I thanë se do vdesë, 25-vjeçarja hedh poshtë teorinë e mjekëve

November 8, 2018 14:05

I thanë se do vdesë, 25-vjeçarja hedh poshtë teorinë e mjekëve

Një vajzë e famshme në Instagram ka refuzuar që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale për të rregulluar një deformim në shtyllën kurrizore, që mund t’i sillte vdekjen, sipas mjekëve.

Hayley Wakefield u diagnostikua me skoliozë në moshën 9-vjeçare kur prindërit vunë re zhvillimin e çuditshëm. Mjekët i paralajmëruan se shmangia e operacionit do t’i merrte jetën.

Pasi bënë disa kërkime, ata zbuluan se nuk ka vdekur asnjë person në botë për shkak të kësaj gjendje. Hayley nga Arizona ka mbi 80 mijë ndjekës në Instagram dhe aty ka zbuluar historinë e saj për këtë rast.

“Kur u diagnostikova me skoliozë, mjekët i thanë familjes sime se nëse nuk bëja operacion, shpina ime mund të bashkohej me zemrën dhe të vdisja. Ne zbuluam se askush nuk kishte vdekur kurrë nga skolioza. Mjerisht, në mjekësinë tradicionale, nuk mësohen metoda të tjera të trajtimit dhe shumë besojnë se operacioni është rruga e vetme. Nëse vendosni të futeni në kirurgji, vendosen shufra metalike në trup. Sa më e rëndë të jetë skolioza, aq më pak gjasa ka që operacioni t’ju ndihmojë. Do të keni mungesë lëvizshmërie dhe të keni dhimbje më shumë se më parë”, shkroi ajo.

Ajo vendosi që të merrej me ushtrime të ndryshme, të cilat do e ndihmonin që të forconte muskujt e shpinës dhe tani pamja ka ndryshuar.

o.j/dita

November 8, 2018 14:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*