I sëmuret qeni gjatë pushimeve, manjati rus e nis me avion privat në Moskë

July 28, 2018 15:51

I sëmuret qeni gjatë pushimeve, manjati rus e nis me avion privat në Moskë

Një manjat rus, i cili ndodhej me pushime në një resort në Sardenja të Italisë është bërë protagonist i lajmeve në televizionet lokale.

Ai nisi me urgjencë avionin e tij privat drejt Moskës…. për arsye shëndetësore. Por jo për veten, por për qenin e tij.

“La Nuova Sardegna” ka publikuar e para lajmin dhe ka ndjekur çështjen nga afër, duke zbuluar gjithçka ka ndodhur.

Miliarderi i shqetësuar për qenin nuk hezitoi ta niste në Moskë për ta vizituar tek veterineri i tij i besuar.

Miku me katër këmbë pasi u vizitua nga veterineri u rikthye menjëherë në Itali.

Ai nuk kishte pasur asgjë tjetër veçse pak “stres” nga ndryshimet. Rruga, ushqimi dhe ndryshimi i klimës kanë qenë shkaqet që qeni i manjanit ishte ndier keq.

Më pas manjati me familjen e tij dhe qeni vazhduan pushimet në ishull.

o.j/dita

July 28, 2018 15:51
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim