I riu shqiptar masakrohet në Athinë, maskat tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën

February 6, 2018 20:38

I riu shqiptar masakrohet në Athinë, maskat tentojnë t’i rrëmbejnë të dashurën

Skenat e dhunës mizore u shpalosën mëngjesin e djeshëm në Athinë, ku një grup personash të maskuar kanë sulmuar një të ri dhe janë përpjekur t’i rrëmbejnë të dashurën. Viktima është një i ri shqiptar i cili ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka arritur të prangosë një prej autorëve të ngjarjes.

Si ndodhi incidenti

Gjithçka nisi disa minuta pas orës 3 të mëngjesi. I riu shqiptar ishte me të dashurën e tij në Rrugën “Perandori Angels”. Duke arritur pranë kryqëzimi Alexandra Avenue, tre persona me kapuç në kokë i afruan atij duke e goditur disa herë me thikë në trupë.

Shqiptari mbulohet nga gjaku dhe përfundon në asfalt dhe më pas tre personat e maskuar tentuan të merrnin me forcë të dashurën duke e tërhequr drejt një automjeti të parkuar në zonë, por nuk ia arritën. Viktima kërkon ndihmë nga patrulla e policisë që po monitoronte zonën.

Pas përndjekjes së autorëve, pak më vonë u arrestua njëri prej personave, të cilët mendohet se janë shqiptarë.

Grabitësi

Njëri prej tre personave të arrestuar, shkruan “Protothema” është një shtetas shqiptar me precedentë penalë, i akuzuar për grabitje dhe vjedhje në të shkuarën dhe ishte deportuar katër herë nga vendi. Ai ka gjetur gjithmonë mënyra për të shkuar në Greqi.

Sulmi i fundit u krye më 28 janar në Solon, kur së bashku me një tjetër bashkatdhetar, duke sulmuar një student për ta grabitur.

Gjurmët e tij u gjetën në një automjet të thyer. Hetuesit dhe policia dyshojnë se i njëjti person është përfshirë edhe në akte të tjera kriminale si plaçkitje dhe shitje droge në zonën Exarchia. e.k/dita

February 6, 2018 20:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*