I zhdukur prej tre ditësh, 76-vjeçari gjendet i gjallë…në një pusetë
Nga Arkiva
Një 76-vjeçar ka qendruar për tre ditë brenda një pusete, në të cilën kishte rënë duke kërkuar çelësat.
Familjarët e kishin denoncuar zhdukjen e tij në polici dhe prandaj këto të fundit ishin mobilizuar, duke ushtruar kontrolle në pyjet e Montegrotto Terme-s të Padovas (Itali).
Pas një sërë kërkimesh, 76-vjeçari u gjend përpara derës së shtëpisë.
Pasi zjarrfikësit hoqën grilën metalike të pusetës e zbritën poshtë me litar, ata konstatuan se 76-vjeçari ndodhej aty e ishte ende gjallë. Ai ishte i vetëdijshëm, por i dehidratuar dhe i mpirë.
I moshuari u transportua menjëherë në spital, për të marrë trajtimin e duhur mjekësor.
s.a/dita
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento