I premton të fejuarës martesë në Gjermani, por tenton ta trafikojë për prostitucion

September 24, 2015 09:47

I premton të fejuarës martesë në Gjermani, por tenton ta trafikojë për prostitucion

I premton për martesë me qëllim mashtrimin për ta trafikuar për prostitucion në Itali. Nuk mjaftohet me kaq, por e ka përdhunuar vajzën 19-vjeçare, duke i lënë një kujtim të keq nga ëndrra për t’u bërë nuse dhe për të vijuar një jetë të mirë.

Specialistët Kundër Trafiqeve të Paligjshme, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Mario Hyka, 25 vjeç, banues në fshatin Çengelaj Peqin.

Ky shtetas, duke e mashtruar me premtimin për martesë, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, ndaj shtetases A.GJ 19 vjeç, banuese në fshatin Çengelaj, Peqin si dhe më pas ka tentuar ta trafikonte në Itali.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i personave, mbetur në tentativë” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.

September 24, 2015 09:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin