I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 24 vjeçari nga Berati

December 28, 2017 11:36

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 24 vjeçari nga Berati

Ditën e sotme Policia e Beratit ka arrestuar një 24-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili ka marrë masën arrest me burg nga Gjykata e Beratit, pasi dyshohet si poseduesi i 19.3 kg kanabis.

24 vjeçari Emiliano Hysenbelli sipas policisë ka qenë poseduesi i lëndës narkotike e gjetur në shtator në Poliçan në magazinat e A. Z.

Shtetasi i lartë përmendur është shpallur në kërkim në datë 22.09.2015, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat me Vendim Nr 25 ka dhënë për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi dyshohet se është poseduesi i 19.3 kg lënde narkotike e dyshuar Canabis Sativa.

Lënda narkotike është gjetur në datë 17.09.2017 në magazinat e shtetasit A.Z, në qytetin e Policanit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikeve e kryer ne bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

December 28, 2017 11:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*