I vranë pjesëtarë të familjes, vajza refuzon 210 mijë eurot e Serbisë

April 12, 2016 18:12

I vranë pjesëtarë të familjes, vajza refuzon 210 mijë eurot e Serbisë

Një Gjykatë serbe ka vendosur që të kompensojë me para vajzën e mbijetuar nga masakra e familjes Bogujevci nga Podujeva.

Në një intervistë për “KlanKosovën”, Saranda thotë se nuk e pranon dëmshpërblimin prej 210 mijë euro, që shteti i Serbisë është detyruar t’i paguajë për vrasjen e 16 civilëve, kryesisht gra e fëmijë.

Për këtë krim janë dënuar gjashtë ish-pjesëtarë të njësitit Skorpionët të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Në disa procese gjyqësore që u mbajtën në Beograd ndaj atyre që kryen vrasjet më 28 mars të vitit 1999, mori pjesë edhe Saranda, së cilës ia vranë gjyshen, nënën, dy vëllezërit e familjarë të tjerë.

Në këto procese gjyqësore, ajo thotë se nuk është ndihmuar nga institucionet kosovare dhe për këtë arsye është zhgënjyer.

April 12, 2016 18:12
Komento

2 Komente

  1. Realisti April 12, 21:10

    C’jane keto gjyqe more. Ne Amerike prezantuesja u shperblye me 35 milion dollar pse i nxoren vidio nudo ndersa Serbia paguan 218 mije per 6-vrasje,turp.

    Reply to this comment
  2. Moza April 12, 23:10

    E dhimbshme deri ne palce tragjedia e familjes se Sarandes.I madherishem dinjiteti i saj.E pafalshme qendrimi i institucioneve te Kosoves per te mbijetuarit si kjo vajze dinjitoze

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*