I vodhi milionat kushëririt, arrestohet i riu

September 1, 2018 11:32

I vodhi milionat kushëririt, arrestohet i riu

Një 22 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se është autori i vjedhjes në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij

Shuma monetare e grabitur në kasafortë ishte  7.265 Euro,  120 Paund, 45.300 Lekë ( të reja).

Policia thotë se paratë “i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale” informoi policia e Lezhës.

Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë është arrestuar më 31 gusht.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.

o.j/dita

September 1, 2018 11:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*