I pari shtet në Europë, Austria mbyllet si në mars, Kurz: Mos takoni askënd, mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjen!

November 15, 2020 08:17

I pari shtet në Europë, Austria mbyllet si në mars, Kurz: Mos takoni askënd, mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjen!

Austria kthehet në izolim total dhe bëhet shteti i parë në Europë që i ndërmerr këto masa.

Kopshtet, shkollat ​​dhe dyqanet janë mbyllur.

Të martën e ardhshme në Austri, fillon një bllokim total, në “stilin e muajit mars”, i cili do te zgjasë deri në 6 dhjetor.

Masat ekstreme u bene publike nga Kancelari Sebastian Kurz.

Pavarësisht dy javëve të bllokimit të butë, në thelb një shtetrrethimi ne oret e natës, Austria është aktualisht delja e zezë në mbarë botën, kur bëhet fjalë për shpejtësinë e përhapjes së koronavirusit, me 831 raste të reja për një milion banorë në 7 ditët e fundit.

“Mos takoni askënd,” tha Kurz në konferencën për shtyp ku njoftoi masat e reja.

“Kyçja është një mjet i besueshëm që funksionon, është mënyra e vetme për të shpëtuar Krishtlindjen”, tha Kancelari.

j.l./ dita

November 15, 2020 08:17
Komento

2 Komente

  1. Ano November 15, 10:01

    Karantine ne fakt keqkuptohet ….ne Austri njerezit mund te dslin lirisht per shetitje e pazar ne cdo ore…..pa maska ne rruge……

    Reply to this comment
  2. Adih November 15, 16:40

    Ano @……………..

    Keni me se te drejte .Mbyllen vetem klubet ,dyqanet industriale e te lendeve te ndertimit. Jane te hapura te gjithe dyqanet e ushqimimeve .Ne rruge del kur te duash dhe pa maska .Dhe jo anapulla si tek ne , ne shqiperi .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim