I zhdukur prej 3 ditësh, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur bashkë me mikun e tij

May 25, 2017 09:49

I zhdukur prej 3 ditësh, 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur bashkë me mikun e tij

Një shqiptar dhe miku i tij janë gjetur të vdekur nga policia italiane në një gurore të braktisur në Acquasanta në qytetin e La Spezia.

Sipas mediave italiane viktima është shqiptari Fabiol Kyçyku, 19 vjeç si dhe miku i tij, por origjina e këtij të fundit ende nuk dihet.

Dyshohet se dy të rinjtë kanë rënë aksidentalisht nga një lartësi rreth 40 metra nga rruga bregdetare që çon në zonën e “Cinque terre” dhe në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkaktuara nga armë zjarri.

Sipas hetimeve paraprake 2 të rinjtë kishin 3 ditë që kishin vdekur. Familja e 19-vjeçarit shqiptar që jeton në lagjen ‘Chiappa’ kishte denoncuar zhdukjen e djalit të tyre edhe në një emisionin televiziv ne RAI3.

Fabiol Kyçyku kishte ardhur në Itali 3 vite më parë, ndërsa punonte si mekanik. Herën e fundit ai ishte parë së bashku më mikun e tij mbrëmjen e 21 majit dhe më pas ishin zhdukur. Vijojë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

May 25, 2017 09:49
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim