas familjes së gjykatësit Manol Komnino, shërbëtor. Ai e përzë se së bashku më Siri Bozgon nga Gjirokastra shpërndante traktet e PKSH. Punon nxënës këpucar në dyqanin e Gaqo Tushës dhe  më pas në rrugën Vlorë-Drashovicë. Nga Vlora shkon në Tiranë, ku kishte kunatin e tij Gole Ninin, burri i motrës. Punon si shërbëtor në disa familje, tek Haki Stërmilli, Remzi Fico, Osman Haxhiu. Më pas, si pjekës gështenjash dhe shitës cigaresh. Këto punë të pavarura bënë të merret më shumë me lëvizjen NÇL, duke shpërndarë trakte dhe komunikata, duke e vënë veten tre herë në rrezik për t`u arrestuar, prandaj i kërkon përgjegjësit të grupit, Koco Tikës, që të shkonte partizan. Sevua largohet nga Tirana me dy fshatarë palokastritë, Mina Xhavara e Lefter Dedi deri në Fier dhe nga Fieri në Mashkullorë katër ditë në këmbë, me një trastë me 4 kg kripë në shpinë dhe me 500 lekë në xhepin e brendshëm.Këto ishin fitimet nga puna e tij.

Sevua partizan

Nënë Savua, djalin e saj të vetëm, dritën e syve e nisi partizan për lirinë e Shqipërisë në batalionin e dytë të Brigadës së VI Sulmuese, bashkë me djemtë e tjerë të  Mashkullorës, që edhe këta s’ishin pak, por 22 djem të çetës “Çerçiz Topulli”, të batalionit “Asim Zeneli” e të brigades VI: bujq, çobanë, shërbëtorë, hyzmeqarë. Vajtja partizan për Sevon shënoi një fazë të re në veprimtarië e panjohur dhe të vështirë, marshime të gjata dhe të lodhshme, të pambathur mirë e të paveshur, të pangrënë. Përpjekje të egra  të zhvilluara me një armik të armatosur me armët moderne të kohës, nazistët gjermanë, të ndihmuar edhe nga ballistët e zogistët. Kur e shikojmë Sevon në një fotografi me pantallona të shkurtra e me pushkë në dorë, duket si një pioner. Ai ishte krenar për një gjë, që me armikun do të luftonte ballë për ballë. Zjarri i armës së tij do të dëgjohej e do të bashkohej me atë të armëve të shokëve. Luftimet e zhvilluara nga Brigada VI në Rrëzomë, Kurvelesh e Mesaplik, Dukaj e kala të Margëlliçit, Labinot e  në rrethinat e Tiranës, në Shqipërinë e mesme e të veriut, çlirimin e Shkodrës (29 Nëntor 1944) dhe shporrjen e bishës naziste nga vendi ynë, si dhe luftimet përtej kufirit në Jugosllavi është edhe ndihmesa e këtij luftëtari.

Pas çlirimit

Bashkë me lirinë, Sevua, kthehet në familje për të punuar e për t’u shërbyer mamasë, edhe gjyshes, të cilave po u afrohej mosha e pleqërisë. Nuk ishte pretedent për poste e karrige, por punën e filloi me lopatë në dorë në mirëmbajtjen e rrugëve, por me ndërhyrjen e sekretarit të qarkut Gjirokastër, Haki Toska, ish-komisar i brigadës VI, emërohet në Këshillin Sindikal të qarkut, në gjendjen civile, në Këlcyrë. Më vonë daktilografist në prefekturën e Gjirokastrës , në qarkorin e partisë, drejtor i radios dhe nga vitet 1947 – 1963, sekretar i parë i rinisë në Gjirokastër, Elbasan, Durrës e Tiranë. Gjatë kësaj periudhe është marrë me edukimin e të rinjve, të ardhmes së atdheut, për formimin kulturor, për gjallërimin e jetës së brendshme në organizatën e rinisë, për pjesëmarrjen e tyre në aksione lokale e kombëtare, për heroizmin e tyre në punë, për ndërtimin e atdheut. Luftoi  për shëndoshjen e familjes së re, goditjen e koncepteve negative në shoqëri, në familje  e në shkollë.

Në 1954 shkon për studime në B.S. në ”Komsomol”. Në këtë kohë babai i tij kthehet nga kurbeti i zgjatur 30 vjet. Sofia, nusja e djalit e cila nuk e njihte vjehrrin dhe as ai nusen ,me një fotografi të tijën në dorë për ta njohur e saktësuar, e pret në portin e Durrësit. Nisen drejt Elbasanit për të shkuar në shtëpi ku çifti takohet i përmalluar, këtë herë jo më të rinj, por në mosha të thyera. Ardhja nga B.S.  i Sevos, takimi i tij me babanë, këtë herë jo si djalë po edhe ky baba me dy fëmijë. Në të gjitha detyrat e ngarkuara, shtetërore e në mënyrë të veçantë ato partiake, Sevua ka qenë i përkushtruar, i ka kryer ato  me devotshmëri, por asnjëherë ai nuk është shkëputur nga fshati duke u takuar me fshatarët, duke u shkuar atyre në gëzime e hidhërime, por edhe duke i ndihmuar në problemet e tjera si ujësjellësin ku merr pjesë edhe vetë, në sistemimin e varrezave duke i bashkuar të dyja lagjet në një varrezë ashtu siç vazhdojnë edhe sot, në asfaltimin e rrugës së fshatit, në rregullimin e qendrës  së lagjes “Jorgji Puci”.Këmba e tij ka shkelur  në çdo skaj të Shqipërisë, ku ka zhvilluar takime  me miq, me shokë, me të rinj me të reja, fatosa e pionerë, me gra e pleq, me punëtorë, me bujqë e çobanë, me oficerë e ushtarë. Ka qenë gjithmonë i komunikueshëm dhe i ndjeshëm me problemet e njerëzve.

Publicistika e profesorit dhe e shkrimtarit Sevo Tarifa është e gjerë. Ajo prek fushat e jetës e pa harruar, periudhën e Luftës Nacional Çlirimtare. Pena e tij ka gdhendur me daltën e skulptorit duke qëndisur portretet e partizanëve, të dëshmorëve e të heronjve, të komandantëve e komisarëve, pa harruar bashkëfshatarët e tij: Veipin, Abazin, Andonin, Çavon, Xhevdetin, Alinë, Rizanë, Lufton, Riston, Cikon, duke na i sjellë gjithmonë afër siç thonë vargjet “Vitet tutje e ata tëhu”. Por nuk harron të shkruajë për miqtë, për shokët e punës, të cilët  i ka njohur, ka punuar me ta, që e respektojnë në mënyrë të jashtëzakonshme për punën e palodhur të tij. Shumë shkrimtarë, poetë e miq kanë shkruar për Sevon nga goja dhe pena e tyre. Fjalët më të mira kanë buruar. Theksoj se në punët e partisë, të pushtetit e të rinisë, ka kaluar përmes disa universteteve. Në aparatin Komitetit Qendror të partisë, shkoi 43 vjeç dhe u largua 63, shkoi pa syze dhe iku me syze, shkoi me flokë të zeza e iku me flokë të bardha. Në takimin më 20 mars në Mashkullorë, Enver Hoxha,e vlerësoi personin e Sevos: “Ju keni një djalë të mirë këtej nga Mashkullora. E quajnë Sevo Tarifa.  Ai punon në aparatin e Komitetit Qendror bashkë me bashkëshorten time, Nexhmijen. Sevua u ka bërë ballë dallgëve të jetës që janë përplasur mbi të, duke i përballuar me guxim e trimëri, si ndarja nga jeta e bashkëshortes, Nendretit, më 1953-shin e që Melsi mbeti shumë i vogël jetim. Po kështu edhe bashkëshortja Sofia, ndahet nga jeta në moshën 66- vjeçare, mamaja e Fatosit, e Dritës dhe e Dhuratës. Ai është rrethuar nga dashuria dhe respekti i fëmijëve të tij të kulturuar e të shkolluar, me tituj e grada shkencore.  Theksoj se edhe mamaja e tij, Savua, ka qenë një punëtore e nderuar dhe e respektuar në kooperativë në fshatin Mashkullorë.

Sevua nuk i përket asaj kategorie burrash që në mëngjes u gdhinë ndryshe e në darkë u bënë demokratë. Edhe pse shumë vende të botës vizitoi. Gjithmonë u ka qëndruar besnik idealeve për të cilat luftoi e punoi. Ai sot jep një kontribut në Organizatën e Veteranëve, edhe pse në moshën të thyer punon me pasionin e një të riu që s’tha kurrë “U lodha!”, duke u bërë shembull frymëzimi për brezat që vijnë. Shumë herë ai është ngjitur në foltoret e podiumeve, duke folur e mbajtur leksione për vlerat e LANÇ-it, për heronjtë e për dëshmorët. Për punën e tij të palodhur si gjatë luftës edhe pas çlirimit është dekoruar me medalje dhe urdhëra të ndryshëm, ndërsa bashkia e Gjirokastrës  dhe ajo e Tepelenës e kanë nderuar me titullin “Qytetar Nderi”.  Më 14 Gusht të këtij viti Sevoja  ngjiti një shkallë më lart, hyri në vitin e 92-të të jetës së tij.

I uroj nga zemra Sevos jetë të gjatë edhe 100 pranvera nga bashkëfshatarët, shokët dhe miqtë që i do dhe e duan! Shëndet e lumturi në familje! Pena e tij e artë le të na japë vepra të tjera me vlerë edhe në të ardhmen!

 

 

 

 

August 18, 2018 10:39
Komento

20 Komente

  1. Dhimiter M Xhoga.(Guri Naimit D.) August 18, 16:03

    Sevo Tarifa-Simbol i lindur i njeriut te Ri-92 vjet i tille!
    …dhe 100 te festofshim.

    Faleminderit i nderuari Z Zabit Ahmetaj per kete portretizim te figures te te Madhit e te ndriteshmit tone ,Sevo Tarifa, me ate biografi te shkelqyer 92 vjecare,qe do ti uroja dhe 100te tjera jete,lindur e rritur ne perpjekie me veshtiresite saj,i pa perkullur e i suksesshem .
    Nje model per brezin e ri,si fitohet e dilet ne jete…
    Une 83 vite nisur,qe buzequmesht nxenes ne Tirane ne fillimet e viteve 50t.Njohur emrin dhe vepren e Sevo Tarifes sa buzequmesht dhe njeri i punes,me ate portretin e tij,”IKONE”,qe te bente per vete.Sevua ne Komitet te Rinise Tiranes,une nxenes i shkolles “10Korriku”,Ai punuar nje jete,si e lexuat me siper ne shkrimin e te mirit dashamires Zabit Ahmetaj qe e falenderoj,patur model ate,bere 43 vjecar,mes Tirane, krah Udheheqesve, te luftes e te punes,sjelle ne te rinjve, eksperiencen e tij,(deri ato mesime marre ne vendin e sovjeteve,ato vite shqiperia ne miqesi internacionaliste,qe do ti mbetej besnike deri ne fund.) Ashtu do i mbetej besnik dhe Sevua idealeve te tij, me ATDHETARIZMIN ne plan te pare,si e kemi njohur nje jete dhe po e njohim dhe sot ne kete moshe 92 vjecare,shembull frymeszimi i ralle dhe ketu tej oqeanit me Te..
    Eren e tij vajzen Drita,Petagoge e gjuheve te huaja, qe i shembellen me te terra Babait te saj,e marim ketu ne Toronto te Kanadase,pershendetiet e tij,sa amanete dhe porosi si gjithnje.
    Ditet njemije i nderuari Sevo Tarifa dhe si gjithnje; PUSHKA Top.te jete,me dhe,per atdhetarizm shqiptar.
    Pasuesi Veteran 82 vjecari-
    Bir Zavalani i “Dangellise Naimjane”.. .Krenar mbetur nje jete NXENES i atij Pr.te nderuar.

    Toronto 18-08-2018 Dhimiter M.Xhoga(Guri Naimit D.)

    Reply to this comment
    • intelektuali August 22, 12:28

      Ore ti fanatik o enverist i felliqur c’kerkon ne Toronton kapitaliste more MUT enverist?

      Po shko tek bolsheviket e Putinit ne Rusi o race e ndyre spiunesh te Enverit, ose shko me mire tek Kimi i Korese se Veriut,

      dhe:

      Pastaj kendoji elegji kriminelit Sevo Tarifa sa te duash elegji komuniste qe del pa piken e turpit ne kete forum te nderuar te gazetes DITA, kur Shqypnia prej kohe e ka mohuar enverizmin dhe komunizmin stalinist dhe po kerkon te behet pjese e Botes Demokratike qe ju o raca e ndyre e spiuneve te Enverit po e shfrytezoni si “vampire” komuniste.

      Reply to this comment
  2. Arber Kosova August 18, 21:41

    Sevua te rroje e te gezoje por komunist ishte e mbetet.Shqiperise i duhen burra me formim tjeter, keta si Sevua na kane mbyture e na mbysin ala, derisa botohet edhe ky shkrim.
    Sevua shkruesi i diktatorit.hajt na shkoft per mbare me tej.

    Reply to this comment
    • edhe 100 August 19, 00:20

      cfare lesh Arberi je ti ?
      .

      Ti je gjarper..biles nga me helm te zi..
      .
      Shqiperia kurre nuk ndertoi komunizmin biles as faza e pare e socjalizmit nuk mbaroi.
      .
      Fakti tjeter qe ne 1944 keta burra legjendare e moren shqiperine me arken e financave zero….dhe nje pari bejleresh zogistesh dhe terroriste nazifashiste e lane po koke ate vend
      .
      Si mund te ndertohej “komunizmi” kur anglia me amerika donin ta mbysnin qe ne djep ate vend.
      .
      Si mund te ndertohej “komunizmi” kur ia vend kishte nivel mesjatar ku malarja uria kronike dhe analfabetizmi ishte i pabesueshem
      .
      .
      Pikerisht ketu qendron burreria dhe atdhedashuria e atij brezi qe bene luften dhe rindertimin..
      .
      Jam i bindur se do vije shume shpejt ajo dite kur brezi i ketyre luftetareve do rizere vendin qe i takon…Biles dhe sot nese behet referendum jo 60 % qe e nxorri OSBE-ja vjet por mbi 80% i takon gjenerates se Sevo Tarifes..

      .
      Edhe 100 Sevo Tarifa

      Edhe ju Dhimiter M.Xhoga(Guri Naimit D.) nje falenderim te madh dhe ju lutem mos pertoni te shkruani duke i dale ne mbrojtje atij vendi j si gjysherit tuaj me pushke por me tastiere qe vret me shume se pushka keta Bastardet si ky Gjarper Kosove.

      .

      Reply to this comment
  3. ALBAN DEGA August 19, 03:18

    CDO DITE TE JETES E PAC DITELINDJE
    SHOKU SEVO TARIFA !

    Jeta dhe krijimtaria juaj e pashterur me sjell cdo dite ne mend nje shprehje filozofike amerikane:
    The age is not measured by carts
    The age is measured by hearts !
    Mosha nuk matet nga letrat
    Mosha matet nga zemrat!
    Uroj qe zemra juaj te mbetet gjithnje rinore ashtu si krijimtaria juaj pjelle e nje mendjeje dhe zemre rinore !
    Rrofsh sa do vete dhe míqte tu!

    Me respekt

    Alban Dega

    Nju Jork

    Reply to this comment
    • intelektuali August 22, 12:22

      Fole edhe ti o race e poshter, o spiuni i Enverit per kriminelin Sevo Tarifa qe i ka duar te lyera me gjak njeriu deri ne brryl si bashkepuntor i enverit ne te gjitha krimet e tij kunder njerezimit? Po kush Nju Jork te mban ty o race e poshter enveristesh?

      PER CFARE KRIJMTARIE TE KALEMXHIUT TE ENVERIT FLET TI O MUT KOMUNIST?

      Reply to this comment
  4. Luani August 19, 08:33

    I PERKUSHTUAR SI RALLE KUSH PER MOSHEN QW KA. I UROJ JETE TE GJATE1

    Reply to this comment
  5. Flatun Ramadani-Mallakaster August 19, 18:37

    Nderime pa fund per sakrificat e panumerta ne jete te heroit Sevo Tarifa! Mirenjohje per punet e shumta që ka bërë dhe vazhdon te bëjë në sherbim te progresit te vendit tone.
    92 vjet jetë aktive! I fresket, i palodhur, i shendetshem, objektiv dhe i palekundur perballe presionit armiqesor ne rritje.
    Sevo Tarifa eshte nje hero i gjalle, qe frymezon e do te vazhdoje te frymezoje brezat, qe do te vijne. Ai eshte nje pasuri e jashtezakonshme kombetare, vlera e te cilit rritet nga dita ne dite.
    Urimet me te mira per kete partizan te luftes legjendare NCL, per kete njeri me mision te zjarrte per drejtesi shoqerore, civilizim dhe progres mbarekombetar.
    Urimet me te mira per bashkepunetoret e z.Sevi Tarifa, per veteranet e LNCL, miq dhe shoke, patriote e bashkefshatare te Mashkollores dhe me gjere.
    Falenderime te shumta per autorin e shkrimit, z.Zabit Ahmetaj dhe Gazeten “DITA”!

    Reply to this comment
  6. Timonieri August 19, 23:26

    Te qifsha sevon cojeni ke varri enverit kur te vdese

    Reply to this comment
    • Po , Po August 20, 19:23

      Ja cili eshte niveli juaj … , simboli i injorances dhe urrejtjes per njerezit e thjeshte , qe kane luftuar e sakrifikuar per ta bere me te mire jeten e ketij populli ! Mund te jesh kushdo , ti qe vetequhesh Timon ieri , por vetem shqiptar nuk mund te jesh kuuuurre !

      Reply to this comment
  7. Onkezmi August 20, 04:27

    Qendrimi i Sevos dje dhe sot eshte vleresim i madh per ne te rinjte,qe te kuptojme fytyrat e njerezve ne cdo kohe.Sevua as u tute e as u servilos palacove te “demokracise”,plehrave Berisha dhe Rama.Idealin e tij nuk mund ta c’bejne plehrat e sotme.Edhe 100 vjet Sevo trimit,kapedanit,filozofit,azganit.Pershendetje dhe veteranit tjeter te njohur ne Greqi Dh.Xhoga.

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 22, 08:20

      Ajo puna e plehrave eshte si ta shohesh. Sevua vertet nuk u be me ato plehrat qe thua ti, po ama ishte pleher e shkuar pleher e plehut Enver Bytho Hoxha.

      Reply to this comment
  8. Guri Naimit D(Dh.Xh.) August 20, 15:12

    Turpi juaj o komentuesi “Timonieri”.
    Me falni lexues te nderuar, po ai eshte nje funderine…jo “timonier”.Faleminderit Onkezmi, per pershendetien…

    Reply to this comment
  9. Krist August 20, 19:13

    Zabit,edhe emerin ta paskan vene,sepse sic duket e paskan parashikuar,qe “ushtar” (pra Zabit),do te mbetesh gjithe jeten.Ndersa Sevo-ja (te cilin e uroj,per ditelindjen),ka qene gjithe jeten thjesht “Robot”.Ndryshe,edhe ai do kishte shkuar me te shumtet,qe nuk munden,apo nuk pranuan,te beheshin roboter.

    Reply to this comment
  10. Drita August 21, 12:35

    Lavdi komunistit marksist leninist bashkpuntor i enverit ramizit dhe i diktatures partizan i oreve te para Hero i popullit me shkolle partire

    Reply to this comment
  11. Guri Naimit D. August 22, 18:15

    Fatkeqesi eshte, ai vend te mban Ty, qe mban emrin “intelektual”.Ne kudo te jemi, jemi krenare se jemi sa shqiptare dhe inernacionale.
    Vellezer bashkekombas thuajuni Jo:
    percaresve sa antiatdhetare.si “intelektuali”komentues.
    Faleminderi Komentuesi “edhe 100-t sa shprehi.

    83 vjecari-Guri Naimit D.

    Reply to this comment
  12. Guri Naimit D(Dh.Xhoga.) August 23, 14:03

    Po pse i hedh katran vetes o -zoteri pa zoteri -Plaku Xhuxhumaku.
    Sa do te doja te isha KOMUNIST i VERTETE qe te paket kane qene Qemal Stafa apo pse jo..Tajar Zavalani,me Gen te atij fshati te nderuar Zavalani.qe na ben krenar. Mesoje ceshte Komunizemi…pa tjeter IDEALIZEM per ta arritur, po i paarritshem.Vetem ZOTI eshte i tille.(kjo per te te hapur Ty-koleg Plak,oreksin,
    VO.te pakten ma thuaj identitetin tend,te te kuptoj…
    Guri Naimit D.(Dh Xh)

    Reply to this comment
    • Plaku Xhuxhumaku August 24, 08:42

      Komunizmi vjen era mut or rrote cari e ti akoma me shet perralla ketu. Lere Kanadane kapitaliste dhe shko andej nga Kimi ta shoheç ç’eshte komunizmi , se mesa duket e paske harruar ate te Enver Bythos.

      Identiteti im nuk ka rendesi. Une jam anonim i parendesishem, ty do te te bejme antar te Birose Pordhitike meqe ta dime emrin o lesh.

      Reply to this comment
  13. Guri Naimit D(Dh Xhoga) August 30, 16:14

    E megjisa shkruan qe te vjen keq ti lexosh;mire e kalofsh c’te ka mbetur o “Plaki Xhuxhumaku”.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*