I vjetër sa njerëzimi: Një histori e shkurtër e spiunazhit

June 29, 2018 10:18

I vjetër sa njerëzimi: Një histori e shkurtër e spiunazhit

Spiunazhi dhe forma e tij moderne, inteligjenca është përafërsisht e vjetër sa njerëzimi.

Agjentët ishin të rëndomtë në të gjitha kulturat dhe qytetërimet antike. Egjipti antik, Greqia, si dhe Roma kanë punësuar agjentë për të gjetur sekretet e armiqve të tyre – thotë për DITA, eksperti Luan Hamiti.

Në Lindjen e Mesme, Mbretëresha Elisabeth I të Anglisë ka organizuar një rrjeth agjentësh (e udhëhequr nga Walshingam) për të mbledhur informacione mbi Spanjën, armikja e saj prej kohësh. Gjatë revolucionit amerikan, George Washington ka realizuar një rrjet i ndërlikuar agjentësh për të mbledhur informacione mbi ushtrinë britanike.

Të dy, unionistët dhe konfederatistët përdoren agjentët gjatë Luftës civile amerikane.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nën hije zhvillohej një luftë të fshehtë mes aleatëve dhe nazifashistëve. Amerikanët përdorën Zyrën për Shërbime Strategjike (OSS), organizatë që u shëndrrua më pas në Agjencinë Qendrore e Inteligjencës (CIA). I mirënjohuri shërbim britanik, MI5 ka ushqyer gjithashtu aleatët me informata mbi Gjermaninë naziste dhe nazistët me dezinformata mbi vendin real e daljes në Normandi të aleatëve. Përmes një fushatë e gjerë dezinformimi, ajo ka arritur t’i bind nazistët se vendi do të “ishte” Pas de Calais dhw e jo plazhet të ndodhura më në perëndim në Normandi.

Gjatë Luftës së Ftohtë u zhvillua gjithashtu një luftë sekrete spiunazhi midis CIA-s amerikane dhe KGB-së ruse. Gjatë kësaj periudhe, spiunazhi arriti kulmin e tij. Ishte shumë e rëndësishme të dinin se çfsre mendonte armiku dhe çka veprime ishin të gatshme të ndërmerrnin – thotë Hamiti.

Pasi komunizmi u zhduk në vitet 1990, spiunazhi midis lindjes dhe perëndimit u bë më pak i rëndësishëm.

Shkrimi i plotë mund të lexohet në Dita versioni print

n.s. / dita

June 29, 2018 10:18
Komento

6 Komente

  1. MH June 29, 12:36

    I gjithe kjo intiligjence spiunazhi boterore per mbi 50 vjet deshtoi para agjenteve shqiptare te sigurimit te monizmit.Te cilet triumfuane ne cdo perpjekje sa do e veshtire e mshefte apo per balle.
    Sot Shqiperia merret,pushtohet,me skuadra gjuetaresh aspak te zgjedhur por cuba serb me kale germucin perbrenda trojes Berisha.

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 June 29, 13:31

    “eksperti Luan Hamiti.”?????
    uau na ka thënë gjëra të padëgjuara dhe atë pa ditura ndonjëherë!!si ka qënë e mundur që kemi jetuar dhe nuk e paskemi ditur seeee luan hamiti qënka ekspert dhe e ditka që “Në Lindjen e Mesme, Mbretëresha Elisabeth I të Anglisë ka organizuar një rrjeth agjentësh,për të spiunar armiken e saj Spanjën”!!
    tashti po e kuptoj përse eksperti lançe hamiti,kërcen përpjet sa herë flitet për SHISH!sepse qënka ekspert i spiunozhit!!
    o laNçeeee,zbulimi agjentuara ka filluar që ditën e parë kur është shfaqur njeriu i parë(paraqitja biblike)!!shërbimi informativ që auhet sot,do të thotë mbledhje informacioni!!ky informacion është mbledhur në kohë të kohëve,jo vetëm nga mbretër e shtete por dhe nga njeriu normal!!e njëjta gjë bëhet çdo ditë në çdo bisedë!!kur grumbullimi i informacionit bëhet nga shtete dhe struktura të caktuara atëherë kemi të bëjmë me informacion të mbledhur në mënyrë profesionale,informacion të mbledhur ose dhënë me një qëllim të caktuar!!
    pra dhe informacioni i dhënë sot nëpërmjet medjes,por i drejtuar nga qeveria,nga opozita ose nga grupe të tjera është e njëjta gjë!!veprim për të manipuluar kundërshtarin!!
    ah ska rëndësi të paktën e morrëm vesh se lançe hamiti qënka ekspert spiunozhi!!
    lanç si është muhabeti i atij gërkut që propozoi rama për kryetar të SHISH??
    a të duket normale si “ekspert” që je??
    a thu se gërku do të vendoste ndonjë shqipo në zbulimin e tij si kryetar??

    Reply to this comment
  3. Po,Po June 29, 19:57

    Perfundimisht , nuk na ke thene asgje z. gazetar ! ! !

    Reply to this comment
  4. demo June 30, 10:17

    MH,,spiunazhi boteror gjithe vemendjen e kishte tek Shqiperia enveriste,por nuk i eci,keshtu thua ti?
    Shqiptaret e Maqedonise tregojne nje barsalete per maqedonasit bullgarofoles.:Dy superfuqite derguan expertet ne Hene per te ndare Henen ,kur degjohet nje ze nga Toka:- Nuk u ngopet duke ndare Maqedonine?
    Ne shqiptaret themi:Pleshti e pandeh veten buall.

    Reply to this comment
  5. MH June 30, 13:08

    Demo
    Shprehjet kane bukurin e vet.Jane teper koncize me domethenien te madhe..
    Por ne rastin ne fjale, fakti konkret asht mbi cdo shprehje.E thene troc nuk arriten ta shembin te shpartallojne,Pleshtin.Pikrisht se ishte plesht i vogel nuk arriten ta neutralizojne.
    Sot,Shqiperia merr fryme vetem nga mbeshtetja qe i bahet nga Amerika.Asht shpartallue cdo gja pozitive e kohes moniste.Fal devotshmerise me perkushtim te Sali Berishes kryagjent numer njeshk i agjentures Serbe.

    Reply to this comment
  6. gjermani i fundit July 1, 23:37

    tani qe jemi ne demokraci spiunazh nuk ka me, vetem fukslleqe te vogla. Psh, agjencia nsa merr fonde nga qeveria federale me shume se dy agjencite e tjera, meqe spiunazhi ka rene ca qe nga renia e komunizmit. Kurse ne Shqiperi spiunazhi ka rene fare se nuk konkurron dot me “qytarin dixhital” te doktor Rrumpalles.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*