I turren edhe Vilës 32 në Bllok. Hije pallati?

Muhamed Veliu August 30, 2013 17:42

I turren edhe Vilës 32 në Bllok. Hije pallati?

 

Procesi i prishjes se shtepive private per ti hapur rruge ndertimit te pallateve duket se do te preke edhe edhe vilën-simbol të ish-bllokut ne Tirane. Të pakten kete paralajmeron nje vendim i institutit te monumenteve te kultures, per te hequr nga lista e monumenteve nje vile e cila ishte futur ne kete liste shtate vjet me pare, nga i njejti drejtues qe kerkon nxjerrjen tani nga lista.

Vila në zemër të bllokut në Tiranë në të shkurarën është njohur si Vila Kareco apo Vila 32. Një dokument që publikon  sot TCH është kërkesa e formuluar prej drejtorit të institutit të monumeneve Apollon Bace datë 11.07.2013  i cili i propozon ministrit të kulturës Visar Zhiti për tia hequr statutusin e objektit të “trashëgimisë kulturore.

Këtë propozim  zoti Bace e argumenton me faktin se kjo ndërtesë  nuk përmban asnjë vlerë kulturore-arkitektonike apo historike për të gëzuar statusin monument Kulture.

Kjo kërkesë e zotit Bace bie ndesh me një vendim po të zotit Bace në 2007-n. Mësohet se ishte pikërisht vetë zoti Bace,  ai  i cili e përfshiu këtë objekt në listën e “Trashëgimisë Kulturore”.

Me të drejtë lind pyetja. Përse për zotin Bace ky objekt në vitin 2007 përmbante të gjitha vlerat për tu quajtur trashëgimi kulturore ndërsa 6 vite më pas sipas tij nuk përmban asnjë vlerë kulturore-arkitektonike apo historike? Sakaq Ministria e Kulturës drejtuar prej ministrit në detyrë Visar Zhitit po për këtë cështje hesht. Në të tilla kushte mbetet e paqartë nëse ministri Zhiti e ka pranuar këtë propozim  të institutit të monumenteve.

Një pranim i mundshëm i këtij propozimi të Apollon Baces prej ministit Zhiti  do të thotë një monument kulture më pak për Tiranën dhe ndoshta një pallat më shumë në të ardhmen.

Muhamed Veliu August 30, 2013 17:42
Komento

1 Koment

  1. Pellumb N. Zaimi August 31, 21:40

    Nuk e di cila eshte kjo vila 32 por di mire se hajdutet ja kane vene syrin truallit. Nje gje e zakonshme per stilin e kapitalizmit tropojan. Marifete cubash.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*