I pari që doli kundër Berishës, Ceka: PD i ngjante Partisë së Punës dhe nuk ka ndryshuar

March 29, 2018 21:59

I pari që doli kundër Berishës, Ceka: PD i ngjante Partisë së Punës dhe nuk ka ndryshuar

 

Neritan Ceka është i pari që është larguar nga Partia Demokratike pasi doli kundër Sali Berishës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Nerital Ceka iu kthye kohës kur ai dha dorëheqjen nga Partia Demokratike në dhjetorin e vitit 1991, kur mbante postin e kryetarit të grupit.

Neritan Ceka u shpreh që Partia Demokratike që po ndërtonte në atë kohë Sali Berisha ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës.

“Partia që po bënte doktori ishte një parti që i ngjante Partisë së Punës, në lidhjet që kishte kryetari me strukturat. Ky është modeli që u ndërtua PD dhe unë shoh se ky model nuk ka ndryshim në këtë drejtim, mes lidhjeve të kryetarit dhe strukturave të Partisë”, tha Neritan Ceka.

Më tej, Ceka shprehet se nuk ka pasur asnjëherë ambicie në atë kohë për t’u bërë president i vendit.

“Që do bëhesha president nuk e kisha menduar asnjëherë. Nuk kam pasur ambicie. Lidhjet me ambasadën amerikane dhe Presidentin Ramiz Alia, i kishte vetëm kryetari i Partisë. Me Ramiz Alinë nuk kam pasur asnjëherë kontakt. Deri në dhjetor të 1991 ka qenë shumë herë më demokratike se çfarë ka ndodhur më pas”, tha Neritan Ceka.

a.s/dita

March 29, 2018 21:59
Komento

3 Komente

  1. demo March 30, 01:09

    Intelektuali me perfaqesues i Partise Demokratike,ai qe frymezoi studentet dhe cau rrethimin mediatik me perendimin,duke folur ne Zerin e Amerikes qe ne nentor 1990 ishte Gramoz Pashko.Ceka u bashkua me Berishen dhe me maloket ne zgjedhjet e para dhe ja punoi Pashkos,qe kishte numur te njejte vota me Berishen.Nuk e dinte ky cdo me thene malok sekretar partie?Ceka e pesoi si Koco Tashko,Anastas Lulo dhe Sadik Premte,qe nga hasreti per figuren qendrore te komunisteve Zef Malajn,vajten e moren Enver Hoxhen nga rruga.

    Reply to this comment
  2. Zgalem March 30, 01:59

    E degjova Neritan Ceken , ne emisjonin e Ylli Rakipit , ku mirrte pjese Andi Bushati , Edit Harxhi etj. Drejtusi emisionit pretendonte se kishte bere nje analize te thelle , por atij vete , nuk ja thoshte goja , qe fajtori eshte Saliu , qe keta kerkojne ta riciklojne . Vecanerisht zonja Harxhi , lutej , qe Berisha te kthehej provizorisht ne drejtimin e Partise . Rakipi as e pyeti , c’do te thote rikthim provisor . Faktikisht kjo do te thote , ujqit te ngopur dhe delet tamam . Diskutimet per shendoshjen e PD , keto javet e fundit , treguan se nuk ka asnje funksionar te kesaj Partie , qe te ket ide te qarte , per rigjenerimin e Partise . Te perjashtuarit , mbajne shpresen se Berisha mund te beje ate , qe duhet dhe PD , do te dali ne drite, si me urdher te peshkut . Neritani tha se Saliu , krijoi nje Parti si ajo e Punes . Partia e Punes, pavaresisht te metave te theksuara , qe i njef historia , organizativisht dhe idealisht , ishte shume me e avancuar , sepse perveshi lleret per pune . Arriti te rindertoi vendin , ekonomine , arsimin , shendetesine. Sukset dhe deshtimet i shkroi historia . Po per PD , c’do te shkruaj ? Parti , qe u krijuar per te marre pushtetin nje kaste me qellime te dyshimta . Shkaterroi gjithcka ne emer te cekut te bardhe . Neritani foli , per here te pare kunder Berishes , por me arra ne goje . Vete ai eshte pjese e krimit berishist , per aq sa eshte . Te vinte gishtin ne plage : Berisha eshte problemi . Kete duhet te thone Neritani dhe te perjashtuarit . Po nuk u largua Berisha , nga rruga e PD . Kjo Parti nuk ka mundesi te rinovohet dhe do te degradoi hap pas hapi , sic po degradon dukshem dhe Berisha , politikani me destruktiv i ketyre 40 viteve te fundit .Jo vetem ta largoi Berishen , por te disifektoi rrugen ku ka shkelur kemba e ketij njeriu pa dinjitet , qe ka prashitur ne kurrizin e Shqiperise .
    Zgalem

    Reply to this comment
  3. alphade March 30, 11:09

    Neritani doli kunder Berishes ne kohen qe doli ne skenen
    politike PD-ja e “fabrikuar” nga R. Alia dhe me propozim
    te tijen u vu ne krye te kesaj partie Sali R.Berisha. R. Alia
    kurre nuk e ka pranuar se Ai e kishte propozuar doktorrin
    per t’u vene ne krye te PD. nderkohe qe ka pranuar me plot gojen se PO ,ai e kishte propozuar Fatos Th. Nanon
    qe te vihej ne krye te PS me prejardhje nga Partia e Punes . Por une nuk e kam ketu fjalen por gjetke dhe pi-
    kerisht me zotin Neritan. Eshte e vertete se Neritani e kundershtoi Saliun por jo per ato qe thote Neritani ne in-
    tervisten e djeshme. Me kujtohet udhetimi i Netitanit per
    ne Helsinki me R.Alian.,Ishin ulur bashke….! Me kujtohet
    edhe takimi i Ramizit me Neritanin para se te mbrrinte
    arrivisti e karrieristi i pashembullt ,Sali Vicidoli dhe qe ky
    ne menyre arrogante u largua nga zyra e Ramizit. Ndresa
    sot arriganca e ketij kryekrimineli e kryemafiozi ka marre
    dimensione te nje diktatori por qe gjenden vetem ne sub-
    koshiencen e tij sepse tani i mungojne kelkqet.
    Neritani tha ne emision se u nis ne Elbasan per te marre
    takim me zgjedhesit e tij duke i informuar se kishte dhene
    doreheqje nga funksionet qe kishte ne ate kohe,por Neri-
    tani nuk tha se Saliu i kishte nxjerre ne Qafe Krrabe huli-
    ganet e tij qe i t’hoqen nje dru Neritanit qe ta mbante mend per tere jeten por me sa duket e paskish harruar
    kete “mesele”….!
    Dhe se fundi,pas gjithe ketyre peripecive, Neritani u bashkue perseri me Saliun. Nuk thone kot qe “druja” ka
    dale nga xheneti. Saliu e “demshperbleu” Neritanin duke
    e cuar ambasador ne Itali,tash ka dalur ne pension,thone.
    Kokorrocin djale e ka andej te henave nga Viena,ish-di-
    plomat edhe i biri.
    Dje, u “distancue” perseri nga Berisha qe nuk iu eshte
    “ndare” metodologjise komuniste mbi pushtetin. Pak a
    shume kjo ishte idea e Neritanit. Me sa duket si Neritanit
    dhe Berishes u ka marre fund karriera politike. Koha,ple-
    qeria ben te veten.Dhe prandaj tash s’kane me c’te hum-
    basin dhe i nxjerrin jasht barkut te pathenat e tyre.
    Kaq kisha per zotin Neritan,nje oportunist ” for excellen-
    ce” ! “The same father the same son”…!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*