I zënë pritë familjes në Thumanë, vrasin babanë, djalin e nipin. Plagoset rëndë gruaja

June 6, 2015 08:12

I zënë pritë familjes në Thumanë, vrasin babanë, djalin e nipin. Plagoset rëndë gruaja

Tre anëtarë të familjes Çeku, kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë pas një atentati me armë zjarri në qendër të Thumanës në Krujë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23.25 minuta të së premtes, 5 qershor 2015, duke u gdhirë e shtunë, teksa një person ende i paidentifikuar i ka bërë pritë familjes dhe i ka qëlluar me armë. Sipas policisë viktimat janë Fran Çeku 70 vjec, djali i tij Arben Çeku 46 vjec dhe nipi Enea Rama 18 vjeç, raporton Ora News.

Ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë Luçie Çeku 65 vjece, bashkëshortja e Franit. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Policia: Masakra pas një konflikti

Përmes një njoftimi për shtyp të policisë së Durrësit sqarohet se janë identifikuar autorët dhe po punohet për arrestimin e tyre. Policia thotë se vrasja ka ndodhur pas një konflikti. “Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë na bëhet me dije se:

Më datë 05.06.2015, ora 23.25 në Krujë ,në qëndër të Thumanës pas një konflikti, janë vrarë me armë zjarri shtetasit : oFran Ceku,79 vjeç,banues në Thumanë, oArben Ceku,44 vjeç,djali I Fran Cekut,banues në Thumanë dhe oEno Rama,20 vjeç,nipi I Fran Cekut,banues në Thumanë. Gjithashtu,është plagosur rëndë bashkëshortja e Fran Cekut,shtetësja L.C. 66 vjeçe,e cila ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë. Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia. Nga puna që kanë kryer Specialistët janë identifikuar autorët,të cilët janë shpallur në kërkim” thuhet në njoftimin e policisë Jo zyrtarisht burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se autorët dyshohet se mund të kenë qenë dy ose më shumë persona.

June 6, 2015 08:12
Komento

6 Komente

  1. Arben June 6, 09:50

    A DUHET DENIMI ME VDEKJE APO JO???!!!!

    EKZEKUTIMI I FUNDIT KA NDODHUR NE FIER ME 1993 DHE PER 3 VITE FIERI RA NE QETESI.

    POR VRITEN NJEREZIT SI BAGETI.

    PER NUMER POPULLSIE ME SHUME VRITEN KETU TEK NE SESA NE IRAK QE ESHTE NE GJENDJE LUFTE.

    Reply to this comment
  2. CANI June 6, 09:54

    Ku leshin eshte Tahiri a po e ruane barnatoren e babajt e qe vriten poplli si intereson fare ,gjithe kito vrasje edhe as nje dorheqje nga ministria e punve tembrenshme turp.

    Reply to this comment
  3. E po kjo pune! June 6, 10:02

    Eh mor Sali qe le litarin perjashta kudo, ekonomi, arsim, prona etj dhe sigurisht rend publik me ate gjemen e hapjes se depove dhe qe nuk jep njehere llogari perkundrazi po dekriminalizon kuvendin tani!!! Beni ore drejtesi se asnje reforme nuk do te jete afatgjate dhe rrezikojme serisht te kthehemi ne piken 0 sa kohe ai gelon akoma ne publik. Drejtesia ndaj peshqve te medhenj jo per gje por do ngjalle jo vetem besimin apo lehtesoje sadopak dhimbjet qe Sala shkaktoi por … dhe do te krijoje precedentin e ndeshkimit te abuzimit duke bere qe mazhoranca e sotme te jete e kujdesshme se vjen nje dite dhe jep hesap. Apo dhe mazhoranca e sotme ka ndermend te abuzoje????

    Reply to this comment
  4. lato June 6, 10:30

    Hiqi qafe ca kriminele ne axion epastaj zene mend te tjeret.Burgun e kane hotel ata.

    Reply to this comment
  5. Sokrati June 6, 12:41

    PER KOMENTUESIN CANI
    Kur na ka pjerdhur mrndja ne, pse e paska fajin ministri qofte ky Tahiri ,apo dreqi e shejtani. Pse mo ministri apo drejtori i policise thot shkoni e vrituni ? Pa me thuaj ne cilein minister nuk jane vrare ? PO tete vem ty minister e ndalon vrasjen ? Thaj qe e ndaloj dhe ne do te emrojme se sben minister te brendshem …… Shko e rrihu e vritu ti apo une ,se na mbron ministri apo polici….. Duhet te jemi pak me kembe ne toke . Enver Hoxha qe vuri rend apsolut ishte i poshter e kriminel….. tani qe po vriten njerezit per nje fjale goje apo pse me shikove ….. fajin e paska ministri….. Me thuaj ne cilen kohe vriste burri gruan se kerkonte te ndahej !

    Reply to this comment
  6. skifteri June 6, 15:41

    *****JANE PASOJAT e tradhtarit Sali Berishes qe me vetedije dhe organizim te plote theu depot e ushtrise dhe grabiti armatimin municionin per ti shitur me njerzit delire grupet,rrugaqe , llumin e shoqrise ,gjithe keto vrasje kryhen me armatim ta ushtrise qe e kane rrembyer nga depot e ushtrise ne v.97-98 ,nene bekimin e S.Berishes .Po te mose ishin hapur depot populli nuk kishte sot armatime ,municione dhe mina neper duar dhe vrasje kaqe shume nuk do te kishte.Populli nuk kishte arme ne duar Koha e E.Hoxhes nuk I lejonte ato ,Populli i dorzone vete ato ne polici nuk kishte nevoje per arme pasi kishte absolutisht qetsi ,jeta ruhej nga shteti .dhe nuk kishte nevoi te mbahej armatim ne shtepi.Sot keta politikan armiqe te vendosur te popullit hajdut te pasurise qytetare dhe ushtarake kane krijuar kete terren ambiente te lulzuar per vete dhe kriminelet ndeshkoijne rende viktimat dhe popullin e thjeshte dhe me krijimin e nje drejtesie prokurori dhe gjykata posaqerisht te kriminalizuara qe vrasesit dhe hajdutet e politikanet nuk ndeshkohen kurre , pasi paguajne parat lihen te lire dhe vrasjet vazhdojne zingjir nga brezi ne breze duke vrare njeri tjetrin per te bere drejtesi individualisht ,dhe shteti bene sehir ferkon duart u shkelqejne syte ,avokat ,prokuror ,gjyqtar mbushin gjepat.Kurse per vete politikanet nuk ndeshkohen kurre nga kjo drejtesi koke e kembe kriminale.Prandaj keto viktima i zene prite njeri tjetrit armet I kane grabitur nga depot e ushtrise me leje te Saliut dhe bekimin e prokurorise dhe gjykatave te inkriminuara dhe shuajne i marrin jeten nje familje te tere ne thumane !… ,babe ,djale ,nipe,dhe e plagosur e zonja e shtepise,na ” rrofte Saliu me Zenin,Argiten dhe Lirijen” qe jetoine ne lukes dhe paqe?!!!!.~~~~~~~~~~~~~~~~#

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*