I premtoi martesë, por e shfrytëzoi të dashurën për prostitucion

January 14, 2015 18:00

I premtoi martesë, por e shfrytëzoi të dashurën për prostitucion

Dëshironte që të niste një jetë të re jashtë Shqipërisë, por për fat të keq u shndërrua në një skllave seksi.

Ky ka qenë fati i një vajze 17 vjeçare nga Delvina. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Martin Buzheri 23 vjeç nga Saranda dhe Elton Zhupa 35 vjeç nga Saranda kishin krijuar një lidhje më qëllim shfrytëzimin për prostitucion të F. K, 17 nga Delvina.

Vajza adoleshente jetonte me prindërit dhe motrën në Delvinë, kur ka rënë në kontakt me një nga personat. Gjithçka nisi F. K, ishte lidhur me të pandehurin Martin Buzheri, me të cilin dhe dilnin vazhdimisht së bashku. Ky i fundit 23 vjeçari kishte arritur t’i mbushte mendjen vajzës se e dashuronte dhe se kishte ndërmend të krijonin një marrëdhënie më serioze dhe për këtë duhej që të iknin për të jetuar bashkë në Greqi, për një jetë më të mirë.

Vajza dërgohet në Greqi ku është njohur edhe me trafikantët e tjerë. Kanë qenë këta të fundit që i kanë thënë 17 vjeçares që të punonte në rrugë si prostitutë dhe fitimet do të kalonin për llogari të të pandehurve Elton Zhupa dhe Martin Buzheri.  Por 17-vjeçarja nuk do të pranonte të punonte për një kohë të gjatë si prostitutë dhe do t’i drejtohej policisë.

January 14, 2015 18:00
Komento

1 Koment

  1. shqip hesapi January 14, 23:19

    Po policia cfare po ben ?Ne burg te perjetshem.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*