I shoqi i mori djalin në Siri, apeli i nënës së 8-vjeçarit: Bëhu burrë e kthema

September 1, 2014 08:23

I shoqi i mori djalin në Siri, apeli i nënës së 8-vjeçarit: Bëhu burrë e kthema

Pranvera Abazi Zena i ka bërë thirrje të shoqit që t’i kthejë djalin 8-vjeçar, të cilin e ka marrë në luftën e Sirisë.

Sot Erioni do të duhej të vazhdonte klasën e III. Në cilën shkollë shkon tani Erioni, Arben?”, pyet Pranvera të shoqin, në një letër të hapur.

Kanë kaluar pothuajse dy muaj, por sa një shekull për Pranverën e, cila çdo ditë zgjohet me shpresën se Erioni është kthyer.

Këtë dhimbje e bënë edhe më të madhe sot 1 shtatori, kur Erioni do të duhej të ishte në banka, mes librave, shokëve e shoqeve që i donte shumë.

Pranvera me lot në sy, rrëfen përgatitjet që gjithmonë i ka bërë me Erionin për procesin e fillimit të vitit shkollor.

Vitin e kaluar ja kam ble fletoret kur ka fillu klasën e dytë, e në këtë vit jo se mendoj që vjen kthehet dhe del i zgjedh vet qysh i ka zgjedh gjithmonë.

Librat ja kanë dhënë në shkollë, dhe shtatori për mu sot është shumë i vështirë, sepse gjithmonë kemi dal me të dhe pas pushimeve 2 mujore gjithçka i pëlqente po e marrë atë edhe këtë, dhe i zgjidhte me shumë dëshirë krejt fletoret dhe gjithmonë ja kam ble për një vit që t’i ketë rezerva”, tha ajo për Radio Kosovën.

E lodhur dhe e dërrmuar mundohet të bëjë çdo gjë që të kthej birin e saj aty ku e ka vendin, tek ajo, tek nëna.

Sot ajo ka bërë një letër publike drejtuar burrit të saj Arbenit, ku ndër të tjera shkruan:

Sot Erioni do të duhej të vazhdonte klasën e III; të takohej me të gjithë shokët e shoqet që jam e bindur se i kanë munguar gjatë gjithë kësaj kohe e i mungojnë edhe sot.

Në cilën shkollë shkon tani Erioni, Arben?

Në ndonjë shkollë të improvizuar, shkollë të ndonjë kampi refugjatësh, apo nuk do të shkoj fare në shkollë.

Si është e mundur që lojërat dhe fotografit mbi tanke të jenë më të mira se lojërat dhe fotografitë në shkollë”, pyet ajo duke, për të shtuar:

Në traditën tonë burrëri është edhe pendimi, siç është edhe në fenë islame. Prandaj, bëhu burrë dhe kthema Erionin”./b.l

September 1, 2014 08:23
Komento

3 Komente

  1. Mark uk September 1, 08:33

    Dasht Zoti e djali tu ktheft shendosh e mire.Kurse burri juaj te ishte burre nuk do ta bente ket krim.

    Reply to this comment
  2. Drini September 1, 08:58

    Ama ti pska dhene shenjat burri si fetar i madh. mos u qaj po duhet te ndaheshe menjhere. Islami eshte si kanceri. fillon ne nje pike dhe shperndahet e ze gjithe trupin.

    Reply to this comment
  3. beni September 1, 09:37

    Beja mutin ketij burri, pak burra te krishtere ka bota qe te ta mbaje edhe djalin sikur ta ket te tijin,! Mjer ajo femer qe martohet me te tille meshkuj!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*