I prekur nga Covid-19, vdes në mëshirë të fatit në autoambulancën ku kishte sherbyer për vite shoferi i urgjencës

June 29, 2020 16:17

I prekur nga Covid-19, vdes në mëshirë të fatit në autoambulancën ku kishte sherbyer për vite shoferi i urgjencës

Ndahet nga jeta punonjësi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Artur Ndreu. Dosja.al ka mësuar se Ndreu, shofer i një prej makinave të Urgjencës ishte infektuar me COVID-19, dhe kishte marrë pushim për t’u vetë-karantinuar në shtëpi. Por, siç bëjnë me dije burime të afërta me të ndjerin, ai kishte dalë për xhiro tek Liqeni, ku i ka rënë të fikët. Qytetarët që e kanë parë Ndreun kanë thirrur për ndihmë numrin e urgjencës 127, dhe për ndihmë është dërguar një autoambulancë e vjetër, pa asnjë mjekë dhe aparaturë.

E vetmja ndihmë e parë që iu dha vetë-dhënësit të ndihmës së parë, ishte oksigjeni, por i pamjaftueshëm. Autoambulanca që u dërgua nga QKUM-ja është makina me targat, TR 9926 K, makinë që për shumë kohë ishte drejtuar nga vetë i ndjeri.

Kjo ngjarje e rëndë, e cila deri më tani është mbajtur e fshehur nga autoritetet shëndetësore, është mjaftuar me një ngushëllim të thatë nga QKUM-ja në rrjetet sociale, ku shkruhet se Artur Ndreu vdiq në mënyrë të papritur.

l.h/ dita

June 29, 2020 16:17
Komento

1 Koment

  1. info analitike June 29, 17:12

    Pyeteni shokun Brataj dhe shoqen Bino cfare kane per te thene!
    Si ka mundesi qe te karantinuarit nuk monitorohen?
    Kur e ben dikush qe supozohet te jete me i pergjegjshem imagjinoni cfare mund te ndodhe me qytetaret e thjeshte. Pastaj habiteni se perse po perhapet virusi. Kjo ngjarje nxjerr ne pah me se miri se ne cfare gjendje eshte katandisur Urgjenca larg reklamave te rilindjoteve dhe ERTV-se.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim