I riu tështin pa vendosur dorën para

February 17, 2017 14:51

I riu tështin pa vendosur dorën para

Një i ri nga Pogradeci me banim në Tiranë, ka thënë për Gojët e Liga se ka tështirë pa vendosur dorën para.

Isha në autobus dhe po ndihesha çuditshëm. E kuptova tepër vonë që ishte tështimë ju betohem!

Pa dashur, pa kuptuar, tështiva pa marrë masat e duhura dhe materiet hundore u shpërndanë ngado.

Bëra figurë të keqe, nuk isha vetvetja – shtoi i riu i penduar.

Nuk më vjen keq për të tjerët, por në autobus ishte një vajzë që doja t’i bëja përshtypje.

Fatkqësisht i dhashë përshtypjen e gabuar dhe tani ajo nuk më sheh dot me sy.

Vendosja e dorës para në momentet e tështimës është një nga zakonet më të vjetra shqiptare, por me kalimin e kohës dhe avancimin e teknologjisë duket se doket e të parëve tanë po lihen në harresë.

P.s. Vendosja e dorës para është e këshillueshme edhe gjatë kollitjes ose hapjes së gojës kur të vjen gjumë.

February 17, 2017 14:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*