I vjetëruar dhe jashtë funksioni, si u shemb Teatri i Hagës për t’i hapur rrugë një të riu brenda kompleksit artistik

May 22, 2020 13:27

I vjetëruar dhe jashtë funksioni, si u shemb Teatri i Hagës për t’i hapur rrugë një të riu brenda kompleksit artistik

Pesë vite më parë, në 2015-n, Këshilli Bashkiak i qytetit të Hagës miratoi prishjen e ndërtesës së vjetër të Teatrit dhe ndërtimin e kompleksit të ri “Amare”. Bëhet fjalë për një godinë të projektuar në shtator të vitit 1987 nga aktitekti me famë botërore Rem Koolhaas, i cili u nddërtua në po të njëjtin vit me kapacitete financiare minimale dhe ka qenë nën kujdestarinë financiare të shtetit holandez.

Me 1001 vende dhe një garazh parkimi nën sallën kryesore, në teatrin e emërtuar fillimisht “AT&T” (AT&T Dance Theater) janë zhvilluar shumë veprimtari artistike, jo vetëm shfaqje teatri, por edhe shfaqje muzikore, opera familjare për fëmijë (musicals), si dhe spektakle baleti klasik dhe modern.

Teatri, që disa vite pas ndërtimit u quajt “Dr. Anton Philipszaal”, qëndroi i hapur për publikun për 28 vjet rresht, që nga 1987 deri në 2015, vit ky kur Këshilli Bashkiak i qytetit të Hagës vendosi prishjen e tij.

Vendimi i Këshillit Bashkiak u mor pas vlerësimit që iu bë ndërtesës së teatrit, ku u vlerësua se godina ishte e vjetëruar dhe i kishte shërbyer qëllimit të saj kryesor. Ndonëse pati disa kundështime, – të cilat kërkonin rinovimin e ndërtesës ekzistuese të teatrit të vjetër por që kërkonin kosto të madhe, – vendimi i Këshillit Bashkiak të Hagës i vitit 2013 i hapi rrugë ndërtimit të një kompleksi të ri artistik në zemër të Hagës, i quajtur “Spuikëartier”.

Projekti i kompleksit të ri, i hartuar në vitin 2014, – kostot e ndërtimit të cilit sipas vendimit të Këshillit Bashkiak nuk mund të tejkalonin vlerën një maksimale prej 181 milionë euro – përfshin hapësira të reja teatrore, si dhe hapësira për argëtim, hotele dhe dyqane.
Pas shembjes së teatrit të vjetër “Dr. Anton Philipszaal” në vitin 2015, filloi edhe ndërtimi i kompleksit të ri artistik, i quajtur “Amare”, i cili është parashikuar të jetë gati deri në fund të vitit 2021, ku artdashësit e Hagës do të mund të ndjekin edhe shfaqjet e ndryshme artistike në teatrin e ri.

o.j/dita

May 22, 2020 13:27
Komento

8 Komente

  1. Loni May 22, 14:00

    Kur do kuptoni qe Haga 90% e qytetit ka godina mbi 100 vjecare……me thoni sa ka Tirana…..behet fjale per godinen…….

    Reply to this comment
  2. Lili May 22, 14:07

    Kur edhe dita mundohet mena bindur se sa me vend ishte shembja e teatrit , vetem na bane me menduar mos ka nfonje ptojekt qe do aprovimin e veliajt!!!
    Sado te mundoheni , sado te kerkoni kur nuk do gjeni arsyetim te mjaftueshme!
    Ne hague nuk je ne kryeqytet, ne hague ke disa teatro e jo vetem nje si ne, ne hague nuk eshte teatri kombtar i vetmi i historise se shqiperise! Edhe po te doni tash shkoni kerkoni fosjen e ptishjes se ketij teatrit e do shihni si jane pyetur te gjithe per tuajtjen a jo te tij! Ka nje dosje voluminoze de etj i impaktin mbi natyren e zojt aty!

    Reply to this comment
  3. Zigur Qarri May 22, 14:14

    Hahaha….gërrmo o Tare gërrmo,se qenin e ngordhur do gjesh,ti edhe Tema.Jan qindra Godina Teatri ne Bote qe jan 100 here më pa vlere se i yni dhe jan akoma ne kembe,por ka edhe nga ata qe jan mbrojtur edhe me lufte.
    Nje nga ata eshte edhe “Rote Flora”ne Hambugun e mbi 10 Teatrove ku u ndertua tani edhe nje i ri,nje nga më te shtrenjtet ne Bote,larg qendres.https://de.wikipedia.org/wiki/Rote_Flora
    Sepse ka kaq shumë intelektuhalë servilë,ka edhe diktatore.

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 May 22, 15:15

    a thu tia kenë dhënë dhe ata fushës me PPP??
    dhe atje fusha ishte një atom kuadrt pronë të tij!!

    Reply to this comment
  5. info analitike May 22, 16:02

    O shoke te Dites mos sillni kot shembuj nga bota per te perligjur makabritete e nje te cmenduri me Tiranen qe tashme meriton te quhet TiRama sempse katragura e saj mban vulen e kriekaqolit.
    Ne rastin qe permendni a ishte e regjistruar ne rregull kjo godine ne hipoteke? A u interesua Kryeministri hollandez direkt per ta prishur, a mblodhi ai Kuvend e Bashki duke shkelur ligje e rregulla vetem e vetem se donte ta prishte? A fshiheshin kontrata korruptive me ndertime kullash? A u perdoren ose kercenuan aktoret vetem e vetem qe te perkrahnin kriekaqolin? E kuptoni se sa larg eshte shembulli qe keni marre nga maskaralleku me Teatrin Kombetar?

    Reply to this comment
  6. mirel May 22, 16:09

    E bukura eshte se kjo foto duket fiks si Teatri qe projektoi Ramuti. Duket qe dutchet e kane prishur me te drejte, se godina eshte shume e shemtuar. Por qe te thuash i vjeter, dhe jashte funksionit per mje hallexhi si shqiptaret qe Hollanda i pebuz si qener, ky eshte luks i madh
    Ne ka shtet qe nuk na do ne Evrope eshte Hollanda. Po tani po ja marrim.ne kthese. Cope debilash. Bejeni krahasimin pastaj postoni pislleqe te tilla.

    Reply to this comment
  7. Nick May 22, 17:30

    Ku ishin Budinat? E pafalshme!

    Reply to this comment
    • Berati May 22, 19:28

      Dita mos beni krahasime te trasha. Keni tre dite qe botoni ksi lajmesh. Ne qytetin ku jetoj me 150 mije banore jane 11 teatro te para 1900-es. Nga keta vetem 5 jane funksional dhe te tjeret kane ndyshuar destinacion perdorimi.. dhe nuk po flasim per teater kombetar. Shqiperia ate kish. Ne skemi qene as perandori e as ndonje shtet i pasur qe te kishim luksin qe nje pjese te pasurise kulturore historike ta flijonim ne emer te progresit. Ne sjemi Italia qe ka 70% te pasurise kulturore boterore dhe ku prishja e nje prej mijera teatrove qe ka nuk do bente lajm. Me tej shume.prej teatrove ne bote jane private dhe privati mund edhe ta prishe nese institutet e artit e lejojne ndersa teatri kombetar ishte prone publike. Pra mos beni krahasime qe te vetmit qe i hane jane militantet qorra te rilindjes.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim