I pësoi defekt pedaloni në mes të detit, policia shpëton 4 të rinjtë në Ksamil

August 24, 2017 21:33

I pësoi defekt pedaloni në mes të detit, policia shpëton 4 të rinjtë në Ksamil

Policia kufitare i ka ardhur në ndihmë katër pushuesve të cilët rrezikonin të mbyteshin në Ksamil të Sarandës.

Më datë 24.08.2017, rreth orës 18:30, Salla Operative e Kufirit Sarandë ka marrë një njoftim se në zonën ujore të Ksamilit disa shtetas kanë kërkuar ndihmë pasi rrezikonin të mbyteshin sepse mjeti i tyre lundrues tip Pedalon kishte pësur defekt.

Shërbimet e Policisë Kufitare pas sinjalizimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u kanë ardhur në ndihmë duke bërë të mundur nxierrien në terren tokësor të shtetasve : A.V., 27 vjeç, M.F., 29 vjeç, A.S., 29 vjeç, të tre banues në Itali si edhe shtetasin E.Gj., 27 vjeç, banues në Pukë.

Të katër shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia i këshillon të gjithë pushuesit të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese me të cilat dalin në terren ujor!

August 24, 2017 21:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*