I vjedhuri më i madh – POPULLI, Kusari më i madh – SHTETI!

Arben Duka September 29, 2015 14:21

I vjedhuri më i madh – POPULLI, Kusari më i madh – SHTETI!

Se kush janë kusarët,
kollaj nuk kuptohen,
të gjithë akuzojnë,
të gjithë akuzohen!

Unë s’mund të dëgjoj,
llogjet e miletit,
po ato që thotë,
Kontrolli i Shtetit.

Njëlloj si tani,
edhe më përpara,
kudo kontrollon,
po zbulon hatara!

Dhjetra denoncime,
provojnë hatanë,
për ata që ikën,
dhe ata që janë!

Gjithë Shqipëria,
është bërë pis,
po prokuroria,
s’lëviz që s’lëviz!

Tani është shkruar,
e zezë mbi të bardhë,
që t’i rikujtoni,
po i zëmë me radhë!

Vjedhja më e fundit,
tek CEZ-i starton,
shuma kolosale,
mbi tridhjetë milionë!

Dhe në Albpetrolin,
e Rilindjes sonë,
vjedhja e zbuluar,
mbi gjashtë milionë!

Jo me lekë shqiptare,
janë kusaritë,
me  euro BE-je,
bëhen llogaritë!

Miliona euro,
edhe në tatime,
pa u bërë punët,
janë bërë rimbursime!

Kjo skemë Çudie,
ende funksionon,
i ka vjedhur shtetit,
mbi njëzet milion’!

KLSH ka gjetur,
plot  punë të zeza,
në Rend e në Mbrojtje,
dhe tek “Nënë Tereza”

Dhe tek “Nënë Tereza”,
mbushur me spitale,
pa fund janë zbuluar,
vjedhje dhe skandale!

Vjedhja i ka hapur,
sot kthetrat e sajë,
në çdo qelizë shteti,
e gjer lart në majë!

Para drejtësisë,
të gjithë do t’i desha,
siç janë-drejtorë,
edhe drejtoresha!

Me radhë e me radhë,
kemi denoncuar,
por asnjë hajdut,
asgjë s’ka pësuar!

Dhe pse gjithnjë hapur,
e mban mikrofonin,
Rama s’ka vullnet,
kundër korrupsionit!

Është kjo që ju them,
super e vërtetë,
një rast tek ai,
e kam çuar vetë!

Miliona radhë,
kanë ikur nga arka,
dhe Rama ka dalë,
të mbledhë qindarka!

Të mbledhë qindarka,
shtrëngon fukaranë,
e mega-kusarët,
të paprekshëm janë!

S’kanë këta kusarë,
situatë kritike,
se kanë përpara,
mburojë politike!

Atë që kam thënë,
do them për miletin:
“I PARI  ËSHTË SHTETI,
QË KËTU VJEDH SHTETIN!

Arben Duka September 29, 2015 14:21
Komento

3 Komente

  1. iliri tjeter September 29, 18:04

    Me ne fund!!!!!!
    Duhen vene nen shenjester te gjitha palet qe abuzojne, qe vjedhin, qe bejne kontrabande, qe kriminalizojne pushtetin, administraten dhe parlamentin.

    Dhe e di pse duhet bere kjo qe te demaskohen te gjitha palet?
    Per te miren tone, per te miren time, per te miren tende o lexues,per te miren e atij tjetrit, per te miren e gjith shqiptareve dhe te Shqiperise.
    Politikanet e cdo lloj partije apo krahu te mos kene mbuloje dhe te mos kene mbroje tifozet partiake. Ne se ne mbrojme kriminelet se jane te “partise tone”,atehere i kemi bere gropen apo varrin vetes tone!

    Reply to this comment
  2. Ilir Saliu September 29, 22:57

    Nuk vjedh shteti shtetin o Duka, por pushtetaret vjedhin qytetaret, shteti eshte term i pergjithshem , pushtetare jane ata qe perdorin shtetin si kostum.

    Reply to this comment
  3. Asllani September 30, 14:30

    Qe kur erdhi “demokracia”
    u privatizuan karriket e shtetit
    u bene publike hallatet e mia
    dhe xhepat bosh te miletit

    Nje polic me dore m’i zuri
    me te madhe brita une
    Me tha – i paske te forte si guri
    prit se tatimet kane pune !

    – S’kam biznes as rroge s’kam
    – ia ktheva me te mire
    – Po ti me to ke punuar
    nate e dite duke q….

    -Shtetit kacidhe s’i ke derdhur
    megjithese pune te madhe ke bere
    prandaj ti duhesh tredhur
    te mos shohesh me , asnje vere !

    -Dale derman , cfare ke me mua ?
    Pyeta policin me zor
    – Shiko shtetaret si bluajn
    dhe shtetit i bejne zbor !

    Prita qe te reflektonte
    dhe dhimbjen te ma lehtesonte
    por leshoi dhe doren e dyte
    sa xixa me nxorren syte !

    -Keto – tha – jane pasuri publike
    jo e shtetit qe ze ne goje
    Shtetaret jane Mafia e Madhe
    qe gjithnje ben si te doje !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*