I vetmi mision…

August 29, 2018 12:14

I vetmi mision…

 

Arben Duka

Unë nuk shkruaj vargje,

thjesht të mbush gazetën,

këtë s’e kam bërë,

asnjëherë gjithë jetën!

 

Nuk e zbardh të zezën,

nuk e nxij të bardhën,

s’shkruaj e s’kam shkruar,

për të shkuar radhën!

 

Askush s’mund të jetë,

përditë i magjishëm,

po gjithnjë mjafton,

të jetë i dobishëm!

 

Të jetë i dobishëm,

të mendojë për mirë,

të jetë si një dritëz,

në një errësirë!

 

T’i thotë vegjëlisë,

hapur e më hapur,

se gjithë qeveritë,

jetën u’a kanë kapur!

 

T’i thotë vegjëlisë,

dhe pa varg të zgjedhur,

se gjithë qeveritë,

shumë keq ju kanë vjedhur!

 

Shumë keq ju kanë vjedhur,

dhe përditë ju vjedhin,

dhe përmbi kufoma,

valle vdekjesh hedhin!

 

T’ju thotë e t’ju thotë,

sot e përsëri,

se të nxihet jeta,

kur s’ka drejtësi!

 

T’ju thotë e t’ju thotë,

fort duke gjëmuar,

se liria juaj,

është e kërcënuar!

 

Se kush ju kap jetën,

ju vjedh pasurinë,

s’e ka problem fare,

t’ju vjedhë dhe lirinë!

 

T’u thotë e t’u thotë,

natë e ditë shqiptarëve,

Atdheu është yni,

nuk është i kusarëve!

 

Të kem gjuhën time,

dhe jo të Ezopit,

mos e ulni kokën,

as përpara Zotit!

 

Kurrë mos u dorëzoni,

prej lodhjes dhe hallit,

ruajeni lirinë,

si dy sytë e ballit!

 

Askush e askush,

nuk më komandon,

kjo është jeta ime,

i vetmi mision!

 

August 29, 2018 12:14
Komento

9 Komente

  1. Arben August 29, 13:58

    Ore kshu je njesh, me.shokun enver e dhjet ndonjecik

    Reply to this comment
  2. Albanistanezi August 29, 17:45

    More qe te eshte prek dikund intetesi ty, kjo ben muu km larg, sepse vetem nje i verber se kupton ndryshimin tend radikal,360 grad 😉

    Reply to this comment
  3. bujari August 29, 17:56

    Vazhdo zoti Arben cirrua masken ketyre hajduteve ,mashtruesve dhe krimineleve qe po ja heqin lirin dhe po ja pijne gjakun ketije populli ne keto vite te ‘ demokracice ‘

    Reply to this comment
  4. Onkezmi August 29, 19:55

    Ende flene gjume plehrat e ketij blogu,per te nisur kritikat e tyre ballisto-berishiste…

    Reply to this comment
  5. REZI August 29, 23:06

    Ke thënë të vërtetën që e lexojmë në gjithë krijimtarinë tënde, në vargje, në prozë dhe në këngë që s’i humbet vlera kurrë.
    Të lumtë pena…sa bukur e ke thënë! Njeriu mjafton të jetë i dobishëm, për vehte e për shoqërinë. Pse villni vrer o njerëz? Shihni sa bukur tingëllon vargu i poetit. Faleminderit për shpresën që nuk e vret! Pac jetë të gjatë!

    Reply to this comment
  6. Kris 1 August 30, 00:43

    Nisur nga Labova
    Deri ne uje te ftohte
    Beno je talent
    Dhe pende e forte
    Po kur ty hipen
    Kullave te Tiranes
    Je cule dyjare
    Ne goje te Rames

    Reply to this comment
  7. Aretia e Zagorise August 30, 12:41

    Djal i Leno Dukes
    Lenos, hene me halle,
    Drite u jepte njerzve
    Me zemren e madhe.

    Si mund te jesh o Beni,
    Ndryshe nga e ema,
    Dardha ndene dardhe
    Florine e ka brenda

    S’i do poshtersite
    Llafet e sokakut
    Cope ne sy ia thua
    Te riut dhe plakut.

    E embel, e hidhur
    qofte si te doje.
    Me shpirtin llagar
    Qe di te sheroje.

    Reply to this comment
  8. pelivan August 31, 14:27

    ME KE ME NGJAJNE QEVERI?!…

    Me nje grua,plake ne moshe,
    Verdalle banjes me nje karte!
    Sa here fshine bythen nga poshte,
    aq here flliq ate me larte!….

    Reply to this comment
  9. PANO HALLKO August 31, 14:58

    I DASHUR BENI! TI JE NË MISIONIN MË MADHOR TË POETIT: PRIJËS I TYRE!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*