I vuri flakën vetes, vdes në spital gruaja nga Lezha

November 5, 2017 12:22

I vuri flakën vetes, vdes në spital gruaja nga Lezha

45-vjeçarja e cila një ditë më parë u vetëdogj me benzinë në Lezhë, në fshatin Tresh ku ajo jetonte, ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.

B.P, ishte me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në një ambient ngjitur me banesën ajo leu trupin me benzinë dhe i vuri flakën vetes. Para se t’i vinte flakën vetes i ka telefonuar, kunatës por s’i ka folur duke e lënë telefonin hapur dhe menjëherë i ka vënë flakën vetes.

Kunata ka bërë të mundur fikjen e flakëve, por 45-vjeçarja kishte pësuar djegie të rënda në trup.

Pas ndihmës së parë  mjekësore të dhënë në Spitalin e Lezhës, ajo u transportua për në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar. Por gjatë ditës së sotme ndërroi jetë.

B.P vuante prej kohësh nga sëmundje mendore, kjo e pasqyruar edhe në kartelën mjekësore. Edhe para disa vitesh gruaja ka tentuar të helmojë veten.

 

November 5, 2017 12:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*