I plagosuri: Armando Prenga na qëlloi me pistoletë

September 5, 2015 11:34

I plagosuri: Armando Prenga na qëlloi me pistoletë

Sherr masiv mes familjes Prenga dhe Çali ka ndodhur para Komisariatit të Policisë në Laç. Familja Çali i ishte drejtuar policisë duke akuzuar familjarët e deputetit të PS-së, Armando Prenga.

Por, gjatë paraqitjes së tyre në polici, në ambientet e komisariatit kanë mbërritur edhe pjesëtarët e familjes Prenga.

Më pas mes pjesëtarëve të dy familjeve ka nisur përplasja me sende të forta dhe armë zjarri.

Gjergj Çali, i cili gjatë përleshjes mbeti i plagosur është shprehur në një prononcim për “ABC News” se, Prenga ka qëlluar me pistoletë ndaj tyre.

“Ka qenë Prenga ai që ka qëlluar me pistoletë. Ndërkohë që edhe në spital na kanë kërcënuar me automatik. As në Siri nuk ndodh kjo, na kanë ardh na kanë terrorizuar në spital. Edhe president të ishte do arrestohej, jo vetëm një deputet kriminel”­, është shprehur ai.

September 5, 2015 11:34
Komento

2 Komente

  1. Usa September 5, 13:30

    Ne burg e ke vendin o legen

    Reply to this comment
  2. skifteri September 5, 19:34

    Pretendimi mbi pronsin e lugines patokut per peshkim zgjidhej me ankim ne drejtesi jo duke zene prite si cubat per ti zgjidhur problemet me dhune.Ata qe kan zene preiten deputetit kan kryer krim ,deputeti ka imunitet ,ka mbrojtur veten kunder nje grupi personash qe kan planifikuar krimin duke sulmuar me mjete gure,shkopij,hekura.thika etj ,ne keteo kushte Armando ka mbrojtur jeten e tij duke qelluar ne ajr, por kur agresori nuk ndalet qellohet per ta paralizuar te kembet.Por ne keto kushte edhe sikur ta kishte vrare deputeti nuk mban pergjegjesi ,fajtor eshte ai qe zuri priten ,qe kerkon te zgjidhe problemet me force dhe bajrektarizem.Drejtesia I zgjidhe konfliktet.##########################

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*